Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ata që Prifti nxorri lakuriq !

Lufta politike në Shqipëri ka shpërfaqur të mërkurën një tjetër shkallë të degjenerimit të saj flagrant. Imazhet e ndaluara të një ish ministri dhe deputeti, në shtratin e kënaqësive të tij seksuale, përbëjnë pa dyshim një goditje të ulët, që nuk ka lidhje as me programe, as me ide, as me denoncim korrupsioni apo konkurrencë brenda llojit. Dritan Prifti është bërë pre e një shantazhi dhe hakmarrjeje kafshërore brenda llojit.

Le ta themi që në fillim. Imazhet e bëra publike janë të njëjtat me ato që i mbante Spartak Braho në çantën e zezë që merrte nga pas në studiot televizive. Janë po ato që Baba Taku i shpinte redaksi më redaksi për t’ua treguar gazetarëve, menjëherë pas publikimit të videos Meta- Prifti. Janë po të njëjtat që u panë edhe nga shumë politikanë të së djathtës, madje që u kundruan me kërshëri dhe ekstazë edhe nga vetë Sali Berisha në natën e darkës së famshme në familjen Meta, një ditë para procesit në gjykatën e lartë.

Pra, shkurt dhe troç ato janë pamjet që i ka "gjuajtur", seleksionuar, arkivuar dhe më në fund nxjerrë në publik LSI.

Dhe këtu hyjmë tek thelbi i problemit: a mund të përdoret çdo mjet dhe çdo formë për të goditur qoftë dhe një kundërshtar politik të padenjë? A i interesojnë kujt epshet seksuale të një ish ministri, jeta e devotshme apo libertine e tij, marrëdhëniet që ka me seksin e dobët apo me familjen? ا'të re sjell kjo në debatin politik?

Në këtë kuptim, kjo goditje ndaj Dritan Priftit nuk është as një sjellje me dashuri, as me qetësi. Ajo tregon humbje të arsyes, inat të verbër dhe mbi të gjitha një hakmarrje mjerane, të denjë për organizata dhe mendësi mafioze.

Sepse me anë të saj, një kalë i ngordhur politikisht, u godit për t'u friksuar dhe shantazhuar dhe jo për t'u konkurruar. Fotot e publikuara të Priftit dhe videot nga janë nxjerrë ato, nuk janë një armë në betejën politike, ato janë një ushqim për popullin e shumtë vuajerist, që i mbetur papunë, kalon ditën duke lundruar në internet.

Publikimi i tyre përpara se t'i shërbejë interesit publik, bën lojën e njerëzve që duan të fashisin debatin për vjedhjet dhe korrupsionin në CEZ. Ai i shërben atyre që duan t'i mbivendosin kuriozitetit për humbjen e parave publike, tërheqjen nga intriga seksuale. Ai i shërben atyre që para pyetjes se kush e polli Kastriot Ismailajn, kërkojnë të nxitet enigma: Kush qe gruaja në shtratin e Dritanit.

Natyrisht ne të Lapsit e dimë kush është ajo grua, të cilës ndryshe nga ndonjë media tjetër, ia mbuluam fytyrën dhe nuk ia publikuam emrin. Edhe foton që doli më pas e kishim prej disa orësh, që kur nxjerrësit e saj vendosën ta shpërndajnë. Por ne vendosëm fillimisht të mos e botojmë, pikërisht të nisur nga ky parim: se ajo nuk i shërbente askujt. Vetëm pasi mediat pranë Metës e bënë publike, vendimi ynë ndryshoi, jo vetëm "për të dhënë lajmin" por edhe për të treguar se kush po e prodhon atë.

Dhe natyrisht ky nuk qe një kujdes ndaj Dritan Priftit. Për shumëkënd ai e meritonte një ndëshkim të tillë. Por për çdo mendje normale, ndëshkimi për të duhet të qe i tjetërllojtë. Ai duhet të përgjigjej për akuzat e fshehjes së pasurisë, që i ka denoncuar aq fort opozita e djeshme sot në qeveri. Ai ndoshta duhet të përgjigjej, për mënyrën se si është sjellë, sipas radhës me Nanon, Ramën dhe Metën. Ai ndoshta duhej të jepte llogari për një tjetër video, atë të kohës kur si ministër i LSI-së u vetëfilmua duke ndarë shuma marramendëse parash me zv/ministrin e po kësaj partie.

Për të gjitha këto Prifti nuk është një personazh që meriton t'i dalësh për zot. Por këtu çështja e kapërcen atë. Sepse spiunimi në "shtratin e tij të mëkatit" është një ngjarje që duhet të na friksojë të gjithëve. Sepse ai është një sinjal i mafiozllëkut të politikës. I përdorimit të saj për shantazh dhe presion. Sepse ai më shumë se sa na tregon lakuriq një kalë të ngordhur, na dëshmon për rrezikshmërinë e atyre që vazhdojnë të bëjnë politikë, të fshehur nën kostum. /Lapsi.al/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back