Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Arvizu: Urime per kapërcimin e vijës së finishit

Menjëherë pas përfundimit të procesit të numërimit në njësinë 5 ka ardhur dhe deklarata e ambasadorit amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu.
“Urime për kapërcimin e vijës së finishit. Ka qenë një fitore për demokracinë shqiptare dhe popullin shqiptar”- nis deklarata e ambasadorit amerikan në Tiranë i cili vijon më tej se teksa të dyja palët pretendojnë fitoren, është posaçërisht e rëndësishme të pritet që rezultatet të certifikohen në përputhje me Kodin Zgjedhor.
“Pozicioni ynë është bashkërenduar në konsultim të ngushtë me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë dhe Kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë. Edhe një herë, urimet tona për popullin shqiptar”,- përfundon deklarata e Arvizut pas përfundimit të procesit të numërimit për kreun e bashkisë së Tiranës

Top-Channel
 

Attachments

  • arvizukzaz13.jpg
    arvizukzaz13.jpg
    9.9 KB · Shikime: 32
Pe: Arvizu: Urime per kapërcimin e vijës së finishit

Arvizu: Fitore e demokracisë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, përmes një deklarate të saj, ka përcjellë urimet për atë që e quan një fitore të demokracisë dhe të popullit shqiptar.
Ndërsa ende nuk është bërë publik rezultati i zgjedhjeve vendore, që kanë mbajtur të ngërthyer shqiptarët që prej votimeve të së dielës, misioni diplomatik amerikan thekson se në kohën kur të dyja palët pretendojnë fitoret, është e rëndësishme të pritet çertifikimi i rezultateve në përputhje me Kodin Zgjedhor.

Pozicioni ynë, thuhet në deklaratë, është bashkërenduar në konsultim të ngushtë me kreun e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë dhe kreun e prezencës së OSBE-së në Tiranë.

Deklarata mbyllet sërish me urimet për popullin shqiptar, për atë që e cilëson kapërcimin e vijës së finishit.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back