Artrit Reumatoid

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Artriti është një term i përgjithshëm që nënkupton inflamimin e nyjave. Inflamimi i nyjave karakterizohet nga skuqja, ngrohja, ënjtja dhe dhimbjet në nyja.
Shiko fotografinë 1786332

Artriti reumatoid është një lloj kronik i artritit që zakonisht prek nyjat e të dyja anëve të trupit, si duart, kyçet e duarve ose gjunjët. Kjo simetri ndihmon të dallohet artriti reumatoid nga llojet tjera të artritit.

Përveç që prek nyjat, artriti reumatoid mund të prekë më rrallë edhe lëkurën, sytë, mushkëritë, zemrën, gjakun ose nervat.

Kush preket nga artriti reumatoid?

Artriti reumatoid prek rreth 1 për qind të popullatës amerikane. Derisa kjo është dy deri në tre herë më e shprehur te femrat se te meshkujt, këta të fundit edhe pse më rrallë preken më ashpër nga kjo sëmundje. Kjo zakonisht paraqitet në moshë të mesme, megjithatë edhe fëmijët dhe të moshuarit po ashtu mund të preken nga artriti reumatoid.

Si e prek organizimin artriti reumatoid?

Kur sistemi jonë imun ndizet, qelizat imune migrojnë nga gjaku në nyja dhe indin rrethues të nyjave, që quhet sinovium. Qelizat imune atje prodhojnë substanca inflamuese. Rritja e numrit të qelizave dhe substancave inflamiese në nyja shkakton irritim, duke dëmtuar kërcin (materialin e butë që mbështjell fundin e kockave), dhe shkakton ënjtje dhe inflamacion të mbështjellësit të nyjës. Ky inflamacion bën që nyja të prodhojë lëng të tepruar.

Derisa kërci dëmtohet, hapësira në mes të eshtrave ngushtohet. Nëse sëmundja përkeqësohet, eshtrat mund të prekin njëri-tjetrin dhe të fërkohen duke shkaktuar dhimbje.

Derisa dëmtimi i mbështjellësit të nyjës zgjerohet dhe të prekë edhe ashtin e afërm, duke çuar në dëmtim të ashtit që referohet si erozion. Të gjitha këto faktorë bëjnë që nyja të bëhet shumë e dhimbshme, e shtangur dhe e nxehtë në prekje.


SHKAKTARثT

Shkaku i saktë i kësaj sëmundje nuk dihet. Por mendohet se artriti reumatoid vjen si kombinim i faktorëve gjenetik, ambiental dhe hormonal.

Artriti reumatoid është një sëmundje autoimune – që do të thotë se diçka e stimulon sistemin tonë mbrojtës të sulmojë nyjat dhe ndonjëherë edhe organet tjera. Disa teori mendojnë se mund të jetë ndonjë virus ose baktere e cila mund ta nxisë sistemin imun të shkaktojë sulm në nyja. Disa teori të tjera thonë se faktorë të ndryshëm, si pirja e duhanit, mund të çojnë në artrit reumatoid.

Hulumtuesit ende nuk e kanë përcaktuar saktësisht se çfarë roli luajnë gjenet në artritin reumatoid. Megjithatë, te disa njerëz duket se faktorët gjenetik (trashëgues) rrisin shanset e tyre për të zhvilluar artritin reumatoid. Kjo do të thotë se nëse njëri nga prindërit tuaj ka vuajtur nga artriti reumatoid, gjasat janë të mëdha që edhe ju të prekeni nga kjo sëmundje.


SIMPTOMAT

Simptomat kryesore të artritit reumatoid përfshijnë dhimbje dhe ënjtje në nyja, shtangie (veçanërisht në mëngjes ose pas qëndrimit ulur për një kohë të gjatë) si dhe lodhje. Nyjat që preken janë duart, kyçe e duarve, gjunjët (më së shumti) si dhe bërrylat, këmbët, dhe nyjat e këmbëve. Sëmundja zakonisht prek të dyja anët e trupit në të njëjtën kohë.

Artriti reumatoid prek secilin në mënyrë të ndryshme. Te disa, simptomat e nyjave zhvillohen gradualisht gjatë disa viteve. Te të tjerët artriti reumatoid mund të zhvillohet shpejt, derisa te një pjesë e njerëzve kjo sëmundje mund të paraqitet për një periudhë të kohës dhe pastaj të futet në një periudhë qetësie.


DIAGNOSTIKIMI

Nuk ka një mënyrë të vetme për të diagnostikuar artritin reumatoid. Mjeku zakonisht do të bëjë ekzaminime fizike dhe do të shikojë në nyjat tuaja për të kërkuar ënjtje dhe ndjeshmëri. Mjeku po ashtu do t’ju pyes juve për simptomat dhe shëndetin tuaj në të kaluarën. Ju mund të detyroheni të bëni analiza të gjakut, rrezatime-X dhe analiza të tjera për të gjetur nëse mund të jetë ndonjë shkaktar tjetër që nxit dhimbjet në nyjat tuaja.

Diagnostikimi i artritit reumatoid më së shpeshti bazohet në kombinimin e disa faktorëve, përfshirë:

Vendin specifik dhe simetrinë e nyjave të dhimbshme, veçanërisht nyjave të dorës;
~Praninë e shtangësisë në mëngjes;
~Praninë e gungave dhe ngritjeve nën lëkurë (gungat reumatike);
~Rezultatet e testimeve me reze X të cilat tregojnë praninë e artirit reumatoid;
~Rezultatet pozitive të testit të gjakut të quajtur faktori reumatoid.
~Shumica e njerëzve me artrit reumatoid, por jo të gjithë, kanë antitrupin “faktori reumatoid” në gjakun e tyre. (Faktorët reumatoid në fakt janë antitrupa të cilat lidhen për antitrupat tjerë). Faktori reumatoid ndonjëherë mund të jetë i pranishëm edhe te njërit të cilët nuk kanë artrit reumatoid. Edhe sëmundje të tjera mund të stimulojnë prodhimin e faktorit reumatoid në gjak. Andaj, diagnostikimi i kësaj sëmundje është i bazuar në kombinimin e abnormaliteteve të nyjave, si dhe në të dhënat laboratorike dhe jo vetëm në bazë të pranisë së faktorit reumatoid në gjak.

Një test i ri, më specifik, i gjakut që përcakton artritin reumatoid është analiza e antitrupit “cylic citrulline”, i quajtur anti-CCP. Kur del pozitiv, është e dhënë shumë bindëse për praninë e artritit reumatoide. Prania e antitrupave anti-CCP le të kuptohet se ka një tendencë për një formë më agresive të artritit reumatoid.

Njerëzit me artrit reumatoid mund të kenë anemi të lehtë. Analizat e gjakut po ashtu mund të zbulojnë një shkallë të lartë sedimentimi të eritrociteve ose nivele të larta të proteinës C-reaktive (CRP), që janë markerë të inflamacionit.

Disa njerëz me artrit reumatoid mund po ashtu të zhvillojnë një test pozitiv të antitrupit antinuklear (ANA). Ky test tregon për faktin se artriti reumatoid është një sëmundje autoimune dhe ndonjëherë mbulohet nga sëmundjet tjera autoimune.


TRAJTIMI

Ka shumë mënyra për ta mjekuar artritin reumatoid. Mjekimi përfshin barna, pushim dhe ushtrime, si dhe ndërhyrje kirurgjike për të korrigjuar dëmtimin e nyjave.

Lloji i mjekimit varet nga disa faktorë përfshirë moshën e personit, shëndetin e përgjithshëm, historinë mjekësore, dhe ashpërsinë e artritit.

Mjekimi me barna

Ka shumë barna të dedikuara për artritin reumatik, të cilat ulin dhimbjet, ënjtjet dhe inflamacionin në nyja. Disa prej atyre parandalojnë ose minimizojnë progresin e sëmundjes.

Barnat të cilat lehtësojnë simptomat e artritit (dhimbje, shtangien dhe ënjtjen e nyjave) përshijnë:

~Barnat analgjezike antiinflamatore si aspirina, ibuprofeni ose naprokseni.
~Lehtësuesit e jashtëm të dhimbjeve (që aplikohen drejt në lëkurë)
~Kortikosteroidet, si prednizoloni
~Qetësuesit e dhimbjes me natyrë narkotike.

Ka edhe shumë barna të fuqishme të quajtura barna antireumatike modifikuese të sëmundjes, të cilat përdoren për mjekimin e artritit reumatoid. Këto barna zakonisht funksionojnë duke interferuar ose duke frenuar sulmin e sistemit imun në nyja. Në këtë grup bëjnë pjesë:

~Plaquenil (një barë që përdoret për mjekimin e malaries)
~Supresorë të sistemit imun si metotreksat, azatioprin dhe ciclofosfamid
~Mjekimet biologjike, si Etanercept, Adalimumab, Infliximab, Abatacept, dhe Rituximab
~Barna të tjera si sulfasalazine dhe leflunomide.

Pushimi dhe ushtrimet

Një ekuilibër në mes të pushimit dhe ushtrimeve fizike, është i rëndësishëm për mjekimin e artritit reumatoid. Gjatë shpërthimit të inflamacionit (përkeqësimit të sëmundjes), është më së miri t’i pushoni nyjat të cilat janë të inflamuara. Kjo mund të arrihet përmes përdorimit të përkohshëm të shkopit ose rripave të nyjave.

Kur inflamacioni zvogëlohet, programet stërvitore janë të patjetërsueshme për të ruajtur fleksibilitetin e nyjave dhe për të formuar muskujt të cilat mbulojnë nyjat. Një varg i ushtrimeve duhet të bëhen rregullisht për të ruajtur lëvizshmërinë e nyjave.

Ndërhyrja kirurgjike

Ndërhyrja kirurgjike mund të jetë si opsion vetëm kur dëmtimi i nyjave i shkaktuar nga artriti reumatoid është bërë shumë i ashpër ose dhimbja nuk mund të kontrollohet me barna. Ndërhyrja kirurgjike ndihmon të rikthehet funksionimi i nyjave të dëmtuar.

A mund të shërohet artriti reumatoid?

Edhe pse ende nuk ka një shërim për artritin reumatoid, trajtimi i hershëm, agresiv është treguar efektiv për të ndihmuar parandalimin e përkeqësimit të sëmundjes.

/mjeku.net/
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Artrit Reumatoid !

OSTEOARTRITI

Osteoartriti – lloji më i përhapur i artirit - është një sëmundje e nyjave e cila më së shumti prek kërcin.

20130302133202109236.jpg


Kërci është indi i rrëshqitshëm të mbulon pjesën e fundit të secilës prej kockave të cilat bashkohen në një nyjë. Kërci i shëndetshëm i lejon eshtrat të rrëshqasin mbi njëri-tjetrin. Ai po ashtu ndihmon amortizimin e lëvizjeve tronditëse. Në rastin e osteoartritit, kërci që mbështjell fundin e kockave tuaja gradualisht zhvishet. Pa mbrojtjen e kërcit, kockat fillojnë të prekin njëra-tjetrën dhe ky fërkim mund të shkaktojë dhimbje dhe ënjtje. Me kalimin e kohës nyja mund ta humbë edhe formën normale. Po ashtu, mund të zhvillohen zgjatime të skajet e nyjës. Copëza të kockës ose kërcit mund të ndahen dhe të depërtojnë në brendi të hapësirës së nyjës, që shkakton edhe më shumë dhimbje dhe dëmtim.

Njerëzit me osteoartrit shpesh kanë dhimbje në nyja dhe bëjnë lëvizje të reduktuar. Ndryshe nga disa forma tjera të artritit, osteoartriti prek vetëm nyjat dhe jo organet e brendshme. Artriti reumatoid – lloji i dytë më i shpeshtë i artritit pas osteoartritit – prek edhe pjesët tjera të trupit, përveç nyjave.

Kush preket nga osteoartriti?

Osteoartriti është një sëmundje e cila prek më së shumti njerëzit e moshuar. Edhe moshat më të reja ndonjëherë mund të preken nga osteoartriti, kryesisht për shkak të lëndimit të nyjave.

اfarë e shkakton osteoartritin?

Osteoartriti zakonisht zhvillohet gradualisht me kalimin e kohës. Disa faktorë të rrezikut që mund të çojnë te kjo sëmundje janë:

~Të qenit i mbipeshë
~Mosha
~Lëndimet në nyja
~Nyjat të cilat nuk janë të formuara si duhet
~Defektet gjenetike në kërcin e nyjave
~Tensioni në nyja nga punë të caktuara dhe duke luajtur sport.

Si diagnostikohet osteoartriti?

Osteoartriti mund të prekë çdo nyje, por më së shumti i prek duart dhe nyjat që mbajnë pesha të mëdha si gjunjët, ijën (legenin) dhe unazat e shpinës. Osteoartriti zakonisht ndodh kur kërci dëmtohet ose degjenerohet me kalimin e moshës ose për shkak të përdorimit të tepruar. Për këtë arsye, osteoartriti ndonjëherë quhet edhe sëmundja degjenerative e nyjave.

Shenjat paralajmëruese të osteoartritit janë:

~Shtangia në një nyje pas ngritjes nga krevati ose pas qëndrimit ulur një kohë të gjatë;
~ثnjtja ose ndjeshmëria në një ose më shumë nyja;
~Ndjenjë e gërvishtjes ose zë i një ashti që fërkohet mbi një asht tjetër.
Asnjë test i vetëm nuk mund ta diagnostikojë osteoartritit. Shumica e mjekëve përdorin disa metoda të kombinuara për të diagnostikuar sëmundjen dhe për të përjashtuar problemet tjera. Metodat që përdoren për të diagnostikuar osteoartritin janë:

~Historia mjekësore
~Kontrolli fizik
~Rrezatimi X
~Teste të tjera si analizat e gjakut ose kontrolli i lëngjeve në nyja.

Si trajtohet osteoartriti?

Mjekët shpesh kombinojnë trajtimin që i përshtatet nevojave të pacientit, mënyrës së tij të jetesës dhe shëndetit që ai/ajo gëzon. Trajtimi i osteoartritit ka këto qëllime kryesore:

~Të përmirësojë funksionimin e nyjave
~Të mbajë peshën e shëndetshme (të duhur) të trupit
~Të kontrollojë dhimbjet
~Të sigurojë një mënyrë të shëndetshme jetese.

Trajtimi i osteoartritit mund të përfshijë këto metoda:

~Ushtrimet fizike
~Kontrollin e peshës
~Pushim dhe kujdes i nyjave
~Teknika të qetësimit të dhimbjeve pa përdorë barna
~Barna
~Terapi komplementare dhe alternative
~Operacion.

Kujdesi për veten dhe mënyra e shëndetshme e të jetuarit

Janë tre programe të cilat mund të ndihmojnë njerëzit të mësojnë për osteoartritin dhe për kujdesin për veten dhe për të përmirësuar shprehitë e tyre për një shëndet më të mirë.

~Programi edukativ i pacientëve
~Programi i vetë-menaxhimit të artirit
~Grupet mbështetëse të artritit.

Këto programe mësojnë njerëzit për osteoartritin dhe trajtimin e tij. Ato po ashtu kanë edhe dobi të tjera afatgjate. Njerëzit mësojnë:

~Të stërviten dhe qetësohen
~Të flasin me mjekët dhe kujdestarët tjerë shëndetësor
~Të zgjidhin problemet e tyre vetë.

Programi i vetë-menaxhimit të sëmundjes, u ndihmon njerëzve:

~Ta kuptojnë sëmundjen
~Ta ulin dhimbjen derisa qëndrojnë aktiv
~Të përballen me trupin, mendjen dhe emocionet
~Të kenë më shumë kontroll ndaj sëmundjes
~Të bëjnë jetë aktive dhe të pavarur.

Qasja e mirë ndaj shëndetit u ndihmon njerëzve të:

~Fokusohen në atë që mund të bëjnë, jo në atë që nuk mund ta bëjnë
~Fokusohen në fuqinë e tyre, jo në dobësitë
~T’i zbërthejnë aktivitetet në detyra më të vogla të cilat janë të lehtë për t’u menaxhuar
~Të ndërtojnë shprehi fitnesi dhe ushqimi të shëndetshëm
~Të zhvillojnë mënyra për të ulur dhe menaxhuar stresin
~Ekuilibrojnë pushimin me aktivitet
~Zhvillojnë sistem që u ndihmon të mbështeten në ndihmën e familjarëve, miqve dhe profesionistëve mjekësorë.

/mjeku.net/
 
Back
Top