Askush Nuk Harrohet

Marla

Quo Vadis!
Nuk eshte aspak e lente te harrohen njerzit.

Me kalimin e kohes ne ndryshojme, dhe mesohemi me mungesen e atyre qe jane larguar, por asnjehere nuk i harrojme.

Edhe nese zerat e tyre zbehen aq shume sa nuk mund ta kujtojme melodine, perseri mbahen mend fjalet qe jane thene.

Edhe nese portreti I tyre humbet neper mjegullen e jetes, perseri do na kujtohet nje buzeqeshje e tyre.

Edhe nese harrojme se si jane ndjere ata me ne, nuk do harrojme asnjehere se si jemi ndjere ne me ata njerez!!

Edhe nese koha na detyron me ashpersi ti fshijme keta njerez nga jeta jone, do vije nje dite, qe do kthehemi pas ne kohe per te kujtuar buzeqeshjet, gezimin, trishtimin, lotet e dhe te gjitha momentet qe kemi kaluar me njerez te ndryshem!!!


Njerzit nuk harrohen, thjesht mbyllen neper sirtaret e kujteses tek secili prej nesh!

.....

36acbcfdd4505b253e4c05539692e593.jpg
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
ditet me shi ne nje moment pushojne,vrensirat ne nje moment largohen,qielli behet perseri blu,lulet lulezojne, stinet nderrojne,natyra vallzon me ritmin e saj neper kohen kostante.
Por ti rropatesh neper kujtime,qe sdo i perjetosh as sdo i prekesh me kurre.
lufton me kohen duke e akuzuar si e padrejte.
Dhe pse ajo te sjell perpara kodet e saj te pakthyeshme,nje ligj i erret ku te gjithe do i nenshtrohemi ne formen me absolute.
Eh.
 

NGU

Wild child full of grace
Nk harrohen, por ne prap bejme lufte me veten qe t'i harrojme
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Nuk harrohet as dhimbja, as gezimi, as hidherimi e as njeriu si krijese. Sado qe te kesh momente gezimi apo hidherimi, mund te harrohen ato, nese jo ne teresi, ne detaje, por jo personi i cili t'ka bere te ndjehesh mire apo keq. Mund te harrohet armiku, por jo emri i tij. Pra, qe ta harrosh dike, duhet te kesh probleme me harresen, ne te kunderten, nuk harrohet njeriu.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Une juve nuk ju harroj kurrë. Ju dua shumë! ?
 

Monique

With or Without u
Staf në FV.AL
Askush nuk harrohet
As ata qe na lenduan , sepse na shkaktuan lot merzitje
As ata qe u larguan , sepse na dhuruan lot dhimbje
As ata qe jeta pradrejtesisht i ndau.....ata na thyen ne mes

Por kjo eshte jeta ku ndonjehere do doje te kishe harresen me te forte se kujtesen
 

DeliriumMind

Antarë i Respektuar
Po nuk e hudhet ndonje kunje te tipit "te kapi ke te kapi", sjeni te lumtur; ose ndoshta eshte pikerisht ky motivi pse i shkruani.


Per sa i perket temes: askush nuk harrohet, si per mire si per keq.
Cdo gje akumulohet aty te truri im per te marre nje mesim edhe aty ku ndoshta ska.
Por cdo kujtim ka vlere, cdo person me te cilin kemi shkembyer edhe thjesht nje shikim, rrin aty mcefur ne kujtesen tone.
 

Rania

Antarë i Respektuar
Sigurisht, varet nga menyra si te kane trajtuar!
Kjo bote mbart dhe djaj me fytyre njeriu.
Por dhe engjej me nje fytyre te "shemtuar" qe te zbukurojne jeten🙂
 

Bebw

❌Once✖
Staf në FV.AL
Diku thell nëpër skutat e errta të mijat je dhe do mbetesh gjithmonë
 

Rania

Antarë i Respektuar
Askush nuk harrohet
As ata qe na lenduan , sepse na shkaktuan lot merzitje
As ata qe u larguan , sepse na dhuruan lot dhimbje
As ata qe jeta pradrejtesisht i ndau.....ata na thyen ne mes

Por kjo eshte jeta ku ndonjehere do doje te kishe harresen me te forte se kujtesen
Sa bukur e ke thene, me pelqeu shume😘
 
Top