braziljania
Anëtar i Nderuar
Teksa Kosova po përgatitet të shënojë njëvjetorin e Pavarësisë, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës sërish shpërthime. Gjatë mbrëmjes së djeshme, në afërsi të shkollës së mesme mjekësore, në pjesën veriore të Mitrovicës, ka ndodhur një shpërthim në orët e mbrëmjes, si pasojë e së cilës janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas hetimeve të kryera nga Policia e Kosovës dhe njësit e specializuara të KFOR-it është konstatuar të ketë shpërthyer me siguri një granat dore. Përfaqësuesit e institucioneve u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, pa dallim etnie, që kjo ditë të shënohet në mënyrë dinjitoze. Gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë aktivitete të shumta kulturore për shënimin e kësaj date historike. Të ftuar në këto ceremoni të shënimit të një vjetorit të Pavarësisë nga ana e institucioneve më të larta të shtetit do të jenë të gjithë përfaqësuesit e ambasadave të jashtme në Kosovës. Kështu të gjithë përfaqësuesit e ambasadave dhe misioneve diplomatike në Kosovë janë ftuar në mbledhjen solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që do të nisë në orën 11:00 të martës së ardhshme. Në këtë seancë do të mbajnë fjalën e tyre presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi. Ata janë të ftuar në koncertin e Filarmonisë së Republikës së Kosovës, e cila do të mbahet po atë ditë. Këto janë dy takimet kryesore në shënimin e Pavarësisë, ku të ftuar janë diplomatët e jashtëm.
Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, thotë se përfaqësuesit e ambasadave dhe misioneve diplomatike të huaja në Kosovë janë të ftuar në këto solemnitete. “Një nga solemnitetet do të jetë në Kuvendin e Kosovës dhe tjetra në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ku do të mbahet koncerti i Filarmonisë”, tha Krasniqi. Por aktivitete nuk do të kufizohen vetëm në këto dy mjedise, por ato do të zhvillohen edhe në ambiente të hapura. Pothuajse të gjitha rrugët janë pushtuar nga pllakate me figura të njohura të estradës muzikore, të cilat njoftojnë se ku do të këndojnë. Rreth 70 çamë, një grup polifonik, kanë pronotuar hotelet në të cilat do të sistemohen.
Aktivitete të ngjeshura pritet të zhvillojnë edhe misionet diplomatike të Kosovës në vendet e jashtme. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Albana Beqiri, tha se në ambasadat e Kosovës do të organizohet pritje të natyrës dinjitoze në formë koktejesh.“Të gjitha misionet kanë paraparë një pritje të koreve diplomatike në vendet ku janë të vendosura”, tha Beqiri.I. KRASNIQI