Atentat në Shkodër, 3 të plagosur pranë konvikteve të studentëve

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
60586.jpg


SHKODER - Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës. Një person është qëlluar me breshëri plumbash, pranë universitetit “Luigj Gurakuqi”, në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, në afërsi të konvikteve të studentëve.

Policia bën të ditur se autori i krimit udhëtonte me një biçikletë dhe sapo i është afruar të riut ka zbrazur mbi të karikatorin e automatikut dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Plumbat kanë prekur edhe dy kalimtarë të rastit, dy studentë, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë lokale, i riu Aleksandër Qarri, i cili ishte objektivi i sulmit, ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital, prej ku mësohet se ka kaluar në vdekje klinike. Mjekët fillimisht e deklaruan atë të vdekur, por më pas Qarri dha shenja jete dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit duke luftuar me vdekjen.

Ndërkohë të plagosurit janë identifikuar si Lek Marku dhe Aurel Begeja, të dy kalimtarë të rastit, i cili ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka gjetur 14 gëzhoja automatiku, një çantë dhe një kallashnikov, që dyshohet se është përdorur për kryerjen e krimit.

Forca të shumta policie po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

(er.nu/BalkanWeb)
 
Back
Top