“Asgjë nuk ndodh rastësisht. Ti e krijon vetë fatin tënd me veprimet e tua. Kjo është Karma”

D.

.
879DD535-9372-4E58-8726-10CA9C42D1EA.jpeg

Në këtë artikull ju sjellim disa nga thëniet më të veçanta lidhur me Karmën, një term budist që nënkupton atë që përdoret rëndom si “Ç’të mbjellësh, do të korrësh”. Më poshtë ju sjellim disa nga thëniet që lidhen me këtë koncept.

Karma nuk ka menu. Të shërbehet ajo që meriton”.

“Asgjë nuk ndodh rastësisht, me fat. Ti e krijon vetë fatin tënd me veprimet e tua. Kjo është Karma”.

“Karma thotë, nëse e thyen zemrën e dikujt dhe ai person të flet me të njëjtën gjallëri dhe respekt, më beso se të do shumë”.

“Nuk ke për ta kuptuar asnjëherë dëmin që i ke bërë dikujt, deri në momentin që ty do të bëjnë të njëjtën gjë. Kjo është arsyeja pse ekziston Karma”.

“Është një ligj natyral i Karmës që personat hakmarrës, të cilët bëjnë gjithçka për të lënduar të tjerët, përfundojnë të vetmuar dhe të lënduar”.

“Karma thotë se nëse përqendrohesh tek mërzitja, do të vazhdosh të vuash. Nëse përqendrohesh tek leksioni, do të vazhdosh të rritesh”.

“Mos humb kohë me hakmarrje. Njerëzit që të lënduan, do të përballen me Karmën e tyre”.

“Fal, buzëqesh dhe vazhdo përpara. Karma do të kujdeset për pjesën tjetër”.

“Mënyra se si njerëzit të trajtojnë, është karma e tyre. Mënyra se si ti reagon, është Karma jote”.

“Qëllimi i Karmës është të të ndihmojë që të jesh një person më i mirë”.

Bota.al
 
Veprimet tona,ose mendimet tona jane ceshtje energjie!
Nese ti prodhon nje sasi energjie negative,te padrejte,do beje ciklin,por ne fund do meshirohet aty nga ku burimin!
Njejte dhe per ate pozitive!
Qendrojne si thenie!
 
Titulli thotë : "ti e krijon fatin tënd"?!
Kam respekt për të gjitha religjonet dhe pikërisht pse kam respekt mendoj që ky konstatim është I gabuar!
Fatin nuk e krijojmë vetë, ai është i "shkruar" dhe përcaktuar nga Ai që është Lart. Gjithsekush ka fatin /rriskun e tij që ja ka dhënë Ai I Modhi Lart dhe kurrsesi nuk mund ta ndryshojë askush!
- Dikur një shofer udhëtonte me kamion dhe ndërsa po kalonte mbi një urë, sheh një fëmijë të vogël i cili po mbytej në lumë.
Ndalon kamionin dhe hidhet nga ura për ta shpëtuar! Ishte kohë vere.
Pasi e shpëton, e pyet ku banonte dhe e shoqëron drejt e në shpi. Troket në derën e shtëpisë së djalit të vogël dhe derën ja hap e ëma e vogëlushit!
Shtëpia ishte me avlli dhe rrush e pemë frutore.
Pasi u përshëndetën dhe pyeti nëse ishte I zoti shpise brenda, i shpjegoi të ëmës se çfarë kishte ndodhur me të birin!
Nëna e djalit u trishtua shumë nga ngjarja por meqenëse në fund të fundit djali I kishte shpëtuar për mrekulli u gëzua dhe nuk i kurseu bekimet dhe uratat për shoferin e panjohur.
E ftoi të ulej për një kafe dhe gotë ujë të ftohtë por shoferi I ndershëm, meqenëse nuk ishte prezent burri I shtëpisë nuk pranoi të hynte dhe bisedonte tek porta me të ëmën e fëmijës.
(zakon i mrekullueshëm i shqiptarëve ky, që kurrë nuk futeshin në shtëpinë e dikujt nqs nuk ishte prezent burri i shtëpisë ?)
E zonja e shtëpisë e kuptoi ngurrimin e shoferit dhe atëherë iu lut që të merrte me vete rrugës një vesh rrush të madh dhe të ëmbël që ta hante rrugës!
Shoferi pranoi me kënaqësi dhe nuk diskutoi më gjatë.
Atëherë, e ëma e vogëlushit iu lut fëmijës që të ngjitej lart dhe të këpuste veshin më të madh dhe të bukur në vreshten që varej mbi oborr.
Djali hipi mbi murin e Pusit që shërbente për të ujitur vreshten dhe pemët e tjera, mirpo humbi ekuilibrin dhe ra brenda në Pus dhe u mbyt!
E ëma dhe shoferi u alarmuan shumë, por për djalin e vogël skishte mbetur më asgjë për të bëre....
Shoferi u pikëllua shumë dhe ndjehej fajtor, sepse po të mos bëhej fjalë për atë vesh rrushi që pranoi ta merrte, djali i vogël nuk do të hipte lart për ta këputur dhe rrjedhimisht nuk do të mbytej në Pus.
Mirpo nëna e djalit edhe pse ishte e pikëlluar iu përgjigj :
- TI NUK KE PSE NDJEHESH ASPAK FAJTOR SEPSE VOGLUSHI VDIQ JO PËR FAJIN TËND, POR SEPSE ASHTU IA KISHTE SHKUAR Zoti RRISKUN - QË IM BIR TË VDISTE NGA UJI, DHE ASHTU NDODHI!
EDHE PSE TI U PËRPOQE QË TA SHPËTOSH NGA UJI PËR TË MOS U MBYTUR, PRAPËSEPRAPË U KRYE VULLNETI I Zotit, I CILI KISHTE VENDOSUR QË FËMIJA IM TË VDISTE DUKE U MBYTUR NGA UJI. ?
................
Morali: Askush nuk vendos asgjë dhe nuk del kurrë mbi vullnetin e Zotit dhe të devijojë /ndryshojë fatin apo rriskun që Ai ka përcaktuar për çdo kënd në këtë jetë!
 
Ashtu esht ..cdo gje eshte e shkruar n'ket dynja !
 
Njëherë, po udhëtonin në këmbë rrugës dhe së bashku Fati dhe Arsyeja.
Pasi bënë një copë rrugë së bashku, u lodhën dhe vendosën të pushonin.
Arsyeja- si e arsyeshme që ishte i tha Fatit:
- ja shiko, aty në cep të rrugës është një pemë e madhe që lëshon hije, le të pushojmë aty!
Fati- si sfidues që është iu përgjigj :
- jo jo, jam shumë I lodhur, përtoj të shkoj deri tek ajo pema në anën e rrugës që thua ti.
Unë për vete do të shtrihem ktu në mes të rrugës, e çfarë do me gjejë mua?!
Arsyeja - u habit me atë çfarë I tha Fati dhe u përpoq ta bindte:
- Nqs ti shtrihesh në mes të rrugës, ka rrezik shumë që të shtypë ndonjë makinë prandaj eja tek hija e pemës dhe pushojmë të qetë dhe të sigurte!
Mirpo Fatit nuk i mbushej mendja, dhe në fund nuk ranë dakord.
Arsyeja - shkoi në hije të pemës në anë të rrugës, ndërsa Fati - u shtri gjerë e gjatë në mes të rrugës!
Pas pak çastesh, po kalonte aty një makinë.
Shoferi, sapo vuri re që në mes të rrugës kishte diçka, devijoi timonin menjëherë mirëpo nga shpejtësia dhe ngaqë u gjend përpara diçkaje të papritur, humbi kontrollin e makines dhe shkoi dhe u përplas me pemën ku ishte shtrirë Arsyeja dhe e la të vdekur në vend!!!
.................
Fati dhe Arsyeja kurrë domosdoshmerisht mund të përputhen me njeri tjetrin! Sidoqoftë, në jetën e njerëzve vendos me shumë Fati sesa Arsyeja!
 
Titulli thotë : "ti e krijon fatin tënd"?!
Kam respekt për të gjitha religjonet dhe pikërisht pse kam respekt mendoj që ky konstatim është I gabuar!
Fatin nuk e krijojmë vetë, ai është i "shkruar" dhe përcaktuar nga Ai që është Lart. Gjithsekush ka fatin /rriskun e tij që ja ka dhënë Ai I Modhi Lart dhe kurrsesi nuk mund ta ndryshojë askush!
- Dikur një shofer udhëtonte me kamion dhe ndërsa po kalonte mbi një urë, sheh një fëmijë të vogël i cili po mbytej në lumë.
Ndalon kamionin dhe hidhet nga ura për ta shpëtuar! Ishte kohë vere.
Pasi e shpëton, e pyet ku banonte dhe e shoqëron drejt e në shpi. Troket në derën e shtëpisë së djalit të vogël dhe derën ja hap e ëma e vogëlushit!
Shtëpia ishte me avlli dhe rrush e pemë frutore.
Pasi u përshëndetën dhe pyeti nëse ishte I zoti shpise brenda, i shpjegoi të ëmës se çfarë kishte ndodhur me të birin!
Nëna e djalit u trishtua shumë nga ngjarja por meqenëse në fund të fundit djali I kishte shpëtuar për mrekulli u gëzua dhe nuk i kurseu bekimet dhe uratat për shoferin e panjohur.
E ftoi të ulej për një kafe dhe gotë ujë të ftohtë por shoferi I ndershëm, meqenëse nuk ishte prezent burri I shtëpisë nuk pranoi të hynte dhe bisedonte tek porta me të ëmën e fëmijës.
(zakon i mrekullueshëm i shqiptarëve ky, që kurrë nuk futeshin në shtëpinë e dikujt nqs nuk ishte prezent burri i shtëpisë ?)
E zonja e shtëpisë e kuptoi ngurrimin e shoferit dhe atëherë iu lut që të merrte me vete rrugës një vesh rrush të madh dhe të ëmbël që ta hante rrugës!
Shoferi pranoi me kënaqësi dhe nuk diskutoi më gjatë.
Atëherë, e ëma e vogëlushit iu lut fëmijës që të ngjitej lart dhe të këpuste veshin më të madh dhe të bukur në vreshten që varej mbi oborr.
Djali hipi mbi murin e Pusit që shërbente për të ujitur vreshten dhe pemët e tjera, mirpo humbi ekuilibrin dhe ra brenda në Pus dhe u mbyt!
E ëma dhe shoferi u alarmuan shumë, por për djalin e vogël skishte mbetur më asgjë për të bëre....
Shoferi u pikëllua shumë dhe ndjehej fajtor, sepse po të mos bëhej fjalë për atë vesh rrushi që pranoi ta merrte, djali i vogël nuk do të hipte lart për ta këputur dhe rrjedhimisht nuk do të mbytej në Pus.
Mirpo nëna e djalit edhe pse ishte e pikëlluar iu përgjigj :
- TI NUK KE PSE NDJEHESH ASPAK FAJTOR SEPSE VOGLUSHI VDIQ JO PËR FAJIN TËND, POR SEPSE ASHTU IA KISHTE SHKUAR Zoti RRISKUN - QË IM BIR TË VDISTE NGA UJI, DHE ASHTU NDODHI!
EDHE PSE TI U PËRPOQE QË TA SHPËTOSH NGA UJI PËR TË MOS U MBYTUR, PRAPËSEPRAPË U KRYE VULLNETI I Zotit, I CILI KISHTE VENDOSUR QË FËMIJA IM TË VDISTE DUKE U MBYTUR NGA UJI. ?
................
Morali: Askush nuk vendos asgjë dhe nuk del kurrë mbi vullnetin e Zotit dhe të devijojë /ndryshojë fatin apo rriskun që Ai ka përcaktuar për çdo kënd në këtë jetë!
Im ate ma tregonte kete histori , ne nje version me te hershem pa makina e shofere.. por qe morali ishte po i njejte .

Por gjithmone shtonte dhe kete: per gjith kend su ba parrizi( parisi/france ?)( parajsa).. por per ate qe fort çalltisi... ne menyren si jeton dhe perjeton / punon apo sfidon .. athere ke fituar parajsen.
Sa per temen , Karma eshte eshte riligion/ menyre jetese.
Jemi cka mendojme dhe marrim cka japim.
 
cdo mbjellesh do vij dita qe do e korresh
 
Çdo veprim i joni ka pasoja që duhet vetë t’i paguajm, por ka dhe rastësi që sjellin deri te ajo arsyeja e veprimit.
 
e vertete , ama keta jemi
te mire, te keqij , me huqe me vese ...shyqyr qe jemi
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top