Atentat mafioz me dy të vdekur

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 22:23 / 20.02.2014

atentat-mafioz-me-dy-t-euml-vdekur-video_hd.jpg


Sipas grupit hetimor të Policisë së Lezhës, mësohet se dy vëllezërit, bashkë me shokun e tyre, po udhëtonin nga fshati Skuraj në drejtim të fshatit Pllanë, kur janë sulmuar në befasi me breshëri armësh. Atentati ndaj tyre është realizuar në momentin që ata po i afroheshin Urës me Harqe në Milot. Burime zyrtare të Policisë së Lezhës bëjnë të ditur se dyshohet se dy vëllezërit, dhe Klodian Ndreca, janë qëlluar nga dy persona, kjo edhe për shkak të gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes.

Pa mundur të marrë dëshminë e të plagosurit, pasi ndodhet në gjendje të rëndë, policia ka ngritur fillimisht dy pista hetimore, atë të një atentati për konflikte të mëparshme dhe atë të ndonjë grabitjeje të mundshme. Pista e grabitjes është rrëzuar shumë shpejt, duke marrë shkas nga provat e gjetura në vendin e ngjarjes, por gjendja e rëndë shëndetësore e të plagosurit Aurel Prendi ka kufizuar mundësinë për identifikimin e autorëve të krimit.

Në këto kushte, policia po analizon konflikte të mundshme të tre të rinjve gjatë ditëve të fundit, por më shumë është përqendruar te dy vëllezërit, pasi autorët kanë njohur makinën në përdorim të tyre. Për këtë arsye, policia ka pyetur të afërmit e tre të rinjve për aktivitetin që ata kanë pasur gjatë këtyre ditëve dhe kryesisht për itinerarin e ditës së djeshme, kur ndodhi edhe atentati.

Nga ana tjetër, policia tha se po heton edhe për një konflikt pronësie në këtë fshat, sidomos për shkak të një guroreje që ndodhet në Pllanë, por nga grupi hetimor nuk janë bërë me dije detaje të mëtejshme. Ndërkaq, në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar të paktën 20 gëzhoja automatiku “Kallashnikov”, të cilat janë dërguar në laboratorin e kriminalistikës. Po kështu, pritet të merret në pyetje edhe Aurel Prendi, i

Familjaret e viktimave nuk kane asnjë pistë dyshimi për atentatin, duke pretenduar se nuk kishin asnjë konflikt. /NOA/

[video]7wohsWUz6d4[/video]
 
Titulli: Atentat mafioz me dy të vdekur

mos gabohem ishte nje gabim?? dmth nuk kishin qene keta shenjestra?

e tmershme te iken jeta si kot per nje gabim kaq te vogel :(
 
Titulli: Atentat mafioz me dy të vdekur

Gjakenxehtesia qe na karakterizon neve shqiptareve shpeshhere ka rezultuar ne viktima te pafajshme....
 
Titulli: Atentat mafioz me dy të vdekur

Sipas "Policise" drejtuesi automjetit disa dite me pare ka rrahur barbarisht nje person,ky i fundit ndodhet ne gjendje te rende pas rrahjes... Ky ishte "konflikti" i vetem.
Mos i shikoni njerzit ne sy se do i hapni telashe vetes...

Afghanistan,ca ke me shume se Shqiperia? Ju keni plantacione heroine,ne kemi marijuane,ju keni "kamikaze",ne kemi shperthime tritolesh ose fabrika municionesh.
 
Titulli: Atentat mafioz me dy të vdekur

Sa keq... Ca nuk po ndodh dita dites rritet kriminiteti ,ca vrihen ca digjen ca u vihet tritoli ... hajde jeto ne shqiperi.. E kta shteteroret tane mos te llapin shume me genjeshtra po bejme ate po bejme kte se nje m.t po bejne te gjithe .
 
Titulli: Atentat mafioz me dy të vdekur

vetem mos te del ministri e te thote e ka bere sali berisha edhe ta krahasoj krimin tani me te para 10 vjete
 
Titulli: Atentat mafioz me dy të vdekur

Sa mire qe vriten me njeri tjetrin keta. Drejtesi me te mire ska!


si ska ore per qka eshte shteti kendej fanse e muzikes e moderne e sene vende e kendej thua drejtesi te vriten njerezit e shteti te beje sehir
 
Titulli: Atentat mafioz me dy të vdekur

Banda rivale kriminele. Me mire te vriten sesa te paguaje ushqimin ne burg shteti nga paret e taksapaguesve.
 
Titulli: Atentat mafioz me dy të vdekur

aman sa brengosen shqiptaret per taksat e tyre e vetem40% paguajne taksa te tjeret rrin lirshem,taksat paguhen per shtet rregullativ e jo per shtet qe dikush paska pagu taksa ee dy banda rivale te mbyten se u be qameti per taksat tona..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top