Arrin në 6 numri i viktimave nga virusi AH1N1 në Kosovë

Ado

FISEBILIL-LAH
Arrin në 6 numri i viktimave nga virusi AH1N1 në Kosovë
Në harkun kohor prej dhjetë ditësh në Qendrën Emergjente të QKUK-së janë evidentuar tri raste të vdekjeve të paqarta tek të cilët për shkak të dyshimeve si raste të gripit të ri pandemik A/H1N1 janë marrë mostrat për testim. Këto mostra të përpunuara gjatë ditës së djeshme dhe me rezultate të konfirmuara rrisin numrin e viktimave nga virusi A/H1N1 në 6.

Kjo është bërë e ditur në takimin e Grupin punues për menaxhimin e pandemisë së gripit A/H1N1, në të cilin është raportuar për situatën epidemiologjike në Kosovë, masat e ndërmarra dhe hapat që duhet ndërmarrë ditëve në vijim.

Në këtë takim u bë e ditur se po ashtu, se sot në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë edhe një i sëmurë me shenja të dëmtimit të rëndë të mushkërive dhe i dyshuar për infeksion në A/H1N1. Rezultatet për këtë rast janë në pritje.

Sipas drejtuesve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, numri i përgjithshëm i të konfirmuarve pozitiv në A/H1N1 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë është 118.

Grupi punues për menaxhimin e pandemisë u bën thirrje qytetarëve që ta shtojnë kujdesin dhe t’i zbatojnë masat preventive, duke respektuar rekomandimet dhe këshillat e institucioneve, në veçanti lajmërimin me kohë te mjeku, derisa rikujton se Komiteti Nacional i Kosovës për Sëmundje Ngjitëse ka rekomanduar marrjen e vaksinës kundër Gripit A H1N1. /RTK/
 
Na ka rrok met madhe eh met shpejt , ku nkejt vendet nballkan n'europ ka njerz me smuj tjera qe po i kap edhe gripi i derrav po nuk po ndrrojn jet kurse te na po dihet qe skem kurfar mjeksije edhe nuk kem asgje qe ta parandalojm ket grip .
 
Shum qudi ashte kjo pun tek politikanet ton dhe mjeket e boij ket smundje sikur nje grip i perditshme thon ju lutem mos boni panik e kjo smundje spo muj i boij ball ne Amerik e po i boij ball mjeket e kosoves shum qudi po ka me na shkoq
 
Po andej nga Kosova para 1 jave u rregjistrua vdekja e pare. Ca behet keshtu?

Nje gje me cudit... lidhja e ketij gripi dhe pneumonia...!?

ps. Ketej nga ne thone qe numrat po ulen, jo shume "por disi" (gazetat)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top