David A. Andelman, ish-kryeredaktor i Frobes, në një shkrim për zgjedhjet në Shqipëri, thotë se, këto mund të jenë zgjedhjet e para të pastra që pas rënies së komunizmit. Pasi bën krahasimin mes propozimit të Ramës për taksën progresive dhe taksën e sheshtë të Berishës, Adelman thotë se, nëse Shqipëria hyn në BE, do të jetë vendi më i fragmentuar politikisht në kontinent duke thënë se, “aty ku ka tre shqiptare, ke pesë mendime.”
Ajo mund ta marrë statusin kandidat para dhjetorit, por edhe Turqia është kandidate që prej vitit 1999. Ajo që e mban Shqipërisë larg BE-së, shprehet gazetari është korrupsioni. Shumica besojnë se Berisha e meriton daljen në pension. Andelman flet për takimin me Kryeministri, të cilit i ka kërkuar pse lufta ndaj korrupsioni nuk nis nga makinat që kalojnë në semafor me sinjal të kuq.
“Pak ditë pas mbërritjes në Shqipëri, unë dhe bashkëshortja ime Pamela morëm një makinë me qira dhe u nisëm drejt Krujës. Në një semafor, patëm shijen e parë të Shqipërisë së vërtetë. Sinjali u bë jeshil dhe u nisa, por papritur një Mercedez me xhama plotësisht të zi kaloi me të kuq. Frenova duke shmangur një aksident për pak centimetra. Pak më tutje ndodheshin dy policë por asgjë nuk ndodhi.
Kjo ishte hera e parë. Teksa po kaloja rrugën me sinjal jeshil, par metra larg zyrës së Kryeministrit, një BMث e madhe kaloi vetëm pak centimetra larsh nesh pa pyetur për semafor. Këtë herë ishin pesë policë dhe dy makina të Policësë Rrugore. Asnjëra nuk luajti vendit. Kur përplasa duart dhe bërtita, dy prej tyre filluan të qeshnin.
Një ditë më pas, kalova një orë me Kryeministrin Sali Berisha, ku e pyeta nëse ishte i sigurt për të zhdukur korrupsionin. “Absolutisht”, u përgjigj solemnisht. Atëherës pse nuk e nisni me një hap të vogël, të ndaloni pandëshkueshmërinë e kalimin me të kuq? “Oh, makina ime nuk kalon me të kuqe”.
Shekulli