Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Autizmi, diagnostikimi tek fëmijët që 6 muajsh me imazhe të trurit

51479.jpg

Autizmi mund të zbulohet që kur fëmija është vetëm 6 muajsh me anë të imazheve të teknikave në tru, citon një studim i Universitetit Chapel Hill të Karolinës së Veriut.

"Bëhet fjalë për një zbulim shumë të rëndësishëm sepse përfaqëson një hap para drejt shenjimit të riskut nga autizmi, një mjet më shumë i diagnostikimit se mjetet aktuale”, theksoi studiuesi Jason J. Wolff .

Kërkimi është publikuar në Gazetën Psikiatrike që bazohet në përfundimin se autizmi nuk shfaqet në mënyrë të menjëhershme tek fëmijët e vegjël, por merr formë gradualisht gjatë rritjes së tyre. Ndaj zbulimi mund të jetë i rëndësishëm sesi të kuptojmë më herët që një fëmijë po preket nga autizmi dhe si të bllokojmë sëmundjen të avancojë më tepër.

Në vecanti jane monitoruar 92 femije me rrezik të lartë autizmi, meqënëse kishin vëllezër me këtë patologji. U studiuan 15 profile të ndryshme të fibrave cerebrale.
Nga studimi doli se ekzistojnë dallime të dukshme mes atyre që u prekën nga autizmi dhe atyre që nuk e patën autizmin.
Studiuesi Wolff thotë se zbulimi është një gjetje thelbësore për të ndjekur diagnozën.
“Ky test prove, që implikon kalimin e fibrozave/fijeve të shumëfishta, sugjeron se autizmi është një fenomen jo i izoluar vetëm ndaj një zonë të caktuar të trurit”.
(d.b/BalkanWeb)
 
Titulli: Autizmi, diagnostikimi tek fëmijët që 6 muajsh me imazhe të trurit

Shyqyr qe po avancojne njohurite mbi kete semundje, mbase gjendet dhe nje menyre per ti integruar me mire dhe me shpejte keta femije!
 
Pe: Autizmi, diagnostikimi tek fëmijët që 6 muajsh me imazhe të trurit

Di qe disa studime jane bere ne kete fushe dhe kane arritur ne perfundimin qe autizmi mund te jete i trashigueshem dhe si rrjedhoje mund te jete arketip, pra, i lindur se bashke me personi qe mbart semundjen, nuk mund te di se sa mund te jete e mundur te percaktojme nje semundje te tille dhe ta izolojme kur ajo akoma mbetet nje mister, ne fakt te gjitha semundjet qe kane lidhje me sistemin trunore ne shumicen e rasteve jane mister dhe ngelet qe te shpresojme tek me e mira.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back