Në Tiranë u zhvillua këtë të enjte Konferenca e Nivelit të Lartë “Siguria Rrugore 2020”, ku u prezantuan edhe propozimet kryesore për ndryshime të Kodit Rrugor që synojnë të rrisin Sigurinë Rrugore. Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më parë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndryshimet parashikojnë shtimin e ‘testit të idiotit’.
Për të gjithë ata që konsumuar alkool nga ora 19:00-06:00, gjoba do të jetë 30 përqind më e lartë.
Gjithashtu, gjoba për shoferët që i japin mjetit nën efektin e alkoolit, nga 5-15 mijë lekë që ishte, do të bëhet 10-20 mijë lekë, ndërsa do t’u pezullohet patenta nga 3 deri në 6 muaj (për përmbajtje alkooli nga 0.3 g/l deri në 0.5 g/l). Nëse përmbajtja e alkoolit është 0.8 g/l deri në 1.5 g/l, patenta pezullohet nga 1-2 vjet ndërsa gjoba shkon nga 20-40 mijë lekë.
Sa i përket përdorimit të telefonit në timon, ndryshimet në Kod parashikojnë gjobë me vlerë 5 mijë lekë për ata që kapen me telefon në dorë. Ata që kapen duke folur gjobiten me 10 mijë lekë gjobë dhe nëse kapen duke shkruar mesazhe, gjoba shkon në 15 mijë lekë.
Gjoba për celularin në timon nga 1-1.5 mijë lekë që ishte do të shkojë nga 5-15 mijë lekë. Kur shkelja përsëritet deri në 3 herë brenda vitit gjoba dyfishohet dhe shoferit i pezullohet patenta me 3 muaj, si dhe i hiqen 10 pikë. Në rastet kur një shofer shkakton aksident dhe rezulton se ka konsumuar alkool (mbi 1.5 g/l) atij i hiqet leja e drejtimit duke i hequr të gjitha pikët.
tvklan.al

Attachments
Redaktimi i fundit: