Atentat ndaj ish truprojes se Azem Hajdarit

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Ish-truproja i Azem Hajdarit, Marjan Gryka, njëherazi kreu i shoqatës me të njëjtin emër e cilëson atentatin ndaj tij si politik. Në një intervistë për tv. NEWS 24 Marjan Gryka e lidh atentatin me vrasjen e ndodhur 10 vjet më parë (konkretisht 12 shtator 1998) të deputetit demokrat Azem Hajdari.

"Mbarë shqiptarët e dinë pse presidenti i shoqatës "Azem Hajdari“ u qëllua. Historia përsëritet. Kështu u qëllua dhe Azem Hajdari"- tha Marjan Gryka, ish-truproja e deputetit demokrat.

I shtruar në spitalin e Shkodrës, për tju nënshtruar mjekimit, Gryka mohon kategorikisht që atentati të kishte ardhur për shkak të konflikteve të vjetra. “ثshtë e padiskutueshme që është politike. Nuk kam asnjë konflikt me asnjë njeri. Aq më tepër në qytetin tim që kam miq e shokë, por atentati i mbrëmshëm ishte i befasishëm."

Djali shkodran tregon në mikrofonin e NEWS 24 detaje të ngjarjes së ndodhur mbrëmë rreth orës 22.10 në fshatin turistik Zogaj të këtij qyteti.
“2 persona, njëri i veshur me uniformë policie më bënë me shenjë të ndaloja makinën. Unë ndalova pasi kujtova se ishte postobllok. Sapo jam ndaluar kanë qëlluar në drejtimin tim"

Gryka mbylli rrëfimim duke kujtuar se shteti nuk mund t'i shmanget dot zbardhjes së vrasjes së Azem Hajdarit dhe beson se cështja do të rihapet. “Një ndër pikat kryesore të hyrjes në BE është zbardhja e vrasjes së Azem Hajdarit. Prandaj nuk i shmangen dot".

Marjan Gryka i ka dërguar një letër kryeprokurores Ina Rama në të cilën kërkon rihapjen e hetimeve për vrasjen e shekullit, atë të liderit të dhjetorit Azem Hajdari në vitin 1998. Ai kërkon nga kryeprokurorja që hetimet të rinisin nga dëshmia që duhet të japë para organeve të rendit kryeministri aktual Sali Berisha. Sipas Grykës, Berisha është në dijeni të ngjarjes, dhe këtë asnjëherë nuk ka ngurruar ta thotë publikisht edhe në intervistat e tij në media.

_______________________________________

Biografia e Marjan Grykes

Marjan Gryka ka qenë ish-bodigard i deputetit të PD-së, Azem Hajdari. Menjëherë pas vrasjes së Azemit, ai krijon shoqatën “Azem Hajdari”. Por Marjani ka qenë totalisht i bojkotuar nga të gjitha strukturat shtetërore, ndërsa përkujtohej çdo vit figura e liderit të Dhjetorit. Në 11 shtator 2008, një ditë përpara kujtimit të 10-vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit, Marjan Gryka i ka dërguar një letër kryeprokurores Ina Rama, nga e cila kërkonte rihapjen e dosjes së Azem Hajdarit. Gryka nuk ka ngurruar në asnjë moment të fajësojë edhe Kryeministrin aktual, Sali Berisha për vrasjen e 12 shtatorit 1998. Marjani në qafë mban një varëse me një pllakatë argjendi, në të cilën shkruhet “Azem Hajdari”. Ai ka qenë anëtar i Unionit Antikomunist Shqiptar dhe pak kohë më parë kryetar i kësaj shoqate.

Vetëm pak javë para se të vritej Azem Hajdari, Marjan Gryka është arrestuar si i dyshuar për sulmin ndaj institucioneve shtetërore në Shkodër. Gryka së bashku me shumë të tjerë janë konsideruar si persona të dyshimtë dhe individë që mund të shkaktonin trazira gjatë zhvillimit të referendumit për Kushtetutën, por asnjëherë akuzat ndaj tyre nuk u vërtetuan. Mbi supet e Grykës u ngrit akuzat e “përvetësimit të pronës ushtarake”. Ai ndodhej në paraburgim për pjesëmarrje ne sulmet në Shkodër dhe kjo shpjegon dhe faktin përse Gryka nuk ishte përkrah ish-liderit të Dhjetorit mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, kur ai u ekzekutua. Pak kohë pas vrasjes së Azemit, ai u lirua nga salla e gjyqit për mungesë provash dhe faktesh dhe nuk ka hezituar asnjë moment të akuzojë instancat shtetërore dhe vetë Kryeministrin aktual, Sali Berisha për vrasjen e liderit të dhjetorit. Madje ai i ka dëeguar një letër krye-prokurores Ina Rama. Marjan Gryka shkruante se “Sali Berisha i di vrasësit e Azemit dhe nga ai duhet të rinisin hetimet për dosjen”.

Balkanweb
 
Back
Top