Artan Hoxha zbërthen piramidën: Ja kush janë grosistët e drogës në Shqipëri

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit në “Neës24” ka folur për skemën e re të organizimit të kultivimit dhe shitjes së kanabisit.

Hoxha tha se këto vite, që pas rënies së Lazaratit është vënë re sipas tij një strukturë komplet tjetër e kultivimit të kanabisit.

Ai shpjegon se ata që merren me kanabis ndahen në 5 shkallë kryesore. Kështu, Hoxha thotë se në krye të listës qëndrojnë ata që i cilëson si grosistë.

“Grosistët janë ata që njohin tregun, që kanë lidhje me jashtë dhe që e shesin jashtë kanabisin. Pra grosistët janë trafikantët që janë në krye të listës”, tha Hoxha.

Të dytët sipas tij janë financuesit. “Të dytët janë financuesit. Këta janë persona, kryesisht biznesmenë që kanë biznese legale, por që po dështojnë. Dhe këta, në vend që t’i çojnë paratë në banka i investojnë në kanabis”, tha Hoxha.

Të tretët sipas Hoxhës janë garantuesit e terrenit. “Këta janë deputetë, policë, gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë vendorë, të cilët garantojnë paprekshmërinë e vendit ku do të mbillet kanabisi”, tha Hoxha.

Pas tyre vijnë organizatorët, të cilët marrin paratë nga financuesit, gjejnë tokat ku do të mbillet kanabisi, gjejnë punëtorët dhe mjetet e punës, si edhe grupin e armatosur që do të ruajë parcelat.

Të fundit sipas Hoxhës janë punëtorët. Por Hoxha habit kur thotë se garantuesit dhe punëtorët janë ata që fitojnë nga kjo sipërmarrje, pasi ata paguhen që në fazën e mbjelljes dhe korrjes së kanabisit.

“Këta paguhen që në fillim, punëtorët paguhen psh në fund të çdo ditë. Kur droga kapet, humbin financuesit”, tha ai.

MApo.al
 
Titulli: Artan Hoxha zbërthen piramidën: Ja kush janë grosistët e drogës në Shqipëri

Mendoj se ka ardhur nje moment ku mjaft me teori konspiracioni dhe filozofi si ndahen neper kategori te ndryshme .
Si gazetar investigativ , i duhet te dali me emra dhe fakte konkrete....
 
Titulli: Artan Hoxha zbërthen piramidën: Ja kush janë grosistët e drogës në Shqipëri

Me emra konkrete te pervec ai flet vetem ne prokurori, nje gazetar investigativ duhet te kete shume kujdes kur permend emra pa pas fakte.

Mua ky Artani me pelqen, te gjitha gjerat qe thote jane mese te verteta duke e krahasuar dhe me burime te tjera informacioni qe kam.
 
Titulli: Artan Hoxha zbërthen piramidën: Ja kush janë grosistët e drogës në Shqipëri

Per aty e kisha ,atje ku ligji prevalon.
dalja neper emisione , dhe duke lene te nenkuptohen se jane ne dijeni te cdogjeje qe ndodh perreth dhe ne fund cdo gje humbet sapo sipari i shfaqjes se rradhes ulet.

Andaj them....mjaft me fjale, le te kalojne ne fakte dhe nese kane interes vertet te kontribuojne per mire ne kete vend!
 
Titulli: Artan Hoxha zbërthen piramidën: Ja kush janë grosistët e drogës në Shqipëri

Po mire keta trafikantet e parcelave, kaq trima jane sa nuk i ze frika fare nga Policet e Qeverise se Rilindjes?!

Ne qytetareve na ka hyre frika ne palce nga Qeveria e Policia, kurse keta trafikantet e droges, vijne e hapin parcela nen hunden e Qeverise e Policise!

Nje realitet kaq i madh i parcelave eshte e pamundur te mos jete ne radarin e politikaneve ne Shqiperi. Behet fjale per shuma kolosale parash dhe dihet mire qe ata jane te paret qe e ndjejne eren e lekut si hienat ate te kermes.

Darius
 
Titulli: Artan Hoxha zbërthen piramidën: Ja kush janë grosistët e drogës në Shqipëri

Mbas gjithe qeverive kane qene kriminele trafikante (shullaze me shoke) qe kane qene mbrapa tyre. Krimi dhe mafia kane lidhje me qeveritaret si keta qe jane ne pushtet dhe ata qe jane ne opozite. Prandaj nuk behet ky vend sepse bashkeqeverisin me krimin.
 
Titulli: Artan Hoxha zbërthen piramidën: Ja kush janë grosistët e drogës në Shqipëri

Ska nevoje te jesh gjeni, mjafton nje llogjike e thjeshte per nje realitet si Shqiperia. Aty ku ndodhet leku i madh, politikanet jane te perzjere deri ne gryke.

Permend dikush, keshtu jane te gjithe ne Shqiperi. Dhe pikerisht kjo eshte arsyeja pse une po i konsideroj *m*u*t njerin e kake tjetrin. (pervec "Atij")

Darius
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top