Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Artistet dhe Shqiperia Etnike!

Shkruan: Adnan Abrashi

“Mund t’i ndërrojnë ligjet dhe fetë, por racën dhe gjuhën kurrë”,- ishte shprehur kështu dikur një dijetar i urtë i kohës. Pa dyshim, kjo maksimë e qëlluar, si më së miri mund t’i përshtatet edhe realitetit tonë shqiptar.
Jo moti, në qytetin e lashtë dhe të bukur të Prizrenit, për një vizitë miqësore, kishte ardhur muzikanti dhe rokeri i mirënjohur gjithëshqiptar, Bojken Lako. Ai, me këtë rast, gjatë një interviste për medie, në pyetjen e gazetares së një stacion lokal televiziv se, krahasuar me Shqipërinë, si po e ndjen veten këtu në Kosovë?
Përgjigja e tij ka qenë e thjeshtë, e shkurtë, domethënëse dhe tejet konkretë: Njëjtë! Nuk ka dallime, sepse edhe Kosova është Shqipëri!


Ashtu, pra! Të lumtë Bojken! Edhe Kosova është Shqipëri! Dhe, pa dyshim, nga të gjitha shtresat elite intelektuale të një shoqëria, krijuesit janë ata që përmes mënyrës të të shprehurit të tyre artistik, gjithnjë si kasnec të parë, i kanë paraprirë dhe i paraprinë denoncimit publik dhe artikulimit pa paragjykime të çdo shqetësimi dhe synimi kombëtar të një populli. Ndoshta, mund ta paramendosh një politikan në anën e kundër të këtij tabori, por kurrsesi një artist të madh dhe të mirëfilltë të një populli.
“Ngjanë të ketë edhe “krijues sistemi” që i shërbejnë politikave ditore”, - ka mundësi të më bëj vërejtje dikush me këtë rast, por unë assesi nuk do të pajtohem me të. Për mua “krijues sistemi” jenë vetëm disa mediokër të kohës dhe të rastit, të cilët, të nxitur nga lakmitë egocentrike për poste dhe avancime të shpejta dhe pa merita shoqërore, talentin e vetë të dyshimtë nga kjo fushe sublime të dijes, e sakrifikojnë si në një lojë të sigurt humbëse të bixhozit.
Në fakt, ata nuk janë artist por politikan dhe pjesë e politikave ditorë të cilat patjetër duhet të vdesin me kohë. Fatkeqësisht, këso “talenti” ka pasur dhe ka ende edhe tek ne si popull. Bile-bile, ka mjaftë sosh, por vetë fakti se sa ata janë të njohura apo shumë të panjohur, e vërteton edhe më bindshëm këtë tezë. Vetëm, krahasojeni, ju lutem, nivelin letrar të një qelbësire “shkrimtari” të sistemit, siç ishte, ta zëmë, Sinan Hasani, me emra personalitetesh të mëdhenj dhe të pavdekshëm të artit dhe krijimtarisë tonë të mirëfilltë kombëtare, karshi të cilëve me pietet të madh përkulen breza e breza gjeneratash !!
“Syri se sheh syrin, matanë hundës, zemra e sheh zemrën, matanë malit”, - është shprehur dikur kështu, kolosi ynë i letrave, Jakov Xoxa. E saktë, pa dyshim! Sepse, në mesin e trungut tonë të çarë në copëza, artisi i mirëfilltë nuk duhet të shoh ndërmjet: tela me gjemba, postblloqe, dogana... apo, atë marrëzi të ndarjes tonë qindvjeçare të quajtur KUFI. Në këtë ecje krijuese, ai kurrë nuk duhet llogaris se bënë kalim, por qarkullim. Një qarkullim aq të natyrshëm, mu sikur gjaku që lëviz lirshëm nëpër trup.
Ke talent? Letë është të bëhesh edhe artist i mirëfilltë Ke dyshime? Mjafton vetëm të qëndrosh një kohë në heshtje. I përqendruar me përsiatje në thellësinë e brendësisë së UNث-it tënd.; aty në skrofullën gjenetike të prototipave të tu...E , më pas, vetvetiu në koshiencën tënde si frymëzim, do të gufoj ai zë intuitiv mijëvjeçar i brezave si porosi: “Jemi tërësi e një lashtësie të thellë, biro, prandaj kurrë nuk mund të na ndaj kush?!” Ky zë i brendshëm duhet të jetë frymëzimi yt bazë jetësor, artist! Rruga jote e besimit dhe sakrificës , në të cilën kurrë gjatë krijimtarisë sate nuk duhet të dyshosh, poet!
Prandaj, zgjidhe shtegtimin e vërtetë, o gjaku im! Qarkullo lirshëm në trupin tënd, dhe pa hezitim!
Koha e revidimit të padrejtësisë, e eliminimit të frikës dhe hamendësisë, dhe, më në fund,.e dhënies vend të merituar këtij visarit më të çmuar të lashtësisë, si duket po na vije, krijues...!
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back