Ata që hanë bukën e bardhë, gjalpin dhe mishin e kuq zakonisht jetojnë më pak.

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Shiko fotografinë 1784458

Ushqyerja tipike perëndimore, që ka përqindje të lartë të yndyrave dhe sheqernave, ata që i konsumojnë me të vërtetë i çon shumë herët drejt vdekjes, pohohet në hulumtimin e ri.

Hulumtimi i kryer në më shumë se 5000 njerëz ka treguar se ata që kanë ngrenë më së shumti mish të fërguar dhe ushqim të ëmbël, mish të përpunuar dhe të kuq, bukë të bardhë, gjalpë dhe ajkë, kanë pasur dyfish rrezik më të madh të vdesin më herët ose të kenë shëndet të keq në pleqëri. Për shembull, mënyra e ashtuquajtur perëndimore e ushqyerjes në të cilën janë këto ushqime është arsyeja për shkak të së cilës një numër i madh i njerëzve është i sëmurë nga sëmundjet e zemrës.
Mjekët britanikë thonë se si vetëm në shtetin e tyre nga sëmundjet e zemrës vdesin 94.000 persona në vit. Kjo tregon për më shumë të sëmurë nga sëmundjet e zemrës sesa nga cilado sëmundje tjetër, theksohet në revistën "American Journal of Medicine".

Në hulumtim kanë marrë pjesë 3.775 meshkuj dhe 1.575 femra nga viti 1985 deri në vitin 2009 me moshën mesatare prej 51 vjetësh. Gjendja e tyre shëndetësore është përcjellë përmes rezultateve të spitalit, ndërsa çdo pesë vjet hulumtuesit kanë identifikuar shkallën e vdekshmërisë dhe të sëmundjeve kronike në mesin e pjesëmarrësve.

Në bazë të rezultatit dhe përcjelljes afatgjate hulumtuesit kanë vërtetuar që vetëm katër për qind e të testuarve kanë arritur "pleqërinë ideale", çka nënkupton që personat e caktuar nuk kanë sëmundje kronike dhe që në testet fizike dhe psikike kanë treguar nivel të lartë të zhdërvjelltësisë.
U tregua po ashtu edhe që 12 për qind e të testuarve të cilët janë ushqyer me të ashtuquajturën ushqyerje klasike perëndimore kanë përjetuar sulm në tru ose në zemër. Derisa gati tre për qind kanë vdekur nga sëmundjet kardiovaskulare. Rreth tri të katërtat janë kategorizuar si persona që kalojnë nëpër "plakje normale". /Telegrafi/
 
Back
Top