![artan-didi-1-300x222.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.gazetatema.net%2Fweb%2Fwp-content%2Fuploads%2F2013%2F10%2Fartan-didi-1-300x222.jpg&hash=5aafd03b56f5bb13f1baa2a063f48607)
Artan Didi, 50 vjeç, do jetë drejtori i ri i Policisë së Shtetit.
Didi ka lindur në Tepelenë dhe e ka nisur karrierën në vitin e vështirë 1997.
Ka qenë drejtues i repartit të forcave speciale RENEA deri në vitin 2000.
Më pas ka drejtuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Në vitin 2005 doli në lirim.
Pasi nisi një biznes privat, i doli lotaria amerikane dhe emigroi bashkë me familjen në këtë vend.
Aty ka marrë Kartën Jeshile.
Didi është plagosur rëndë gjatë një operacioni për kapjen e një të kërkuari për terrorizëm në Tiranë.
Bëhet fjalë për operacionin për arrestimin e arabo- egjiptianit Muhamed Omar Al- Said.
Ngjarja ndodhi më 24 tetor të vitit 1998, raporton Panorama.
Didi u nis bashkë me 40 trupa të RENEA-s për këtë operacion.
Por Al- Said nuk dorëzohej i gjallë.
Ai kishte përshtatur një lavatriçe për t’u fshehur.
Qentë nuk e pikasën, por ishin aparaturat e përgjimit që zbuluan vendndodhjen e tij.
Ai nisi që të qëllonte, por dy efektivë të RENEA-s e vranë.
Artan Didi shpëtoi mrekullisht, pasi plumbi e goditi në gjoks dhe i dëmtoi organet.
Pas ngjarjeve të 14 shtatorit 1998, ai ishte i pari që doli në patrullim në Tiranë me mjetin e tij./ep//TemaOnline