AV-Comparatives.org ka publikuar rezultatet e një testi për heqjen e malware (programe të dëmshme) gjatë të cilit janë testuar 16 programe anti-virus:
Avast Professional Edition 4.8
AVG Anti-Virus 8.5
AVIRA AntiVir Premium 9.0
BitDefender Anti-Virus 2010
eScan Anti-Virus 10.0
ESET NOD32 Antivirus 4.0
F-Secure AntiVirus 2010
G DATA AntiVirus 2010
Kaspersky Anti-Virus 2010
Kingsoft AntiVirus 9
McAfee VirusScan Plus 2009
Microsoft Security Essentials 1.0
Norman Antivirus & Anti-Spyware 7.10
Sophos Anti-Virus 7.6
Symantec Norton Anti-Virus 2010
Trustport Antivirus 2009.
Testi përqendrohej në aftësitë e heqjes dhe pastrimit të malware, për këtë qëllim janë përdorur mostra që programet i njihnin dhe mund t’i zbulonin. اështja kryesore ishte zbulimi nëse antiviruset do mundnin t’i heqnin me sukses malware nga kompjuterët e infektuar. Raporti orientohej përdoruesve tipik shtëpiak. Një pikë tjetër e testit ishte a mund t’i hiqnin gjithë rreziqet e zbuluara antiviruset.
Bazuar në një sistem pikësh që vlerësoi aftësitë e heqjes dhe mbetjes së malware, rezultatet janë si vijojnë:
Heqja e malware Heqja e mbetjeve
Avast mesatar mesatar
AVG mesatar mesatar
AVIRA mesatar mesatar
BitDefender mirë mesatar
eScan mirë mirë
ESET mesatar mesatar
F-Secure mirë mesatar
G DATA mesatar dobët
Kaspersky mirë mesatar
Kingsoft dobët dobët
McAffe mesatar mesatar
Microsoft mirë mirë
Norman mesatar dobët
Sophos mesatar mesatar
Symantec mirë mirë
Trustport mesatar mesatar
“Asnjë nga produktet nuk arritën rezultatin “shumë mirë” në heqjen e malware, apo heqjen e mbetjeve, bazuar në 10 mostra. eScan, Symantec dhe Microsoft (MSE) ishin të vetmet produkte që arritën “mirë” në heqjen e malware DHE heqjen e mbetjeve”, thotë raporti. “Disa produkte nuk i heqin të gjitha referencat në regjistër qëllimisht (për sa kohë ato nuk kanë efekt anësor të dukshëm për përdoruesin), p.sh. nëse kjo ndihmon për të parandaluar ri-infektimin nga i njëjti malware. Në disa raste, nuk është e mundur të kuptohet nëse velerat e regjistrit (apo skedarit bartës) janë modifikuar nga malware apo nga vetë përdoruesi (apo utilitete të palëve të treta të përdorur nga përdoruesi).”
Për të parë cilat mostra malware janë përdorur dhe përse, dhe për të parë si kanë reaguar produktet e ndryshme ndaj tyre, shikoni raportin e plotë.