Autizmi mund të zbulohet që kur fëmija është vetëm 6 muajsh me anë të imazheve të teknikave në tru, citon një studim i Universitetit Chapel Hill të Karolinës së Veriut.
"Bëhet fjalë për një zbulim shumë të rëndësishëm sepse përfaqëson një hap para drejt shenjimit të riskut nga autizmi, një mjet më shumë i diagnostikimit se mjetet aktuale”, theksoi studiuesi Jason J. Wolff .
Kërkimi është publikuar në Gazetën Psikiatrike që bazohet në përfundimin se autizmi nuk shfaqet në mënyrë të menjëhershme tek fëmijët e vegjël, por merr formë gradualisht gjatë rritjes së tyre. Ndaj zbulimi mund të jetë i rëndësishëm sesi të kuptojmë më herët që një fëmijë po preket nga autizmi dhe si të bllokojmë sëmundjen të avancojë më tepër.
Në vecanti jane monitoruar 92 femije me rrezik të lartë autizmi, meqënëse kishin vëllezër me këtë patologji. U studiuan 15 profile të ndryshme të fibrave cerebrale.
Nga studimi doli se ekzistojnë dallime të dukshme mes atyre që u prekën nga autizmi dhe atyre që nuk e patën autizmin.
Studiuesi Wolff thotë se zbulimi është një gjetje thelbësore për të ndjekur diagnozën.
“Ky test prove, që implikon kalimin e fibrozave/fijeve të shumëfishta, sugjeron se autizmi është një fenomen jo i izoluar vetëm ndaj një zonë të caktuar të trurit”.
(d.b/BalkanWeb)