• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Artan Gjyzel Hasani

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Eshte mengjes...
Nganjëherë të qëllon të flesh me gratë e të tjerëve
e një tjetër me tënden kushedi…
por ti mos u merakos për atë shenjë kafshimi në gushën e saj…
as për emrin e panjohur që ajo rënkon në gjumë…
as të kujt ishin duart që përkëdhelën ata gjinj…
Ndonjë natë të qëllon të flesh me gratë e të tjerëve
e një tjetër me tënden kushedi…
por tani është mëngjez dhe ajo fle lakuriq shkujdesur pranë teje
me këmbën mbledhur siç të pëlqen ty…


#########################################

Te mosvdekshem...
Eja të vdesim për hir të këtij funerali kaq të bukur.
Nuk është rradha jonë,
por kjo s’ka rëndësi.
Eja…rast tjetër më të mirë nuk do të kemi.
Nuk sheh se kanë sjellë priftin më të mirë?
Nuk sheh që kanë sjellë buqetat më aromëmira?
Nuk sheh si shndrin dorëza e florinjtë e arkivolit të praruar?
Nuk sheh që kanë sjellë varrmihësit më me përvojë ?
Nuk sheh se çfarë dhe i shkriftë e i ngrohtë avullon anës gropës?
Nuk sheh se sa shumë njerëz kanë ardhur sot këtu për lamtumirën e fundit?

Nuk do derdhin asnjë lot për ne.
Por ti mos mendo keq për ta.
E si do të mundnin?
Një jetë të tërë jetojnë pranë varrezës.
E ne një jetë të tërë pranë tyre…

Eja të vdesim për hir të këtij funerali kaq të bukur.
Mosvdekja nuk është pavdekësi…
Eja…
nuk është rradha jonë
dhe nga mallkimi i tyre ndoshta rradha s’na vjen kurrë…
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

aliteRACION ekSPERiMEntal corpORAL

perëndojnë penelatat e pendimit mbi penis…
vagabond i vagullt i vaginës tënde muzgu…
përlotja loton lotë mbi të lodhurin iris
si mbi murgeshën e mbrëmjes murgu.

teksa buza përflaket e buzkuqin përbuz…
teksa goja jote (për)gojon kafshëzën time përsëri…
teksa gjuhët e çartura përçartjen përçojnë
trurit tim të trembur ku etur tretesh ti…
atëherë shtrydhet lulja…
luleshtrydhja çahet…kullon…pikon
spërkatur stërpik qerpikun pikë-pikë…
……………………………….
është ëndrra ime në syrin tënd…
mos ki frikë.

#################################

Vetëm për një natë
do të bëja dashuri me ty,
grua e tjetrit
që ti të mësoje
se sa shumë ndryshoj unë
nga ai i yti…
Vetëm për dy netë
do të bëja dashuri me ty,
grua e tjetrit
që ti të mësoje se sa pak ndryshoj unë
nga ai i yti…
Vetëm për tre netë
do të bëja dashuri me ty,
grua e tjetrit
që ti të mësoje
përjetë
se unë nuk ndryshoj fare
nga ai i yti….
………………….
Por ti i di të gjitha këto,
ndaj bëhesh e imja
vec për një natë.
 
  • Like
Reactions: Ivy

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

Kohë më parë ti grua e tjetrit,
fshehurazi…ëmbëlsisht fshehurazi,
bëre dashuri me mua
në krahët pa formë të ëndërrimit,
nën atë perëndim dielli mashtrimtar,
mbi atë krevat epshor “tuajin”,
ku unë i rastësishmi
u ndjeva fitimtar ndaj një kundërshtari të panjohur
mbi trupin tënd…
……………………………
Sot më shumë se kurrë,
ndjehem humbës,
një humbës me një kundërshtar të njohur-tët shoq
që cdo natë fshin gjurmët e fitores sime
mbi trupin tënd…
Me puthjen e tij indiferente,
me duart e tij të stërmësuara me format e tua joshëse,
me trupin e tij,
me organin e tij,
shkruan të plotë cdo natë
emrin e tij
A-T-J-E
ku unë në të rrallë
vetëm sa guxoj të hedh
një firmë të pakuptueshme…

###############################

Për ty grua u grinda
edhe me të dashurën time,
edhe pse me ty kurrë
s’jam grindur për të…
edhe pse për ty kurrë
s’i kam folur asaj …
edhe pse në xhelozitë e saj
ti kurrë nuk bën pjesë…
…………………….
Për ty grua sot u grinda
me të dashurën time
dhe veten pyes:
“ E c’mund të bëj tjetër për ty…? “
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

Pranë oxhakut këtë natë dimri
c’mendon,
c’kërkon?
Prej vitesh lule s’të dërgojnë.
As letra,
as puthje.
gungaci gjuhëprerë telefon
dhe
pasqyra,
mikeshë e vjetër
vazhdon
të flase gjuhën e saj,
alfabet thinjash,
rrudhash,
hiri,
shkretëtirës së gjinjve
pëshpëritur,
oazit tashmë të tharë,
qendër e trupit tënd
neveritur,
një zë,një mërmërimë
urëve të padjegura pritur.
Ah tingull i ri,
kush do të të shpikë ty,
kush do të të pëshpërisë
carcafëve të nëpërkëmbur,
pantoflave përmbys?
Kush do të rënkojë
djersitjes së shpirtit
heshtjen alarmante të këtij luksi të zi
kombinezionesh të qelqta,
relike e pavlerë
sirtarësh harruar,
sintetikë komode dritash të zbehta?!
Të hëngri kjo heshtje,
të bluajti,të griu
komfortit të kushtueshëm
si pluhur të shpërndau
e si dorë dembele
kurrë nuk të fshiu…
Qan,qan lotë të hidhur,
faqeve të bardha përmjerë,
me tymin e cigares
buzës së mbyllur
fosile puthjesh me pritjen përzjerë…
C’mendon,
c’kërkon?
Shkëlqim brilantesh duarve të tua,
masha e hekurt që me to lodron,
niset rrëmbimthi pasqyrës së vjetëruar
që sa pak fsheh,që sa shumë tregon…
Më pas…një krismë,
thërrime,thërrime,
pasqyrë e pagjuhë
s’do të flase më kurrë,
a thua je më e qetë,
grua e vetmuar,
oxhakun përpara…
hijen pas mbi mur…?
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

Ankthesh te embela mbuluar
demonesh tunduar
deshire e vonuar...
ndrin.
Epshesh turbulluese nginjur
deshire e thinjur
renkim i ngjirur...
ngrin.
Zgjimi makthplote
mengjezit te kote
kujtesen me lote...
ndez.
Prekur nga hije
ku drita me s'bie
ndricuar vetmie...
vdes.

############################

Neser trupi im do jete prane saj...,
por shpirti
do i vidhet zhurmes qe me fal ajo
dhe ne heshtje do rreshqase ne shtratin ku me pret ne vetmi......
do u arratiset fishekzjarreve te saj
dhe do behet drita e atij ylli qe do shohesh trishtueshem ti...
................... ................... ............ ................
Neser trupi im do te jete prane saj...
dhe shpirti im prane teje...
me mbaj...
me mbaj...
kam ikur prej... meje!
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

Ah sa do doja…
…udhën drejt së nesërmes ta humbas,
teksa çdo udhë e re më duket aq e njohur,
po aq sa e panjohur gjurma që lashë pas….


Arithmetikë për të rriturit...
Dashuria shumëzohet me caste...
mblidhet me muaj...zbritet me vite...
por...nuk pjestohet kurrë.


KOSTO
Jeta në një vit kushton ...365 ditë,
në një ditë....24 orë,
në një cast....një jetë të tërë.


Ligjet e dashurise...
I njoha...edhe pse nuk me njohen...
i mesova ngaqe i besova...
i shkela ngaqe...dashurova.


Metamorfoza...
Gjume mbi shtrat......gjume...
dhe ah... sa pergjumshem
"the bedroom" behet "badroom".
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

Deshmi...

Padashje kam dashuruar dashurine…
Me dashje…ty.

PESHPERIME...

E more peshperimen time aq shkujdesur
e me te thurre ulurimen tone
te heshtur.

Poçeri

Ah sa lehtesisht dheu behet balte
kur shirat bien te bollshem
mbi nje toke te thate...

Filozofia E Thjeshte E Njohjes...

Te njoha aq shume...
derisa nje mengjez te murme
e kuptova qe...NUK MUND te te njihja kurre.

Ekuacion...

Klonohem me dhimbjen dhe behen brenge
te djeshmet e neserme sot te mbetura peng...

Metafizika e shpirtit...

Te vdekurit ringjallen…te gjallet vdesin…
varrezat e shpirtit bosh kurre nuk mbesin!

Me dy vargje...

Me mire i brengosur per ty...brenga ime e vjeter....
se sa i kenaqur dhe i lumtur nga nje femer tjeter...

Gjendje...

Eklipset vallezojne me henat e heshtjes sime
nen nje muzike Kopernikesh te lodhur
mbi kete Udhe te kalldremte Qumeshti...
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

DARKA E FUNDIT e dialogut poetik....Stina e peste

vërtet…sa gjëra të çmendura bëmë
e sa të tjera na mbetën pa bërë...
shumë fjalë të ëmbla pëshpëritëm
e sa të tjera muzgjeve nuk i thamë...
sa prekje magjishëm ëndërruam
e sa mbeten për një tjetër herë...
sa puthje mërmëritëse morëm
e sa të tjera kurrë nuk i dhamë...

dhe ja ku jemi sonte
… në Darkën e Fundit…
në dukje gjakftohtë e të qetë…
lotët fshehur në grykë…
ti nga kryqe dhimbjesh zbritur
dhe unë, siç thua, Juda yt…

te vargu im pa semafor
ku heshtjet e të tjerëve
dikur aksidentoheshin lehte...
qëndrojmë sonte
gjykojmë…
kerkojmë…
mes kupës dhe lëngut cili paska vlerë…

unë dashurova me zemër, zemra ime,
me mendje ti…e mënçura ime ti…
por mendje dhe zemer
rrallë bëhen bashkë…
logjika pranë pasionit
dot kurrë nuk rri…

kërkova të bëheshe
pavendosmërisht
e imja
dhe piramidën e shpirtit
t’më drithëroje…
ta rrëzoje përdhe
gurë pas guri…
dhe nga e para ta rindërtoje…
por të kishe kujdes
mumjet që flinin aty…
dhe zërat që vinin nga shkretëtirat
ishin të dashurive
që më sollën te ty…
ishin…janë…
vendosmërisht të miat…

të më dashuroje siç isha…
mëkatar zjarresh rreshkur
s’munde, e mira ime, s’munde…

…………………………………………
fytyra e djallit gjithnjë është më e shëmtuar
se maskat që mbajmë veshur …


por kësaj Darke të Fundit
le të heshtim së bashku…
le të harrojmë…
të harrojmë premtimet e dhëna…
……………………………
nëse nesër diçka
përsëri do na bashkojë
do jenë fjalët e pathëna…


- The End -

( Tetor 2010)
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

PA SY JANE NJEREZIT…

…dhe pa fytyra...
pa duar…veç bërryle dhe supe
një kurriz të rrafshtë a gërmuq sipas rastit
ai që kemi pranë kujdeset të mos na prekë
lëkurëhollë jemi bërë sa nuk durojmë asgjë
veç hijes sonë dhe tatuazheve që mbajmë
si u bëmë kështu dhe kur?
rrugës shoh veç flokë dhe kufje
nuk ua shoh dot sytë trupave që ecin
në bulevard…miliona njerëz pa fytyra e këto pa sy
kanë frikë të të flasin, të të buzëqeshin kur je pranë,
jo nga sqima, krenaria, por nga tmerri
nëse u afrohesh edhe më shumë ke gabuar taktikisht
me kufjet në vesh dhe sytë në iphone
ëngjëlli shndrrohet në çast në bishë
është gati të të përpijë dhe nëse ndodh që ka sy
ata nxjerrin zjarr, jo poetik, por ferri
mbi thëngjinj shputash largohemi pa kthim
përpiqemi të mos vështrojmë atë që kemi përballë
të paprekshëm dhe të pavështrueshëm jemi bërë
më lehtë përballemi me një meteor,
se sa me një vështrim…

(28 Qershor, 2013)
©Artan Gjyzel Hasani
 
  • Like
Reactions: Ivy

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

BARDHESI

e bardhë shumë kjo ndërtesë
e bardhë si emri yt kjo sallë
i bardhë shpirti nën rënkimet
e bardhë kompresë e ftohtë mbi ballë
të bardhë carcafët dhe muret
si dikur fustanet dhe nuset
të bardha bluzat që kujdesen për ty
të bardhë pëllumbat në vegimet
e bardhë këmisha që mbulon trupin tënd
e bardhë si corapet që vishje në fëmijëri…
e bardhë dhe shpresa që po më lë
e zezë vec ajo që të pret…
........................................
nënë, ti dritë e jetës sime
shko dhe zbardhe dhe atë…

Vlore, 14 Qershor
©Artan Gjyzel Hasani
 
  • Like
Reactions: Ivy

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

DALTONIZEM NE TENTATIVE

e kaltër kjo pemë mbytur gjethe resh
i gjelbër shiu kur bjeshkës së syve derdhet
e zezë drit’ e hënës që thërmohet pas nesh
i verdhë gjak i diellit kur çan lëkurën tende
dhe në lojëra ngjyrash lodhet shikimi
në bebëz një zebër më ka ngrirë
idhnak qingji nën lëkurë hiene
qiell bëhet humnera ...
përrenjtë male
oh...lermëni rehat ...
humbi qëllimi...
............................................................
në Detin e Vdekur të shpirtit tim
me një rrjetë algash liqene të kuq do peshkoj ...


################################################

MORS POST MORTEM

ata të dy s’janë dhe ndjehem jetim
ndërsa prehen në qetësi
kanë mbetur veç shifra tejembanë
të tretat e tyre…të shtatat…
të dyzetat…viti…përvjetorët
me pesëdhjetë e dy vjetët e mi…

shëmtimi paska orën e vet të bukurisë
kur mendojmë se veç të tjerët kanë vdekur…
por qiparisi s’është eliksir
n’varrezë të vjetër vëmë lule ta rinojmë…
dhe e bëjmë më të vjetër
por tjetri s’është…as hirëplota…
kjo është vdekja dhe s’ka tjetër…
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

ESHTE DASHURI…

…kur merr frymë me mushkërinë e tjetrit
…kur loti i huaj faqes tënde rrjedh
…kur nata e tij të ndriçon mëngjesin
…kur ç’ka shpirti i tij vështrimi yt nxjerr…
…kur gjak’ i tij përflak zemrën tënde
…kur sytë e tu qerpikët e tij kanë
…kur prekja të vjen nga tingujt e një kënge
dhe duart e tua të tuat më s’janë…
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

Përvojë

Dy lloj femrash kam njohur në jetë...
dukeshin shumë, por ishin vec dy...
dy lloj femrash kam njohur në jetë:
të tjerat dhe... ty.
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

Nuk isha kurre "miku"...preferova të isha dashnor...
isha guri...jo myshku..."i dashur" në ndonjë rast kur me quajten
orkidet i lulëzova edhe mbi deborë
edhe kur ngrica mua vete pa mëshirë mimozat m'i vyshku...
Isha mëkatari që ty të rënqethte
pasqyrave të qiejve ku virgjëreshat krihen...
njëqind unaza larg biblës hedhur...
mëkatet e mija me virtyte blihen...
njëqind orgazma brenda teje kredhur...

(nga "Mekatari")
©Artan Gjyzel Hasani

###############################

cdo natë femra që zgjova te ti
arratisej nga gruaja që kish ai
dhe në shtratin tim ku flinte një tjetër
(ah kjo histori dashurie...sa bota e vjetër...)
me hapa të lehtë...të lehtë shumë...
më shfaqej si ëngjëll veç me buzëqeshje veshur
zhuritur në vesh më pëshpëriste...
" Zgjoju shpirt....erdha unë!"

(nga "Mekatari")
©Artan Gjyzel Hasani
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

Mëkati im është shpagim
për virtytin i tij të munguar
për heshtjen kumbuese kur pranë mumjes së tij qëndron shtrirë
për djersitjen e shpirtit tënd qe ai kurrë s'ta fshiu
por mbi qerpik të ëndrrës ta la si pështymë...
për ngazëllimin i tij kur me nje unazë të rreme te prangosi
e u bë i yti "burrë"...
për "burrërinë" e tij që femrën te ty vret çdo ditë
kur mbi mishin tënd jargavitet e buzët s' t'i puth kurrë...

Mëkati im është shpagimi që nuk duket,
por që ndihet flakërues në erë...
është semafori i kuq para te cilit duke sharë nëpër dhëmbë
ti Gabrielë ke ndaluar me mijëra herë...

(fragment nga "Mekatari")
©Artan Gjyzel Hasani

#################################

Të kithta cigaret që tymosim pafund
ndërsa lojë-nikotine në distancë luajmë...
kur unë e fik...ti e ndez atje larg...
dhe në të njëjtën tavëll i shuajmë...

por mos rri gjatë e trishtuar ...mos rri...
në ajrin që thith jam dhe unë...
Santa Klausin e shpirtit duarbosh mos e lërë...
rrahjet e zemrës në shpirt të boshatisur...
ti e di...jehojnë pak
edhe pse kumbojnë aq shumë...

(fragment nga "Mekatari")
©Artan Gjyzel Hasani

#########################################

DESTINY

pendimet e mia pafund...
dhe prapë trok’ i zemrës pafund...
ëndrra të abortuara dhunshëm
zgjime në momentin jo të duhur...
cka të tjerët e arritën lehtë
për mua ah sa mund...

fëmijë një natë vere yjet që binin doja t’i prisja…
dhe plot dëshirë duart zgjata unë..
prita një jetë sa duart m’u lodhën
e kurrë s’i kapa se ranë larg shumë…

të nesërmet e mia gjithnjë ishin pulëbardha
në detin blu më joshën të notoja larg shumë…
e kur pranë tyre arrita…sa pranë…ah sa prane…
s’ishte gjë tjetër vec e valëve shkumë…

vjeshtat e të tjerëve pranverave të mia hedhur...
udhëve aq të ndryshme mbi të njëjtin gur penguar…
rrudhosur këndet e syrit...vështrimi po ai…
dritarja ime në murin e gabuar…

në ëndrrën time gjithmonë i huaj…
kujtimeve të të tjerave harruar......
zgjimeve të pas epsheve përgjumur...
dëshirave krahëprera mohuar…
ferrparajsash gjithmonë i humbur...
sa orë..
sa ditë..
sa muaj...

ndoshta paska qenë vërtet e shkruar,
fluturimet të më mbaronin kaq shpejt…
po vallë përse o Zot u bë sic deshe Ti,
sa herë që bëra si c'desha vetë...?

(2000)
©Artan Gjyzel Hasani
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

GJYSHJA QE LUAN ME KUKULLA

po rrudhemi edhe ne, e dashur, por
plakur shumë gjyshja…nuk është më njeri
e kaloi atë prag…. do fluturojë në qiell
po bëhet perëndi…
ata që mban mend të gjithë vdekur
neveritur nga ç’ gjallë kanë mbetur
nën perdet që i duken si ujëvara
luan me kukulla imagjinare dhe u rrëfen përralla
“na ishte njëherë një syth e sythi u bë gjethe…”
(këtu gjyshja qan)
“degë që u bë trung
tani është rrënjë që s’rron dot pa dheun…”

***
“jam sythi yt”, më thua ti
e mua më vjen ndërmend përrall' e saj
dhe kam frikë se mos bëhesh gjethe
e nuk e di në’ do ketë kohë për trungje,
rrënjë
perëndi
e pastaj…
njëri vjeshta
era tjetri…
ah pastaj…pastaj…
©Artan Gjyzel Hasani

###########################################

DHE KESHTU PRA...

...gishtërinj në dorë të fatit jemi
duhemi ... urrehemi... njesoj qënka
dashuri bëjmë kur nuk grindemi
dhe kur s’vdesim dot me hir
në shenjë respekti na vrasin
se mungesa jonë i zbukuron
mes amëshimi në varr na shpien
me ringjallje na dënojnë kot
uniformë mortore dita...
por kur mbrëmja butë vjen
e dua rrobën që ti zhvesh
harruar më jepesh duke marrë
s’dimë çka ikën e ç’mbetet
Krishti ishte Kryqi apo ky Krisht
kush tjetrin mbajti a u mbajt
pa ditur cili zbret nga çfarë...

##############################

Gabrielë,e mban mend sa shumë më admiroje,
më deshe, më jepeshe, kur nuk më kuptoje...?

Ish koha kur unë të robëroja me lirinë time për të gabuar..
Pastaj erdhi heshtja...

Hyj sot në shpirtin tënd, Gabrielë dhe s'bëj dot autoportretin tim....
Pasqyrat tregojnë harta memece ku vështrimi im blu
sajon kontinente lumturie që kurre s'egzistuan...
oqeane të stuhishëm...tashmë të qetësuar...
nën ta Atlantidat e mia -brigje pa urë...

Po qiejt e mi, Gabrielë?
Ah...qiejt....
Qiejt s'shënohen nëpër harta kurrë...

(fragment nga "Mekatari")
©Artan Gjyzel Hasani

################################

JO RASTESISHT PERSERI...(nga libri "Erotika")

ndoshta do dashurojmë njëri-tjetrin përsëri
unë...një tjetër-UNE,
ti...një tjetër-TI
dhe udhët ku nuk shkelëm dikur kur mundeshim
dëshmitare hapash bëhen kushedi...

ndoshta një ditë unë bëhem pemë
dhe ti udhëtare e hijes së munguar,
ndoshta një ditë unë bëhem rrënjë
dhe ti lulja që do celesh shpenguar,
ndoshta një ditë ti bëhesh flakë
dhe une hiri që zjarrin puth,
ndoshta një ditë ti bëhesh fjalë
dhe une dridhje e tëndes buzë,
ndoshta një ditë bëhem vështrimi
i syrit tënd pa lotë,
ndoshta një ditë bëhem edhe ëndrra
e gjumit që ti po fle sot...

ndoshta do ridashurohemi një ditë kushedi
unë...
një tjetër-UNE,
ti...
një tjetër-TI,
dy të panjohur rasti,
por jo rastësisht përsëri...
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

MOTIVE PYLLI PER LEXUES TE DASHURUAR

në fijet e barit vesa mëngjesin ngjeth
kënga e njohur dëgjohet përsëri
pëshpërima drithmazi lëkund të brishtin gjeth'
lule të reja çelin aty ku kalove ti...

të ndjek, të ndjek, pyllit magjiplotë
vrapon...më fshihesh...pas trungjesh kokën nxjerr...
lozonjarja ime si asnjëra në botë
buzëqeshje tunduese shpërndarë nëpër erë...

të kap...ah...më ikën...pas teje ngas...
as dritë e diellit mes pemësh s'të arrin dot
të qeshurën tënde gjurmë e le nga pas
ëngjëllorja ime cilin djall ke për Zot...?

dikur të arrij dhe fort të pushtoj
me ty...për ty...në ty... rrokullisur
mbi belin tënd si gjethe lulëzojnë
duart e mia nga vjeshtat arratisur...

#################################

NJE NATE DIMRI NE TORONTO

është se ç'na është...është një qytet
ku zhurmat e rrugës një heshtje i tret...
dëborë..dëborë...një hap...dy...tri...
një tjetër pastaj...shëtttttttt...qetësi...
nuk është liqeni, por heshtja e Saj...
që mureve të ngurta u fal kaltërsi...

nëse të ndodh që rrugës duke ecur
të ndjesh marramendjen sikur qiejt ke prekur...
vazhdo rrugën tënde dhe qiellin mos vështro...
nuk ndodhi mrekullia...por thjeshtë...kaloi Ajo...

nëse në pub-in e lagjes ku trishtimin mbyt
papritur ndjen një shtrëngim në fyt...
mos u shqetëso...veç ndiz një cigare...
mes avujve të rumit të është shfaqur Ajo...

nëse kinezi kamerier të duket shumë i sjellshëm
nën tingujt e zezakut që pianos i thotë "këndo!"
asgjë nuk ka ndryshuar...bota mbetet e ashpër....
por dritëhijeve në mur thjeshtë t'u shfaq Ajo...

nëse rrugës natën vonë vështrimin e lodhur
mes shkëlqimit llamburitës një taksi ta pengon..
dy këmbët e bukura që shfaqen pastaj...
nuk janë trille dehjesh por janë këmbët e Saj...

nëse mes të ftohtit në parkun pa njeri
nën flokët e dëborës do të ndjesh ngrohtësi
alkoolin që pive mos e falendero...
dëborës së pashkelur ka kaluar Ajo...

nëse mes shtratit tënd ku të pret gruaja gjiplotë
nuk do të ndjesh dimrin...nuk do të kesh ftohtë...
nuk ndodhi magjia sonte me ju të dy...
por është kujtimi i Saj që epshet t’i bëri hi...

######################################

çfarë ishte nuk do të jetë më as atje
asgjëja e mbushur pjell çmendurinë…
kush digjet nga hiri nuk është i marrë…
njeriu është hija që hija pas lë…

por dje ishte nesër…e sotmja gjithnjë pret…
demoni është foshnja që harrojmë ta vëmë në gjumë…
flutura nuk është budallaqe
kur i afrohet një zjarri që nuk djeg…
çfarë ishte nuk ka qenë ndonjëherë…
ndonjëherë është gjithmonë…tani…dikur…
pellgjet thahen...jo narçisti...
qielli s'është ajër...por është lëkurë...

(nga "Misioni Paranoik")
©Artan Gjyzel Hasani

##################################

eja të na ndodhë diçka...
ta ndodhim nëse jo...

ose le të ndodhim të dy
nëse akoma s’kemi ndodhur
edhe pse ndodhur jemi në këtë shtëpi

eja se...
pa ndodhitë i zakonshëm bëhet burri
dhe femra bëhet grua
por ti nuk e di ...

(nga "LEHTESIA E PAPERBALLUESHME E NDODHISE")
©Artan Gjyzel Hasani
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

KOHE SHKEMBORE

jetojmë në kohë shkëmbore, e dashur
por poezia është shtëpia jonë e drunjtë
shtëpizë e brishtë me derën erëpishe
ku qukapikët e memories cukasin kujtime...
me dritare qielli dhe perde resh
e siguruar kundër zjarrit, por jo zjarrmisë...

ka një oxhak aty të vjetër shumë
nxjerr tym si oh pa rënkuar
është lot’ i drurëve që digjen prush
dhe ti përballë meje duke i lexuar
dicka karriges ku mungoj unë...

por jam brenda teje si heshtja në pyll
melodi pikuar në tercina
kur librin mbi gjunjët menduar mbyll
gjethe i bëhen lisit të shpirtit
sytë që më spërkasin me lëndina...

kam ikur...po eja dhe ti...
të ikim, them...të shpëtojmë...
lejlekët e mallit foletë do ngatërrojnë
aq lehtë kur më këtu s’do të jemi...
do rrëzohen vargjet e brenda do na zënë
e kohë të dorëzohemi nuk do kemi ...

######################################

HARMONI (nga libri "Erotika")

grua, le të thonë c’të duan fqinjët,
prindërit e tu dhe ata qe s’na duan të mirën…
vërtet prej kohësh nuk shohim njëri tjetrin në sy…
nuk vështrojmë në drejtim të njëjtë…
nuk i kemi ëndrrat njësoj…
nuk flemë në të njëjtin krevat…
nuk ndajmë më errësirën...
por
sidoqoftë…gjithësesi…edhe pse…pavarësisht…
nga ngjyra e martesës dhe nga aroma
ne mbetemi cifti më harmonik në botë:
nuk e ke vënë re që
e ndjejmë nevojën për sherr
në të njëjtën kohë a-k-o-m-a ?

#####################################

PER “MACKEN” TIME

Për ty, e dashura ime, do të bëja gjithshka
të gjithë yjet do t’ia vidhja qiellit
e kurrorë të zjarrtë mbi flokët do të t’i bëja…
pastaj do të të mbuloja me velin e natës
nga lotë hënash xheloze ndriçuar…
pastaj do t’i rrëmbeja gjumit më të bukurën ëndërr
jastëk për aromën e flokëve të tu…
do t’i vidhja mbrëmjen natës
qetësinë mbrëmjes
që ti të dëgjoje më mirë pëshpëritjet e zemrës sime…

pastaj…po pastaj?

pastaj do të të puthja lehtë lehtë
dhe do të të dërgoja në qiell
bashkë me yjet
lotët e hënës
dhe qetësinë e mbrëmjes
që ta ndrije më mirë vetminë time…

##################################

po ju? ku ishit ju?
ju që më kthyet kurrizin?

të shtunat që m’i vratë
i varrosa çdo të dielë
mos m’i vrisni të hënat,
lermëni të mbjell qiparisin…

dhe paskeni ardhur sonte të gjithë?

tani mund të vdes i qetë vetmie...
por nuk dua të vdes…i kam frikë lartësitë…
nga varri drejt e mbi ju do të bie...

(nga "Misioni Paranoik")
©Artan Gjyzel Hasani

############################

TE TY...

Neser trupi im do jete prane saj...,
por shpirti
do i vidhet zhurmes qe me fal ajo
dhe ne heshtje do rreshqase ne shtratin ku me pret ne vetmi......
do u arratiset fishekzjarreve te saj
dhe do behet drita e atij ylli qe do shohesh trishtueshem ti...
.................................................. ................
Neser trupi im do te jete prane saj...
dhe shpirti im prane teje...
me mbaj...
me mbaj...
kam ikur prej... meje!
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

JO RASTESISHT PERSERI...

ndoshta do dashurojmë njëri-tjetrin përsëri
unë...një tjetër-UNE,
ti...një tjetër-TI
dhe udhët ku nuk shkelëm dikur kur mundeshim
dëshmitare hapash bëhen kushedi...

ndoshta një ditë unë bëhem pemë
dhe ti udhëtare e hijes së munguar,
ndoshta një ditë unë bëhem rrënjë
dhe ti lulja që do celesh shpenguar,
ndoshta një ditë ti bëhesh flakë
dhe une hiri që zjarrin puth,
ndoshta një ditë ti bëhesh fjalë
dhe une dridhje e tëndes buzë,
ndoshta një ditë bëhem vështrimi
i syrit tënd pa lotë,
ndoshta një ditë bëhem edhe ëndrra
e gjumit që ti po fle sot...

ndoshta do ridashurohemi një ditë kushedi
unë...
një tjetër-UNE,
ti...
një tjetër-TI,
dy të panjohur rasti,
por jo rastësisht përsëri...
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

O Ma’!

nga qiparisat tashmë shiu ka rënë
mbi dheun mbuluar gjethesh malli
e dhëmbshur kur të quaja “nënë”
po aq e dashur kur të thërrisja “mami”...

sot s’kisha asgje për të të thënë
me vetmi na lagu shiu që ra
përhumbur mes thinjash më erdhi
si dikur të të thërras “O Ma’...”

#########################################

Poeti është ai që ka dashuruar
kur ti nuk mund të dashuroje përsëri
që ka falur atë që ti nuk e fale kurrë dot,
që ka tradhëtuar atë që nuk ke mundur të tradhëtosh ti...
që kur ti gajaseshe derdhi të rëndët lotë...
që s'u habit aspak kur memecët folën
që buzëqeshi dinjitoz mbi kryq...
që jetoi edhe kur e vranë
e kur e ringjallën i talli dhe vdiq...

(nga "Poeme e hapur nje kandidati per lexues")

###############################

BEJTE ELEGJIAKE PER PASIONIN

Në burgun me emrin Martesë
gardiani Moral vazhdimisht i dehur
nuk do t’ia dijë se në qelinë e Dashurisë
i burgosuri Pasion ka vdekur…

Në burgun me emrin Martesë
gardiani Moral këndon i dehur:
“Nga kjo qeli nuk del i gjallë,
por nuk del as kur ke vdekur…”
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

NUK E DI…

mbrëmë isha gati të lija në mes
koncertin e mrekullueshëm të Cohen
e të vija të ta tregoja ty….

kështu edhe dashuria…
nganjëherë e lëmë në mes
ngaqë është aq e bukur
plot dritë e jetë
sa duam t’ia falim dikujt tjetër
në marramendjen që na fal
shqetësimin e ëmbël që ajo na jep…

mbrëmë isha gati të lija në mes
koncertin e mrekullueshëm të Cohen
e të vija të ta tregoja ty….

por s’e di pse ndejta…
s’e di pse nuk erdha…
ndoshta se ishe duke më pritur…
ndoshta se s’ishe më aty…

################################

POEMA E PERاMIMIT

o ajër i pastinë i mbrëmjes
hidh sytë përreth dhe më trego për idiotët
dhe skizofrenët e jashtë mureve
për budallenjtë e lirë që shëtisin rrugës
për maskarenjtë, injorantët, dallkaukët, matrapazët,
pisanjosët dhe pisat, mashtruesit, delenxhinjtë,
hajdutët, zhvatësit, gënjeshtarët rreth e rrotull,
kafshët me fytyrë njeriu dhe bishat kostumveshura
ti e di sa të egër janë, pa dallim ****i dhe IQ-je...
a nuk u bënë pak si shumë? shumë u bënë
dhe më shumë janë...quhen turmë ose popull...
të gjithë njësoj vrastarë...të gatshëm të të këpusin fytin
të të hanë shpretkë e mëlçi…gjallë të të djegin…
njerëzit...o Zot… sa të egër janë
sa kohë që për ata ti je ai tjetri...

çka prindërit na dhanë dhe ajo që s’mundën...
morali dhe predikimet harruar janë,
humbur kanë si kënd i lojrave të fëmijërisë
ku s’çojmë më veten, por veç kujtimet...

kam njohur njerëz dikur të padëmshëm
që në xhungël të jetës u tjetërsuan
me ligësi, urrejtje dhe vrer u mbushën
keqardhje ndjeva që gjatë jetuan
kam njohur dhe të tjerë që veten vranë
kur e ndjenë se vrasës s’bëheshin dot...
një plumb vetes a një litar...

duhen zhdukur të gjithë, por janë shumë
s’i vras dot e as veten jo,
ah ti ajër i padurueshëm i mbrëmjes,
lermë …hiqmu sysh edhe ti…
ndryshe nga vdekjet e trishta të Rreshpjes
erdhi ora të më vrasin përsëri...
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

NATA E TE CMENDURIT

Natë. As zhurma, as zëra, as hapa, as drita. Qetësi e frikëshme ndricuar nga hëna. S'ka as njerëz, as qenër. As mërmëritje. As rënkime. Fryn vetëm pak erë. Erë që s'ndihet mbi tokë, por që duket lart në qiell.
Që ta kuptosh që ka erë duhet të jesh i vetëm, i shtrirë mbi një krevat të vjetër me carcafë të zhubrosur e të lerosur vende-vende me hi cigareje dhe me spermë, pranë një dritareje të hapur të një dhome të errët e të varfër.
S'mjafton vetëm kaq për të kuptuar që, sidoqoftë, në këtë univers të vdekur të kësaj nate, dicka lëviz. Që fryn pak erë.
Duhet që ajo copëz e vogël qielli që duket nga dritarja e hapur të shikohet nga dy sy, disi të pazakontë. Nëse drita e hënës do të ketë mirësinë të kalojë për pak caste mbi ata sy, lehtësisht do të dallohen vetullat e mbledhura me një rrudhë të thellë në mes që udhëheq poshtë drejt dy zgavrrave të errëta që përkohësisht banohen nga dy sy, cuditërisht të palëvizshëm, të vakur, a thua se kanë rënë padashur nga koka e një kufome që bënte udhëtimin e parë e të fundit për në qiell, nga hapësira drejt e në ato dy zgavra.
Por nëse drita e hënës do të qëndrojë edhe dicka më tepër mbi ata sy, ti do të bindesh që sytë i përkasin fytyrës së parruajtur të një krijese të dobët e leshatore që forca e zakonit na ka mësuar ta quajmë njeri. Kjo krijesë e dobët, si të gjithë njerëzit, që të shihet më qartë ka nevojë për shumë errësirë dhe pak, fare pak, dritë. Shpesh kjo dritë mund të jetë flaka e dobët e një qiriu, zjarrthi i një cakmaku apo drita e zbehtë e hënës.
Me pak më shumë vëmëndje do ta kuptosh që vështrimi i vakur i atyre syve cuditërisht nuk iu përket tashmë syve të fytyrës së parruajtur. Eshtë thjesht një vështrim që del nga dritarja e një dhome të errët, ku prej disa ditësh nuk hyn e del asnjë gjallesë, me përjashtim të disa myshkonjave të bezdisshme, si dhe të një lakuriqi të cmëndur nate që vetëm sa afrohet pak caste për t'u larguar menjëherë, si për të parë se në atë copëz të vogël të natës punët shkojnë mirë.
Asgjë s'u shpëton syve të kësaj dhome. As hëna, as yjet, as myshkonjat e as lakuriqi i natës. Megjithatë s'mjaftojnë vetëm ata dy sy për të kuptuar që sonte këtë natë, në këtë qetësi mrekullisht të zezë, dicka lëviz.
A nuk do të ishte më mirë që në qiell sytë të dallonin ca lëmshe të bardhë e të lehtë resh që ndoshta ishin edhe më parë aty, rreth hënës, të shpërndare në eter si ca thinja që nata i hoqi nga fytyra e hënës së zbehtë, por që qetësia mrekullisht e zezë i vuri tani më në pah?
Dy netë më parë sytë e lodhur nuk ishin drejtuar nga qielli. Ishin përqëndruar mbi dy sy të tjerë që fatalisht ishin drejtuar për nga hëna. Krijesa e dobët dhe leshatore e kish marrë me mënd që dy netë më parë se vështrimet e ardhëshme do t'ia falte krejt shkujdesur qiellit.
Ndoshta nuk ishte i pari njeri që po e shpërdoronte kaq zemërgjerësisht vështrimin. Fundja, atje lart, diku mes të zezëz së natës dhe bardhësisë së hënës ndoshta do të takohej me miliarda vështrime të tjera gri, të thinjur, të mbetur në hapësirë, mes qindra vitesh, si relike të një nate të vetme, të një nate të fundit,anonime.
Ai kish këmbëngulur që dy sytë e tjerë të ishin të tijtë e jo të natës qiellore, por më kot.
Qetësinë dhe vetminë e kësaj nate e kish ndjerë që dy netë më parë, kur i shtrirë mbi krevatin e vjetër e kish parë veten në shoqërinë mosmirënjohëse të një carcafi të zhubravitur të ca pellgjeve të vdekura sperme,si edhe të një krijese tjetër të dobët porsi ai, por flokëgjatë.
Flokëgjata kish mbetur e shtrirë pranë tij dhe carcafit të spermuar si mbeturina e fundit e dhjetëra puthjeve, luleve, lotëve, dashurive dhe tradhëtive, unazave e bizhuterive dhe duzinave të shumta prezervativësh që kishin mbushur natyrshëm netët e tyre.

Carcafi vazhdonte të qëndronte mënjanë, diku në fund të këmbëve, i nëpërkëmbur më keq se një letër higjienike, ndoshta i nëpërbythur, ndërsa pellgjet indiferente të spermës, pak nga pak, po shkonin në destinacionin e tyre si mjete fiziologjike dekoracioni të carcafit në fjalë.

Megjithatë një gjë e qetësonte krijesën e dobët. Vështrimi i tij, atje lart, ndodhej në shoqërinë, mesa dukej, të kënaqëshme, përderisa s'kishte ndonjë shenjë që ai të kthehej përsëri te dy zgavrat e pajeta. Ishte dicka e mahnitshme, nata, yjet dhe miliarda vështrime "one way ticket" që herë afroheshin me njëri-tjetrin, si kope të egra që lëronin qiellin e herë largoheshin të vetmuar si murgj qyqarë në portën e një manastiri të djegur.
Gjëra të tilla në tokë nuk të bëjnë shumë përshtypje, por sonte kishte ndodhur mrekullia pikërisht atje lart ku krijesat e dobëta dhe zvarranikët nuk arrijnë kurrë.

Me pak përpjekje në trurin e tij kaloi ideja që ndoshta retë s'ishin gjë tjetër vecse fosilet e vështrimeve anonime, të veshura aq magjishëm me pavdeksinë-dhuratë e kohës pa fillim e fund. Pas kësaj ideje vetja iu duk dicka më tepër se njeri. Këtë ai e kuptoi nga një ndjenjë turpi dhe ndrojtjeje që e kish përfshirë të tërin gjatë kohës që ideja po përshkonte trurin e tij, disi të mpirë gjatë kohëve të fundit pikërisht nga mungesa e ideve.
E kish ndjerë që meritonte dicka më shumë nga kjo natë lodhëse. Pas kaq kohësh kish kuptuar që në qënjen e tij të dobët dicka kish lëvizur. Truri i tij kish fituar cuditshëm aftësinë për të jetuar, më saktë,aftësinë për të mos vdekur.
Jeta e kish bindur shpesh krijesën e dobët leshatore për ngjashmërinë e aftesisë për të mos vdekur dhe aftësisë për të masturbuar, aq shumë saqë nganjëherë i ngatëronte këto dy nocione. Sa herë që kish dashur të jetonte, kish shtrydhur me duart e tij skeletore dhe me organin e tij të madh trupin e krijesës flokëgjatë. Sa herë që kish dashur të mos vdiste, të paktën të mos vdiste, kish masturbuar si një kufomë e gjallë, e në mos kish jetuar në ato caste mes agonisë së epshit, të paktën nuk kish vdekur.
Jeta sipas tij s'ishte gjë tjetër vecse një akt ****ual gjigand midis dy dëshirash, dëshirës për të jetuar dhe asaj për të mos vdekur, shpesh impotente si njëra, ashtu edhe tjetra.

Krijesa e dobët u bind edhe më shumë që në qiell frynte pak erë kur grumbujt e reve nisën të lëviznin, të bëheshin e të cbëheshin ngadalë...ngadalë...si një ëndërr që ndoshta e kish parë në fëmijërinë e tij, ndërsa e ëma ish përpjekur që thithi i gjirit të saj të derdhte qumështin e ëmbël në gojën e hapur e të etur për të thithur atë copëz jete që fillimisht mëma Natyrë ia kish falur bujarisht, për t'ia marrë pak nga pak në cdo të nesërme.
Qumësht i bardhë si retë.
Vështrimi i syve të tij nisi të largohej me shpejtësi nga zgavrat e vdekura drejt asaj tjetrës që lëvizte atje lart, drejt reve që magjishëm nisën të formonin forma të larmishme, aq më mrekullisht rrëmbenin atë vështrim. Pak nga pak dalloi në qiell format e bëshme të një trupi gruaje. Dalloi me lehtësi kokën, me flokët e gufuar, dy forma të mëdha në trajtë gjinjsh, madje me thitha të erektuar, barkun e fryrë, kofshët e plota dhe në qendër një boshllëk të errët qielli, ku mesa duket retë nuk e panë të arësyeshme të përzjeheshin. Cuditërisht pranë saj u shfaq edhe një siluetë e vockël, e bardhë që fare mirë mund ta merrje për një foshnje.
I mahnitur nga pamja e rrallë, krijesa e dobët dhe leshatore u përpoq të ngrihej e ta fotografonte, por shumë shpejt u kujtua që kamerën e kish marrë në ikjen e saj pa kthim krijesa flokëgjatë.
Prej disa castesh po ndiqte me sytë e cakërdisur lojën e reve me vështrimin e tij të lodhur.Tashmë foshnja po pinte gji në krahët prej resh të së ëmës.
"Nënë!"....pëshpëriti i hipnotizuar me vështrimin e ngulur aty ku bashkohej goja e vogël me thithin e spikatur të gjirit të fryrë. "Nënë!" dhe e ndjeu veten të vogël...të vogël, me një nevojë të papërballueshme për të qenë përsëri në krahët e ngrohtë të së ëmës, të zbulonte gjirin e saj, ta përkëdheltë pas tij fytyrën e parruajtur e të palarë e ta thithte si dikur majën e fortë, jo më duke qeshur i ngazëllyer, por duke qarë hidhur me lotë të rëndë burri...
Kish mbyllur sytë për pak caste. Kur i hapi përsëri pa që forma e dashur ishte zhdukur, ishte cbërë.
Filloi të luante përsëri me retë që krijuan para tij imazhe magjike të papërsëritshme delesh, kuajsh, anijesh, orësh, një profil hundëmadh që i solli ndërmënd postierin e lagjes, dy gjinj anonimë disi të varur, një karrige që shumë shpejt u shndërrua në një burrë që po dhiste. Dukej sikur jashteqitja do të binte drejt e mbi krevatin e tij, por për fat të mirë,era e zhvendosi bythën e tij për nga hëna. Përsëri u shfaqën dy gjinjtë e varur, këtë herë të vendosur në një trup të dobët sit ë krijesës flokëgjatë, por pa kokë. Ndoshta koka kish qenë jashtëqitja e burrit që era tashmë e kish hedhur aq bujarisht mbi fytyrën meite të hënës.
Vështrimi i krijesës së dobët e leshatore shëtiti në tërë format joshëse të flokëgjatës prej resh, për tu kthyer tek ai në formën e një eksitimi që ai e vuri re te organi i tij i madh që për pak caste nisi të rijetojë dhe të mbijetojë midis duarve skeletore, për të vazhduar një dridhje, një lëvizje totalisht e ndryshme nga ajo e reve, në një dëshirë për të mos vdekur e për të jetuar njëkohësisht që zgjati aq pak...ca caste...një ahhhhhhhhh... dhe për të mijtën herë carcafi i nëpërbythur pati fatin të zbukurohej me një lule më shumë.
Qetësia dukej se s'kishte ndërmënd të vetëvritej, ndërsa nata lodronte e vetëkënaqur pikërisht mbi parvazin e dritares së tij, në zonën asnjanëse midis dy dëshirave, aty ku patrullonin myshkonjat e bezdisshme dhe lakuriqi i qelbur i natës.
As tinguj...as zëra...as hapa. Asgjë.
Krijesa e dobët dhe leshatore u përpoq të ngrihej nga krevati rakitik, të lëvizte ca nëpër dhomën e varfër, si për t'i treguar qiellit se edhe këtu në tokë, pranë zvarranikëve, dicka lëviz kësaj nate. Pjesët e trupit nuk treguan as më të voglin interes në miratim të dëshirës së tij. U përpoq të ulurinte, por pa dobi (ndoshta dëshira për të jetuar i ish fikur).U përpoq të rënkonte,por më kot( të mosvdekurit kish filluar të mpiksej bashkë me njollat e spermës mbi carcafin e bukur).
Papritmas në dhomë kumboi e qeshura e tij. Sikur të kishin pasur mundësi të qeshnin, ashtu do të qeshnin vetëm mamuthët e plagosur nga shtiza primitive e ndonjë krijese të dobët.
Pas pak në fytyrën e parruajtur rreshqitën lotë të rëndë e të nxehtë dhe gulcet e një ngashërimi të llahtarshëm, si të një foshnjeje-përbindësh, mbushën dhomën dhe dolën jashtë nga dritarja e hapur, derisa u shuan ngadalë...ngadalë...pa arritur të prishnin qetësinë e zezë të ndricuar aq mizorisht nga hëna dhe nga imazhi prej resh i gruas me gjinj të varur që tashmë ishte cbërë në një grumbull të bardhë...fare pa formë që në lëvizjen e vet qorre mbulonte herë hënën e herë yjet e heshtur...

(Athine, tetor,1995)
©artangjyzelhasani
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

më e tmerrshmja e të gjitha urive e dashurisë është
kur s’ka tjetër për të ngrëne e vetveten tret
dashuria ha dashnorët e shndrruar në kanibalë ...
pa lotë qan fatin e vet....ashtu në heshtje ngadalë
noton...mbush...derdhet...në kupën e të tjerëve
mbytet e vetmuar në kupën e saj...

(nga "Lehtesia e paperballueshme e dashurise")

######################################

PERKUNDJE

kur ikin demonët e mbetem vetëm
çka ngelet nga unë mbi ty rrëzohet
në mijëra copëza një burrë thërrmohet
ti i mbledh dhe i bën prapë unë
më merr mbi gjunjë dhe më tund
jam fëmija me fytyrë të parruar
foshnja jote mjekërthinjur
qe ke harruar ta vësh në gjumë
më përkëdhel e shtrëngon në gji
por duart djegin, ndaj dhe prekja...
ngecur vetëtimat në kangjellat e syve
si yjet e zjarrtë në qerpikët e qiellit
kur nata bëhet hije dhe prandaj dritëhija...
djep dhe varr prehëri yt
ku përkundjesh hutohet vdekja...

(4 Shtator, 2013)

##############################

PRUSHI I FUNDIT (nga libri "Mekatari")

me shumë mundim e ndezëm dhe qymyrin
barbekjuja është gati…jemi në piknik…
do piqen gjërat dhe pas pak do hamë
do bëjmë shaka...do shkrihemi së qeshuri
do pimë dhe birrë nganjëçik…
e pastaj do më rrëfesh kur ishe e vogël
që zjarre te ndizje te pëlqente…
sypërlotur tymit i fryje…
flakës i gëzoheshe… lumturoheshe
teksa krande mblidhje zabeleve
hareja bubulake përflakte
netët plot yje pranvere…

e unë buzën do vë në gaz
do ndez një cigare…edhe një tjetër…
e në mendime do bie më pas
dhe nuk do të të them se
sa shumë më trishton ndezja e zjarrit…
vdekja e flakëve në përcëllim
çdo zjarr që dikur ndizja shkujdesur,
shuante diçka në shpirtin tim…

dhe nuk do të të them se
s’më dëshpëron hiri i zjarreve të shkuar
por prushi që dimrit digjet në mangall
teksa e shoh të shuhet…të shuhet
e flakën të gëlltisë ngadalë
zvogëlohet…plaket…rrudhet
ashtu… dritëmekur jep shpirt
ashtu…në heshtje…pa fjalë
e nxitoj të shuhem para tij
e të shkoj i ngrohtë në atë botë
a ndoshta të shuhem bashkë me të…
ta rindez më s'mundem dot…
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

EPPUR SI MUOVE... (nga libri "Mekatari")

e megjithatë ajo lëviz…lëviz brenda teje
në gjinjtë që ti prek…në barkun që përkëdhel
në venusin tënd ku jugë e ngrohtë fryn
të turbullon…të huton…fryma të merret...
dhe e imja bëhesh pa e ditur as vetë…

e megjithatë ajo lëviz…lëviz brenda teje
ëmbël të trullos…nektar…dehje…
dritë në sy bëhet…regëtimë…
buzëqeshje…dridhje e buzëve…
vështrimi im që qerpikëve të tu digjet
si heretiku mbi turrën e druve…

e megjithatë ajo lëviz…lëviz brenda teje
të përflak…epshet t’i përndez si natë gushti…
edhe kur eklipset e diellit tim
me hënat e heshtjes tënde vallëzojnë
melodi Kopernikësh të lodhur
mbi Udhë të kalldrëmta Qumështi...

e megjithatë ajo lëviz…lëviz brenda teje
në ata sy qe nuk i shoh...
në akujt që kanë zënë të të shkrijne sqetullave ...gjinjve të brishtë
ku manushaqet e puthjes sime vesë malli pikojnë …
nën ata flokë ku dimërojnë pranverat e tua...
lëndinë për këmbën e vockël dhe hapat e fshehtë të vështrimit tënd
mendimi im bëhet
e ti
përditshmëria e një malli të paralajmëruar...

e megjithatë ajo lëviz mëngjeseve të tua
kur ndërsa dhëmbet lan në pasqyrë kërkon sytë e mi...
mesditës tënde kur në tryezën e drekës vë gabimisht një pjatë më shumë...
mbrëmjes tënde kur muzgun e heshtur për mua pyet ti...
të gjitha netëve të tua kur mëngjesi...mesdita...mbrëmja....
pashmangshmërisht bëhen unë…

e megjithatë ajo lëviz…lëviz brenda teje
edhe kur të duket sikur më harron e neveritur
nga zemërimet dhe mëritë...dyshimet dhe mosbesimet…
edhe kur buzëqeshjen ngrin buzëve të mia
ndërsa me pinguinët e kokëfortësisë tënde
padashur më shndron në Anktarktidë...

e megjithatë ajo lëviz…lëviz brenda teje
edhe pse mëngjeset tona tashmë nuk takohen…
as netët...as muzgjet që pikojnë pikëlllim…
lëviz brenda teje kur me spërkatje vargjesh
ëndrrën që kam parë të pëshpëris
dhe ti si mbrëmja magjishëm…përtej oqeanit
fshehurazi fle zgjimin tim...
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

Ah sa do doja…

…udhën drejt së nesërmes ta humbas,
teksa çdo udhë e re më duket aq e njohur,
po aq sa e panjohur gjurma që lashë pas….



Dilemë vjeshte

një gjethe bie përdhe.
dhëmb pema
apo dheu dhëmb...?
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

CIKLI... (nga libri "Erotika")

ankthesh mbuluar
demonësh tunduar
dëshirë e vonuar
ndrin

epshesh nginjur
ëndje e thinjur
rënkim i ngjirur
ngrin

zgjimi makthplotë
mëngjesit të kotë
kujtesën me lotë
ndez

prekur nga hije
ku drita më s'bie
ndricuar vetmie
vdes

#############################

E LODHSHME, POR…

e lodhshme të jesh moshatare me ëndrrën
kur më e vjetra e të gjithave është ajo që s’vjen në jetë...
ndaj si njerëzit që me fatin pajtohen
a me tjetrin në rastin më të keq
fshihe dhe ti ëndrrën e qelqtë nëse e madhe atij i rri
dhe para se shputa e përbaltur ta shkelmojë e ta shkelë
pas yjeve përplase...le të thyhet në qiell...
atje ku dikur banonit të dy…

asgjë e veçantë nuk do ndodhë...më beso...
në gushë të natës prapë Udh’ e Qumështit varur
kajmak gastaresh spërkatur gjinjtë e saj
e teksa shiu i ftohtë i kristaleve të tua
çka mbeti prej tij do të lagë
harroje dhe një emër të ri për Zotin kërko…

###################################
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

lërmëni ta thith deri në fund cigaren time
se nuk e tymos për ju, Krijesa të Kotësisë…
nuk ua shkund hirin në veshët e shurdhër
nuk e fik prushin e saj mbi sytë tuaj të verbër…
tymi i saj kurrë nuk do t’jua bëjë gri ëndërrat tuaja pa ngjyrë
ku zgjimet janë të harruara…
lermëni ta thith deri në fund cigaren time
të vetmen gjë të kësaj bote që digjet vec për mua ,
të vetmen që ju kurrë s’mund të m’a dhunoni, përdhunoni, tjetërsoni
në pamundësinë tuaj mjerane për ta bërë atë cigaren e fundit
të një të dëshpëruari në kohët tuaja të gëzuara…

(fragment nga "CIGARENGRENJA IME", 1988)

############################################

KOSOVES

Hirushe fatkeqe...
më fatkeqe se e përrallës!
Këpucët e njerkës gjithmonë të vogla,
të mëmës së rraskapitur të grisura
bërë pis me baltë...
Princi ekziston vec në përralla.
Duhet ecur, Hirushja ime,
duhet ecur
Z B A TH U R
Jo gjithmonë këpucët e reja sjellin fat...

#################################

MURET

nuk di c’më ndez kur veten tymos
hi bëhem e s’di c’më shkund
si cigarja pas seksit i përfolur
buzëve të muzgut fikem…

natën vetmia ime nuk ka mure,
ndaj s’kam ku ta përplas e ta thyej
dëshpërimin tim,
këtë shishe të boshatisur uiski,
parfumi
farmaku…
por ditën pranë meje shfaqesh ti,
ti njeri i vogël që më bën thërrime…
mur i detyrueshëm i dëshpërimit tim,
fshesar vullnetar qelqesh të thyera,
koleksionist i përjetshëm i vetmisë sime…
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

E AVULLT
rri si ç’je…mos ndrysho…
edhe nëse kjo gjë kërkon shumë mund…
femra në gjendje natyrore është avull
e ngrohtë
e pakapshme
eterike
rri e avullt, vajzë,
larg akujve
dhe njerëzve të ftohtë…
larg njerëzve pa kujtime…
perndryshe
do të të kondensojnë
pikë
pikë
pikuar
alkool nga ty do nxjerrin
do të të pinë
do të dehen me ty
derisa të të vjellin…
pikë
pikë
pikuar
në bulëz parfumi do të të shndrrojnë
do të të mbyllin në një shishe
dhe vetminë e tyre do spërkasin
sa herë që të kenë nevojë…
……………………………………...
brenda kafkave bosh
do të të bënin kujtimin e tyre të vetëm
dhe e vetme atje do të ngrije...

Artan Gjyzel Hasani
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

IKJEARDHJE

sa herë që vjen e ikur je…
u lodha nga pyjet, yjet e lëndinat
malet e fushat, përrenjtë dhe kodrinat
qiejt e kubetë, aurorat magjepëse
lotët e dënesat… fjalët rrënqethëse

të kam e s’të kam e s'jemi ç'pandehim
vallë ç'të ngroh më shumë
prekja e duarve a ëndërrimet
flaka n’ajri a prushi te mangalli?
…………………………………………….
hapësirë të fala të më harrosh
se edhe kujtimet…
kohë jepmë të më mungosh
se edhe malli …
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Artan Gjyzel Hasani

ika…
po të lë…
atje poshtë është qyteti,
vendi ku njerëzit jetojnë të vetmuar bashkarisht…
vendi ku njerëzit varrosen së bashku të vetmuar…
vendi ku ne të dy vetmojmë të mallkuar
në krahë të njëri -tjetrit pambarimisht…
ika…
po të lë…
atje poshtë është qyteti
dhe më tutje s’ka asgjë…
(fragment nga "Ika")
Artan Gjyzel Hasani
 
Top