Arrihet marreveshje per zgjidhjen e krizes politike ne Maqedoni

Aver

.
V.I.P
Ja përmbajtja e plotë e Marrëveshjes së nënshkruar mbrëmë!

Shkup, 15 korrik - “Zhurnal” ju sjell Marrëveshjen e plotë të nënshkruar mbrëmë nga ana e katër liderëve politik, Gruevski, Zaev, Ahmeti dhe Thaçi ku parashihet zgjidhje e krizës politike.

Marrëveshja është e nënshkruar në gjuhën angleze, ndërsa përkthimi në shqip nuk është versioni zyrtar i këtij dokumenti.

Marrëveshja e plotë:

Në marrëveshjen e datës 2 qershor, nenit 6, paragrafi i parë, thuhej: "Me 10 qershor, palët do të bien dakord mbi qeverinë e cila do t’i organizojë dhe përgatitë zgjedhjet". Më 19 qershor, liderët rikonfirmuan angazhimin e tyre për të arritur Marrëveshje me shkrim dhe ranë dakord të vazhdojnë diskutimet.
Ky protokoll përfundon paragrafin e parë të nenit 6. Ai ka një një pjesë integrale të marrëveshjes së 2 qershorit.

Palët e nënshkruara u dakorduan me sa vijon:

- Më 1 shtator 2015, LSDM do të kthehet në Parlament,

- Më 20 tetor 2015, ministri i ri i punëve të brendshme do të emërohet pasi të propozohet nga LSDM-ja pas konsultimeve me VMRO DPMNE dhe BDI-së. Ky ministër do të jetë emërim teknik.

- Më 20 tetor 2015, ministri i ri i punës dhe politikës sociale do të emërohet pas nominimit nga ana e LSDM-së.

- Më 20 tetor 2015, zëvendësministrat të rinj do të emërohen në ministritë përkatëse.
a. Ministrinë për punë të brendshme të nominuar nga VMRO DPMNE,
b. Ministria e punës dhe punëve sociale, i nominuar nga VMRO DPMNE,
c. Ministrinë e financave, pas nominimit nga LSDM-ja,
d. Ministrinë e bujqësisë, pas nominimit nga LSDM-ja,
e. Ministrinë e shoqërisë informatikve dhe administratës, pas nominimit nga LSDM-ja.
Këta zëvendësministra do të ketë të drejtën e plotë të vetos në ministritë e tyre respektive në të gjitha çështjet legale, financiare dhe të personelit që ka të bëjë me ogranizimin e zgjedhjeve.
Të gjithë zëvendësministrat dhe ministrat do të duhet t'i marrin pozitat e tyre në qeverinë e re e cila do të formohet.

- Qeveria në detyrë do të dorëzojë dorëheqjen e saj në Parlament më 15 janar 2016, 100 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të cilat duhet të mbahen më 24 prill 2016. Qeveria e re do të drejtohet nga një kryeministër i ri i nominuar nga VMRO DPMNE. Programi i kësaj qeverie do të jetë i limituar vetëm sa për të organizuar zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

- Rregulli i mësipërm që qeveria aktuale duhet të japë dorëheqje në kohë që të lë zyrat 100 ditë para zgjedhjeve të ardhshme, dhe që qeveria e re duhet të emërohet, duhet të aplikojë zgjedhjet e prillit 2016, dhe të bëjë ndryshimet e patjetërsueshme ligjore të cilat do të miratohen sa më shpejtë që është e mundur, për zgjedhjet e ardhshme.

- Palët angazhohen që ta respektojnë këtë Marrëveshje me besim të mirë dhe të plotë. Palët angazhohen të shmangin çdo pengesë që ka të bëjë me relacionin deri në mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill 2016.

- Paragrafi i tretë e Nenit 6 duhet të kompletohet si pason: pas :veprimit të menjëhershëm”, teksti duhet të plotësohet:

“Pas 15 shtatorit 2015, do të duhet të ketë Prokuror special me autonomi të plotë të zhvillojë hetimin për përgjimet. Ky prokuror special duhet të emërohet me marrëveshje nga palët e nënshkruara”.

800


zhurnal.mk
 
Titulli: Arrihet marreveshje per zgjidhjen e krizes politike ne Maqedoni

Me sa e shoh prezenca e ketyre suvenirave tane, Ali Ahmetit dhe Menduh Thacit, paska qene sa per sy e faqe gjate negociatave. Askund ne marreveshje nuk shkruan asgje per shiptaret edhe pse shqiptaret atje jane komb shtetforumes!
 
Titulli: Arrihet marreveshje per zgjidhjen e krizes politike ne Maqedoni

Shqipet perseri kurban :p

Epo, duhet, jemi edhe para festes se Bajramit ;)

Ua thot plaku: Shqiptaret nuk i urren asnje fqinje, jo pse na duan, por momentalisht ju mjafton urrejtja qe kemi mes vete :(
 
Titulli: Arrihet marreveshje per zgjidhjen e krizes politike ne Maqedoni

Qobani nuk mund tet perfaqesoj asnjeher sic e meriton populli... Ne ne pushtet i kemi qoban e njerez injoranta...per fat te keq edhe piunat e Gruevskit....
Prandaj skemi hajer vec dem....
 
Back
Top