Arta Marku betohet si Kryeprokurore e përkohshme

Guest2

Antarë i Respektuar
aearamamaraku.jpg

Arta Marku ka bërë në Kuvend betimin si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.

Pas leximit të formulës së betimit nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, Marku u shpreh “Betohem!”, mes tensionesh në sallë me deputetët e opozitës.
Mazhoranca votoi me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim Arta Markun kryeprokurore të përkohshme.
Votimi është realizuar nën protestën e deputetëve të mazhorancës, që hodhën në seancë edhe tymuese.
Menjëherë pas kësaj, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla kërkoi shtyrjen e seancës për votimet e tjera të rendit të ditës.
Gramoz Ruçi ndërpreu seancën, e cila pritet të rifillojë me kryeprokuroren e re që duhet të kryejë betimin.
Ndërkohë, jashtë Parlamentit protestuesit e opozitës u përleshën me policinë. Dy persona u lënduan si pasojë e përplasjeve.
Top Channel
 
Jemi ne lufte ne kohe paqe!

Gjynah ata njerez qe i kane sjelle nga ana javes per interesa te tyre, pa ktyre bomben e kane pak!
 
Ta gezoni ...lool

Me beri pershtypje kjo permbledhja qesharake , rreth saj :

Arta Marku posedon një pasuri modeste pasi banon në një apartament 55 metra katror, por me marrjen e një kredie së bashku me bashkëshortin kanë blerë edhe një apartament tjetër në vitin 2007.

Ps... Tymuese ne parlament ? Hajde shtet me klleqe hajde.
 
Redaktimi i fundit:
Opozita bllokon foltoren, Basha: Po bëheni gati për grusht shteti

perplasja_ne_kuvend.jpg


Ndërkohë që protesta ka vazhduar para parlamentit, Kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi ka hapur seancën plenare. Basha i cili e mori fjalën i pari nga opozita i kërkoi mazhorancës mos të votojë zgjedhjen e kryeprokurorit pasi sipas tij Kushtetuta e ndalon të zgjedhë një forcë e vetme kryeprokurorin.

“Sot është një ndër ditët më dramatike dhe të rënda për demokracinë 27-vjeçare, një ndër ditët më të rënda për shqiptarët. Në dhunim flagrant të Kushtetutës mazhoranca po tenton të kap prokurorin, – tha Basha. – Në mënyrë tinëzare po bëheni gati për një grushtë shteti. Kushtetuta e Shqipërisë dhe reforma e drejtësisë ja ndalon një force politike emërimin e një kryeprokurori. Të hiqni duart nga pushteti i drejtësisë. Por ju jeni të vendosur për të shkelur Kushtetutën për të mbrojtur pasurit tuaja, Ju kërkojë në emër të Kushtetutës të tërhiqeni, bindeni popullit ose mbani pasojat” – tha Basha.

Ndërkohë që Lulzim Basha ka përfunduar fjalën në Kuvend pas tij ka kërkuar fjalën edhe deputeti i PD-së Sali Berisha, por kjo gjë nuk është lejuar nga kryeparlamentari Ruçi. Në foltoren e parlamentit ka pasur edhe konfrontime dhe përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe gardës.

Ndërkohë, forca të shumta policie janë vendosur para Kuvendit për të shmangur incidentet e mundshme.

Mazhoranca ka paralajmëruar hedhjen në votim të tre emrave për postin e kryeprokurorit të përkohshëm. Kandidaturat janë Ferdinand Elezi, Arta Marku dhe Ermira Tafani, të vetmit që sipas Komisionit të Ligjeve plotësonin kriteret nga 7 kandidatët fillestarë.


(gazeta-Shqip.com)
 
Tani Rama u be dhe Prokuror i Pergjithshem. Se shpejti edhe KryeGjykates.

Kur ka gjetur nje popull budalla, mire na e ben.

Darius
 
Fakti qe opozita u ngrit pa nje argument bindes , me ben te dyshoj fort se koha e maskarenjve vertet po tronditet!
Shpresoj qe kjo zonja te dale mbi opozite e maxhorance e ti japi ketij populli me ne fund ate qe i takon!
 
Ata deputet atje jane deri ne fyt te gjithe dhe as nuk besoj 1 fije tek drejtrsia absolute e qeverise sone ama qe do e hane ca do e hane besoj.

P.s. nuk e kuptoj cfitonte opozita kur i hodhi tym kryprokurores. Se marr vesh. A nuk vuri mend luli qe nuk fito gje nga protrstat e tij? Lol
 
Arben Rakipi, Ina Rama, Dhori Sollaku etj kryeprokurore te zgjedhur nga Sali Berisha dhe qeveria e tij. Po aq te sulmuar nga ai kur donin te benin ligjin e jo maliqin.

Fasadat e ketyre palo drejtuesish te shtetit tone...hahaha patetike.

Pyetje - mbaroi se ndertuari burgu VIP? Hajde kemben e mbare pacin e marrcin tere llojin e qelbur me vete!!
 
Menyra si u zgjodh me ben optimist, besoj e servirur nga LU ne tavoline dhe do i sherbeje Interesave Amerikane se pari dhe Shqiptareve. (Do ishte e bukur sikur t'i sherbente vetem Shqiptareve por ja qe s'duan shtet keto njerez por duan te han 8 vjet njeri 8 tjetri)
 
Hajde ta gezojme dhe ja pafshi hajrit tani e tutje Ed Rames qe eshte bere diktatori i fundit ne Shqiperi.
 
Ore rendesi ka qe u zgjodh presidenti i mire, pa keta te tjeret me poshte nuk kane shume rendesi.
Po pate president te forte, ke dhe shtet te forte.
 
Jane dy vllezer qe godasin me kocke njeri-tjetrin, shkaku se dikush hengri me shume dhe dikush me pak.

Keta jane ti mbledhesh te gjithe dhe ti shesesh per kanace qe nga Meta e deri tek lamashi i fundit. Nuk jane te afte te krijojn shtet per shqiperine kemi ren aq poshte sa duhet te nderhyjne te huajt te na tregojne si duhet ta respektojme popullin shqiptar.
 
11 vjet me pare Ilir Meta sulmon Xhozin

[video=youtube;lJyN-Ovkc7M]https://www.youtube.com/watch?v=lJyN-Ovkc7M[/video]

Pas 11 vjetesh te njejten veper e perserit e shoqja, kundrejt kryeminstrit....

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Genet therresin :P
 
Nuk arrini te kuptoni qe Rama, mund te hetoje cdo shqiptar qe do, pa i marre leje fare prokurorise.

Edhe organin e akuzes e mori ne duar.
Edhe policine e ka ne duar.

Keshtu po, po shkojme te sigurt drejt Enveristanit!

Darius
 
Nuk arrini te kuptoni qe Rama, mund te hetoje cdo shqiptar qe do, pa i marre leje fare prokurorise.

Edhe organin e akuzes e mori ne duar.
Edhe policine e ka ne duar.

Keshtu po, po shkojme te sigurt drejt Enveristanit!

Darius

e o mire se sala ka 27 vite qe na heton , per aq kohe sa populli ska lidhje me drejtesine , kokat henkshin!
 
Mos mthoni qe Prokuroret e shkuar kan qene te Pavarur.

Ndoshta Ina Rama e kishte nje grimce drejtesi por si ve faj se ishte nen prrsion te perbindeshave. Po ky Dhalli e boni si Vatikani dikur, qe shiste me demek shfajsimin nga mekatet.
 
Back
Top