Arvizu: Vizita e Ramës në Serbi mjaft pozitive, Vuçiç në Tiranë më 2015

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu e ka cilësuar si mjaft pozitive vizitën e kryeministrit Edi Rama në Serbi.

arviiu.jpg


Në një deklaratë për mediat pas një takimi që ka zhvilluar mëngjesin e sotëm me Avokatin e Popullit, Arvizu është shprehur optimist se pas thyerjes së murit 68 vjeçar, shumë shpejt do të vijë vizita e kryeministrit serb në Shqiperi.

“Kjo ishte një vizitë historike shumë e rëndësishme. 68 vjet ka qenë një kohë shumë e gjatë që drejtues të lartë të dy vendeve të mos takohen. Ka qenë shumë inkurajues fakti që pas incidentit të ndodhur në ndeshjen e futbollit, u caktua një tjetër datë për takimin mes Ramës dhe Vuçiç dhe nuk u anulua. Madje ne Beograd u nënshkruan edhe marrëveshje, mes te cilave ajo e shkëmbimit të të rinjve”, tha Arvizu.

Ambasadori amerikan shprehu besimin se bashkëpunimi do të vijojë në të ardhmen dhe që kryeministri Vuçiç do të vizitojë vitin e ardhshëm Shqipërinë.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top