Kresha
A pretty face can never trick me
Austriakët do të nisen me autobusë,a vetura e taksi drejt Budapestit për t’i marrë emigrantët!
Më shumë se 2,000 austriakë planifikojnë të udhëtojnë rreth 480 kilometra drejt Budapestit të Hungarisë për t’i marrë me vete refugjatët e bllokuar në Hungari me një karvan të madh taksish, veturash dhe autobusësh, raporton Independent.
Organizuesit e kësaj kampanje në Vienë kanë vendosur që t’i marrin gjërat në dorën e vet pasi autoritetet vazhdojnë të mbajnë të bllokuar mijëra burra, gra dhe fëmijë nga Lindja e Mesme, duke mos i lejuar që të shfrytëzojnë trenat drejt Gjermanisë dhe Austrisë, transmeton Indeksonline.
Deri në mëngjesin e së premtes, më shumë se 1,900 njerëz i janë bashkuar iniciativës “operacioni i zëvendësimit hekurudhor për refugjatët” që është nisur në rrjetin social Facebook.
Sipas planifikimit, karvani i parë do të niset nga stadiumi “Ernst Happel” në Vienë në mëngjesin e së dielës duke udhëtuar rreth 240 kilometra drejt kufirit me Hungarinë ku parashihet të barten refugjatët nga Budapesti drejt Vienës.
Oranizuesit e këtij projekti, Erzsébet Szabَ dhe Elisabeth Schneider kanë shkruar në Facebook se ata nuk kanë gjetur zgjidhje tjetër përpos të intervenojnë, pasi kanë parë policinë hungareze teksa u ndalon qarkullimin me trena refugjatëve, duke i detyruar ata të jetojnë në kushte të tmerrshme për ditë të tëra. /Indeksonline/