Athinë, greku vret shqiptarin tërheq zvarrë një tjetër

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
51847_1.jpg
ATHINE- Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në kryeqytetin grek. Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri nga një shtetas grek në zonën Akarnes, në rrugën Sevastupoleos 22 rreth orës 08:00.

Incidenti i rëndë nisi në momentin kur një makinë me targa greke ka tërhequr zvarrë një shqiptar 58 vjeçar. Incidenti solli irritimin e bashkëkombësve të tjerë shqiptarë që kishin parë skenën me sy dhe që i janë vërsulur shoferit. Në një moment shoferi, sipas dëshitarëve, shtetas grek, është larguar për tu kthyer me një armë. Personi ka qëlluar në drejtim të turmës duke shkaktuar vdekjen e një shtetasi shqiptar 53 vjeçar dhe një shtetasi me origjinë pakistaneze 35 – vjeç.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt, Evagjelismos, dhe mjekët kanë konfirmuar për mediat greke se shqiptari nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve, ndërsa pakistanezi është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Efektivë të policisë dhe inspektorë të kriminalistikës kanë nisur marrjen në pyetje të dëshitarëve dhe kanë shpallur në kërkim shoferin grek.​

Shqiptarja
 
Back
Top