اudi !!

muhamed-psh

Antar Aktiv
Marrur nga
Rinia Muslimane grup ne facebook.
اudi !! Diçka për të menduar…
-اudi si besojmë atë që e shkruajnë gazetat, kurse dyshojmë në atë që e thotë Kur’ani.

-اudi si një euro duket aq e madhe kur e japim në Xhami, kurse aq e vogël kur e japim në pazar.

-اudi sa të gjata janë dy orë të kaluara në xhami, e sa të shkurtëra janë kur shohim ndonjë film.

-اudi si gëzohemi kur loja e futbollit zgjatet për disa minuta, kurse ankohemi kur “Teravija” gjatë Ramazanit është më e gjatë se zakonisht.

-اudi si nuk mund të kujtohemi të themi asgjë kur lutemi, kurse aspak nuk kemi vështirësi për të menduar gjëra që duhet t’i themi shokut.

-اudi sa rëndë është për të lexuar një ajet në Kur’an, kurse sa lehtë është të lexohen 100 faqe të ndonjë novele (letrare, artistike).

-اudi si njerëzit duan të ulen në ulëset e para në ndonjë lojë apo koncert, kurse shtyhen të mbeten në rreshtat e fundit në xhami, me qëllim që të largohen sa më shpejt.

-اudi si na nevojiten 2 deri në 3 javë para kohe të na tregohet për ndonjë ndodhi në xhami që ta fusim në orarin tonë, kurse për ndodhitë tjera e ndërrojmë orarin pa vështirësi edhe në momentin e fundit.

-اudi sa rëndë është për njerëzit të mësojnë një ligjeratë aq mirë sa për t’ua treguar të tjerëve, kurse sa lehtë ju vjen t’i kuptojnë dhe t’i përsërisin thashethemet.

-اudi si secili dëshiron të shkojë në xhennet, deri sa nuk besojnë, ose nuk mendojnë, ose thuan, ose bëjnë diçka.

اudi si mund të dërgoni njëmijë “shaka” me anë të e-mailit dhe ato shpërndahen si zjarr i egër, kurse kur filloni të dërgoni mesazhe në lidhje me All-llahun, njerëzit mendojnë dy herë për ta ndarë këtë me dikend tjetër.


اUDI APO JO?

A jeni duke qeshur?

A jeni duke menduar?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top