Ashton: Presim zbatimin e marrëveshjeve

eGo0sTyle

System Engineer
THACI-ASHTON-300x195.jpg

BRUKSEL- Shefja e diplomacisë evropiane Catherine Ashton ka thënë se Bashkimi Evropian pret jetësimin e shpejtë të marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa ka inkurajuar të dyja palët që të vazhdojnë dialogun për çështje të telekomunikacionit, kadastrës dhe energjisë.
Komentet, Ashton i bëri të hënën në një konferencë të përbashkët për shtyp në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin kanë diskutuar për situatën në Kosovë, raportet e Kosovës me BE-në, e sidomos për dialogun Prishtinë- Beograd.
Ashton theksoi se, qëllimi i këtij dialogu është që të dyja palët të jenë më afër BE-së që të përmirësojnë koordinimin dhe ç’është më e rëndësishme të përmirësojnë jetët e qytetarëve, duke shtuar se, pret implementimin e shpejtë të marrëveshjeve në fushën e telekomunikacionit, kadastrës dhe energjisë.
Ndërkaq, kryeministri Thaçi ka thënë se Kosova po kalon në një fazë të re të reformave demokratike me perspektivë evropiane.
“Tani Kosova po kalon në një fazë të thellë të reformave demokratike me perspektivë evropiane. Reforma këto gjithëpërfshirëse këto edhe në legjislacion, ekonomi, por edhe në politikë, po edhe në krijimin e një realiteti demokratik dhe multietnik”, tha ai.
Kryeministri po ashtu tha se dialogu është themeli mbi të cilin është ndërtuar edhe Bashkimi Evropian dhe se Kosova po punon në këtë drejtim me të gjithë fqinjët, Maqedoninë, Malin e Zi, Shqipërinë, por edhe me Serbinë.

Panorama.
 
Back
Top