Arsenali ruan hapin!

Erblinaa

Anëtar i ri
Arsenali ruan hapin
Siç bëri Manchesteri dhe Chelsea, edhe topçinjtë e Arsenalit i kanë lënë për në minutat e fundit të ndeshjes golat të cilët i sollën fitoren prej 3-1 ndaj Hull Cityt.
Të zgjedhurit e Arsene Wenger kaluan në epërsi pas gjysmë ore lojë, me anë të një goli të shënuar me kokë nga Adebayor, pas një harkimi nga këndi të Van Persiet.

Por, pjesa e dytë nuk ishte aq e këndshme për mysafirët me vendasit që filluan të kundërpërgjigjën e që rezultoi me golin e barazimit. Pas një aksioni të mysafirëve, Bernard Mendy harkoi për të gjetur saktësisht kokën e Daniel Cousin (65’).

Por, inkuadrimi i Bendtner ishte sërish me fat për Wengerin. Pas një loje të mirë të Van Persiet, ishte francezi Samir Nasri që shënoi nga afërsia, tetë minuta para fudnit të ndeshjes.

Rezultatin e vulosi pikërisht Bendtner tre minuta para fundit të kohës së rregullt. Sulmuesi danez shënoi pas një asistimi nga Van Persie, i cili megjithatë u duk se ishte jashtë loje.

Me këtë fitore Arsenali vazhdon të qëndrojë në pozitën e pestë me 41 pikë, duke ruajtur hapin në krahasim me vendin e katërt ku gjendet Aton Villa me tri pikë më shumë.






/telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top