Arushën e zë gjumi në ujë me salmon në dorë

eGo0sTyle

System Engineer
ne-gjume-227x300.jpg

Një arushë e murrmë në ujërat e lumit të Gadishullit të Alaskës u lodh aq shumë për të kapur një goxha salmon, saqë sapo e mori në dorë peshkun, e këputi gjumi. Arusha, e emërtuar Jolanda nga fotografi i botës së egër, Rik Sheremeta, mezi mbante sytë hapur derisa u lëshua fare, por ama edhe në gjumë peshkun e mbante fort. Sheremeta kishte kaluar katër ditë duke vëzhguar jetesën e arinjve të murrmë në lumin MekNeil të Gadishullit të Alaskës, bashkë me disa shoqërues. Ai tha se Jolanda ishte shumë interesante, e zellshme për të zënë peshk. Fotografi siguroi se gjatë ditëve që ai i kishte vëzhguar, ajo nuk kishte dalë fare nga uji. Aktiviteti i vazhdueshëm e kishte dërrmuar arushën. Në fakt, sipas fotografit, arusha kishte kapur rreth 40 peshq të vegjël, por kur kapi salmonin e madh, që ishte edhe triumfi i saj, nuk mundi ta shijojë sepse e zuri gjumi. Por, vetëm për pak minuta, derisa preja e saj u rrezikua nga një tjetër ari i murrmë. Sherri mes tyre bëri që salmoni të shpëtojë.

Burimi : Panorama.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top