Atentati në Shkodër, familjet Marku dhe Vuka përplasen për besën

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
viktima-aleksander-qarri-ne-shkoder-320x316.jpg

Viktima Aleksander Qarri

Kanuni

Dy ditë pas arrestimit të 16-vjeçarit Alfred Vukaj, i cili tentoi të vriste për motive gjakmarrje Lekë Markun, kanë dalë në dritë përplasjet e fshehta mes dy familjeve në hasmëri. Burime nga Policia lokale e Shkodrës pohuan për gazetën se i plagosuri Lekë Marku është shprehur se “nuk kam lidhje me vrasjet që kanë ndodhur, por di që meshkujt e fisit tonë kanë pasur besë për të dalë, ndaj dhe unë kam dalë lirisht dhe nuk e kam pritur se do qëllohem, pasi e dinim se ishim me besë që sipas Kanunit, kur jepet besa, nuk preket njeri”. Krejt ndryshe ka deklaruar familja Vuka, ku si 16-vjeçari ashtu dhe xhaxhai i tij Sandër Vuka, ky i fundit i arrestuar për armëmbajtje pa leje, janë shprehur se “besë nuk ka pasur”. Ata kanë shtuar se familja Marku i ka vrarë katër persona ku njëra është femër, ndërsa familja Marku ka humbur vetëm një person.

Këto deklarata të bëra në polici, jo vetëm që kanë nxjerrë përplasjet mes dy familjeve në lidhje me faktin se sa u respektua Kanuni, por i kanë hapur rrugë policisë që të rihetojë vrasjet e pazbardhura pa autor të tre meshkujve dhe një femre të fisit Vuka.

Hasmëria e dy dekadave mes dy familjeve nga zona e thellë e Shllakut u bë e njohur vetëm pas ngjarjes së pak ditëve më parë, kur 16-vjeçari Alfred Vuka qëlloi me breshëri automatiku ndaj Lekë Markut, ku gjatë atentatit u vra një kalimtar i rastësishëm, Aleksandër Qarri dhe u plagos një person tjetër. Alfredi mori përsipër të kryente një vrasje në emër të gjakmarrjes, për një ngjarje të nisur 18 vite më parë, kur ai nuk kishte lindur ende./G-Shqip/

A.Hoti

Të vrarë nga familja Vuka

1994, Simon Vuka

1998, Pashka Vuka

1999, Albert Vuka

2000, Pjetër Vuka


Të vrarë nga familja Marku

1997, Tom Marku
 
Titulli: Atentati në Shkodër, familjet Marku dhe Vuka përplasen për besën

Adoleshenti kishte bërë krezmimin kur u nis të bënte vrasjen. Masafra: I thamë të rrinte larg të keqes

masafra-300x210.png


Adoleshenti që shkaktoi panik dhe la një të vdekur e tre të plagosur në qendër të qytetit të Shkodrës para pak ditësh, sapo ishte krezmuar, një fazë përforcimi e besimit në kishë.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë arqipeshkvi i dioqezës Shkodër- Pult, Anxhelo Masafra, në meshën e mbajtur dje në Shkodër.

Adoleshenti 16 vjeçar Albert Vukaj qëlloi për të vrarë Lekë Markun, me të cilin familja e tij ishte në gjak, por vrau aksidentalisht një kalimtar.

“Në muajin tetor Albert Vukaj, minoreni që kreu vrasjen, ka bërë krezmimin. Kam qenë unë që i kam dhënë sakramentin e shenjtë dhe ashtu siç është zakoni, si të gjithë të tjerëve, i kam thënë: Tani duhet t’i thuash jo shejtanit, jo të keqes. Por në momentin që merr krezmimin dhe i thotë jo të keqes, ai del nga kisha e bën vrasjen. S e vështirë që të hysh në zemër të njerëzve. Nuk mundesh të vish njëkohësisht në kishë dhe të bësh vrasje me dashje,”tha Masafra.

Po në këtë meshë, Masafra ka rezervuar një mesazh edhe për politikën, duke i kërkuar që të marrë fatet e vendit në dorë.

“Festimet do jenë të kota nëse nuk do arrihet që pas festimit të 100 vjetorit, të fillojë një jetë e re. Na e kërkon historia, na e kërkon kombi, na e kërkon Zoti,” tha Masafra./Tema/
 
Titulli: Atentati në Shkodër, familjet Marku dhe Vuka përplasen për besën

jau p...sha besen ktyne edhe bashk me te edhe kanunin.
kta te krishtert pse nuk mirren me Bibel masi i thojn vetes te till po me kanun , shum n'injoranc t'thell jon kta njerz !! sidoqoft edhe kisha katolike i ka fajet qe sju flet ndonjehere atyre qe ju vin ne kish qe duhet te punojn me Bibel e jo me kanun qe i sjell vlla vrasje !
 
Titulli: Atentati në Shkodër, familjet Marku dhe Vuka përplasen për besën

jau p...sha besen ktyne edhe bashk me te edhe kanunin.
kta te krishtert pse nuk mirren me Bibel masi i thojn vetes te till po me kanun , shum n'injoranc t'thell jon kta njerz !! sidoqoft edhe kisha katolike i ka fajet qe sju flet ndonjehere atyre qe ju vin ne kish qe duhet te punojn me Bibel e jo me kanun qe i sjell vlla vrasje !

Adoleshenti kishte bërë krezmimin kur u nis të bënte vrasjen. Masafra: I thamë të rrinte larg të keqes

A ke qen naiher ne Kishe ti qe thu "edhe kisha katolike i ka fajet qe sju flet ndonjehere atyre qe ju vin ne kish"...?!
Un per vete skam qen dhe nuk mund te them ashtu sepse nuk e di per cfare i flitet,por besoj qe do ju flitet per te mire.
 
Titulli: Atentati në Shkodër, familjet Marku dhe Vuka përplasen për besën

Adoleshenti kishte bërë krezmimin kur u nis të bënte vrasjen. Masafra: I thamë të rrinte larg të keqes

A ke qen naiher ne Kishe ti qe thu "edhe kisha katolike i ka fajet qe sju flet ndonjehere atyre qe ju vin ne kish"...?!
Un per vete skam qen dhe nuk mund te them ashtu sepse nuk e di per cfare i flitet,por besoj qe do ju flitet per te mire.

Ouhaaa RRI LARG TE KEQES i thot edhe prindi , djalit te vet por si te del djali ne rrug rrehet vjedh etj.
kisha duhet te marr si mision me te madh qe kta te krishter qe po mirren me kanun ti largoj nga ky ves i flliqt e per at arsyje ka faj smjafton 1 llaf po shumm llafe shum here duhet ta perserisin , po them qe spo mirren kisha me kete veprime sepse gjdo dit po ndodhin gjana te tilla per faj te kanunit.
 
Titulli: Atentati në Shkodër, familjet Marku dhe Vuka përplasen për besën

Flen Shteti jon flen gjum..:((,,i vriten individet si me qen qepujka ne kopsht qe shkulen ne pranvere.
 
Pe: Atentati në Shkodër, familjet Marku dhe Vuka përplasen për besën

Epo te te vrasin 4 persona ne familje ca lesh bese duhet me mbajt spo kuptoj...
 
Titulli: Atentati në Shkodër, familjet Marku dhe Vuka përplasen për besën

Ouhaaa RRI LARG TE KEQES i thot edhe prindi , djalit te vet por si te del djali ne rrug rrehet vjedh etj.
kisha duhet te marr si mision me te madh qe kta te krishter qe po mirren me kanun ti largoj nga ky ves i flliqt e per at arsyje ka faj smjafton 1 llaf po shumm llafe shum here duhet ta perserisin , po them qe spo mirren kisha me kete veprime sepse gjdo dit po ndodhin gjana te tilla per faj te kanunit.


Sa per dijeni ,,Kisha se mbron fare kanunin apo gjakmarrjen. Thelbi i krishterimit eshte te falesh e jo te hakmerresh........

Ps: hakmarrja pra kanuni ushtrohet edhe pjesen myslimane te veriut ..E mesa di une Xhamia nuk ka arrit ta zhduke ate ashtu si dhe Kisha.

Kshuqe ktu duhet vene dore nga Shteti ,,,
 
Titulli: Atentati në Shkodër, familjet Marku dhe Vuka përplasen për besën

Sa per dijeni ,,Kisha se mbron fare kanunin apo gjakmarrjen. Thelbi i krishterimit eshte te falesh e jo te hakmerresh........

Ps: hakmarrja pra kanuni ushtrohet edhe pjesen myslimane te veriut ..E mesa di une Xhamia nuk ka arrit ta zhduke ate ashtu si dhe Kisha.

Kshuqe ktu duhet vene dore nga Shteti ,,,

Sa per dijeni ku thash une qe kisha e mbron kanunin dhe gjakmarrjen ! thash nuk po punon kisha n'ket aspekt qe me ndalu kete gje , nuk kam ndegju ende deri sot kur ka pas raste gjakmarrjeve me kanun qe kan qene musliman ! te gjith kan qenen GJOKA , GJONA , NDUA etj etj.
 
Titulli: Atentati në Shkodër, familjet Marku dhe Vuka përplasen për besën

Sa per dijeni ku thash une qe kisha e mbron kanunin dhe gjakmarrjen ! thash nuk po punon kisha n'ket aspekt qe me ndalu kete gje , nuk kam ndegju ende deri sot kur ka pas raste gjakmarrjeve me kanun qe kan qene musliman ! te gjith kan qenen GJOKA , GJONA , NDUA etj etj.

Po me fal ne Kosove nuk ndodhe gjakmarrje ? E nese ndodh jane te gjithe Katolike?

Sa per dijeni ,se e shoh qe se njihke Shqiperine fare.

Gjakmarrje ka qe cke me te, per fat te keq si tek katoliket ashtu dhe myslimanet.

Kanuni perkthehet nga turqishtja Ligj...

Eshte mbeturine e lene nga turqia, keta te fundit e kane prejardhjen nga malet e Kaukazit. Qe sot e kesaj dite atje ushtrohet hakmarrja.
 
Titulli: Atentati në Shkodër, familjet Marku dhe Vuka përplasen për besën

Eshte fatkeqesi e madhe kjo gjendje ne Shqiperi, ku injoranca mbizoteron dhe ligjeron ate vend..I duhet popullit te shkrete te marre drejtesine ne duar sepse pushtetaret jane inferiore karshi p/b "te vogla" dhe shume te zene me idete e tyre "te ndritura" per zhvillimin dhe evolimin e mireqenies se "Kombit"...Pfffffff mjer ai popull qe qeveriset nga "Bisha" te tilla dhe pastaj krijesa te pafajshme vuajne nga veprat e tyre..Skandal, vertet per te ardhur keq. Lutjete e mia shkojne per ate familje qe fut ne dhe ate djal ne lule te rinise pa pike e fajit :'(
 
Titulli: Atentati në Shkodër, familjet Marku dhe Vuka përplasen për besën

Kanunet si ligje te pashkruara te bera nga njerezit injorant vetem deme shqiptareve i kane sjellur . E ketu shihet dobesia e njeriut ne berjen e rregullave dhe ligjeve per vetveten . Veni re , njeriu ligje per vetveten nuk ka kompetenca te bej , sepse me ligjet e tilla te bera e vret vetem vetveten !
 
Titulli: Atentati në Shkodër, familjet Marku dhe Vuka përplasen për besën

Flen Shteti jon flen gjum..:((,,i vriten individet si me qen qepujka ne kopsht qe shkulen ne pranvere.

Ku ka shtet Shqipëria e mjerë.. E ka marrë lumi me kohë.. :(
 
Titulli: Atentati në Shkodër, familjet Marku dhe Vuka përplasen për besën

Po me fal ne Kosove nuk ndodhe gjakmarrje ? E nese ndodh jane te gjithe Katolike?

Sa per dijeni ,se e shoh qe se njihke Shqiperine fare.

Gjakmarrje ka qe cke me te, per fat te keq si tek katoliket ashtu dhe myslimanet.

Kanuni perkthehet nga turqishtja Ligj...

Eshte mbeturine e lene nga turqia, keta te fundit e kane prejardhjen nga malet e Kaukazit. Qe sot e kesaj dite atje ushtrohet hakmarrja.







Ne Kosove jan raste te rralla ! por qe zakonisht vriten sepse e vrau apo per gjera banale por rrall ose hiq nuk thojn se e vrau per KANUN !
Te thash ne shqiperi sa here ka ndodh ndonje gje per gjak marrje me kanun kan qene te krishter ata dhe asnjehere skam ndegju musliman tpakten nga emri.
mos te ndegjon me ndokush qe kanuni eshte lene nga turqia sepse qesh me ty gjith diten ose nga injoranca jote !!! pra editoie ate pjese sepse kanuni i LEK DUKAGJINIT edhe ky i krishtere nuk eshte lene nga turkia por eshte nga shqiptaret por nga koha e perandoris Osmane por qe ska te beje qe eshte lene nga turkia pra mos te ndegjoj ndokush.


"Kanuni i Lekë Dukagjinit[1] ose kanuni i malësisë është përmbledhja e ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare të Shqipërisë së Veriut në një libër, në rrjedhën e disa qindvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjinit."
"Thelbi i Kanunit të Lekë Dukagjinit janë fjalët e urta të dala nga goja e tij, që u ruajtën (dhe u pasuruan) brez pas brezi për gati gjashtë shekuj.
Ata janë përçuar gojarisht nga brezi në brez. Ligjet e "Kanunit" kane shërbyer për më shume se pesë qindvjeçarë si mënyra e themeltë e sjelljes shoqërore dhe vetëqeverisjes për klanet e Shqipërisë së Veriut, edhe atëherë kur rajoni sundohej nga Perandoria Osmane. "
"Forma e pare e tij e shkruar i referohet Leke Dukagjinit edhe pse ka ekzistuar që më përpara. Libri i Kanunit të Lekë Dukagjinit u mblodh dhe u pajis nga At Shtjefën Gjeçovi gjate viteve 1910-1925." ( kete nuk e paskam ditur pra kete vet KISHA po e ndihmoka !! sepse prifti e paska mbledh kete liber te mykur e ne vend qe ta hudhi e sot e asaj dite i ka marre ne qaf shqiptaret.
"Termi Kanun është etimologjikisht i lidhur me fjalën greke "κανών" ("canon")"
"Ndërsa përkatësia që luhatet nga vendi në vend "... i Lekë Dukagjinit", ose "Kanuni i Lekës", "Kanuni i Malcيs"... tregohet nga studjuesit se prejardhja mund të datojë që në kohë t'Aleksandrit të Madhe, ku me veçorinë shqipe në shkurtimin e emrave, e vendosin emrin "... e Lekës". ءt Zef Valentini e çon këtë kod rregullator para periudhës mesjetare arbnore. Ajo që çon në mëdyshje të koherencës së kodit, është shpërhapja e madhe e Kanunit, edhe më tej kufijve të zotërimeve të Dukagjinasve."

 
Titulli: Atentati në Shkodër, familjet Marku dhe Vuka përplasen për besën

malcor Shkodret hesapi ma t'pa bese ska.
 
Back
Top