Aty ku…

LeVoyageur

Once upon a time...
Aty ku…
Sep 03, 2016

Nga Lutfi Dervishi facebook

Kur punohet me plan

Plani 1: Blejmë palma!

Plani 2: Mbjellim palma!

Plani 3: I heqim palmat!

Plani 4: Shesim palma!

Plani 5: lajm në TV: do të zgjerojmë rrugën! Shpëtuam nga palmat!

Pse kompanitë e sigurimit, tek ne, nuk janë kartel

Kartel, do të thotë marrëveshje mes kompanive konkurruese për të fiksuar një ccmim dhe për të përjashtur hyrjen e konkurrueseve të tjerë në treg. Ky është përkufizimi fjalës kartel në ekonomi.
Në rastin tonë, kompanitë e sigurimit nuk mund t’i quash kartel, sepse në këtë marrëveshje, përvecc kompanive në treg kemi të përfshirë, edhe entin rregullator edhe qeverinë, edhe Kuvendin, edhe… ne që rrimë dhe vështrojmë te hutuar si ai viçi që ka ngatërruar derën e stallës.

Praktika jonë sfidon edhe përkufizimin e kartelit!

Aty ku…


1. Nderohet më shumë vrasësi se viktima!

2. Ka më shumë farmaci se ushqimore!

3. Më shumë mbillet në mal se në fushë!

4. Mbillet më shumë kanabis se duhan!

5. Më shumë punohen tokat pa pronar se ato me pronar!

6. Më shumë respektohen makinat se këmbësorët!

7. Më mirënjohës janë qentë se njerëzit.

8. Më etikë kanë fletërrufetë në mur se komentet on line.

9. Më lehtë mbaron shkollën e lartë se 9 vjeçaren!

10. Më kollaj “merr” lekët në bankë se rrogën në vendin e punës!

11. Ka më shumë gazeta e portale se lexues!

12. Golat më shumë se në fushën e futbollit bëhen në tendera!

13. Ndalohet cigarja, por “lejohet”…hashashi!

14. Gara e vërtetë s’ është mes t’mirës dhe së keqes, por kush është më pak i keq!!

15.Ku gjysma pi kafe, gjysma shet kafe dhe të gjithë shohin filxhanin!

16. Ka trafik për çdo gjë, por jo për thashethemet!

17. Të gjithë nxitojnë, dhe asnjë nuk është në kohë!

18. Ka drejtësi, por kushton pak.

19. Ka njerëz me punë, ka edhe pa punë, por më të shumtët të hapin punë!

20. Më shumë kohë shpenzohet për facebook sesa për buk…
 
Back
Top