Arrestohet Ukë Rugova, dyshohet për krim të organizuar

Kresha

A pretty face can never trick me
(u181u)arrestohet-uk-euml-rugova-ir.jpg

Avokati Tmava po ashtu tha se ka qenë i pranishëm gjatë bastisjes me kërkesën e të dyshuarit, Ukë Rugova. Ai nuk ka dhënë hollësi se për çfarë krimesh bëhet fjalë, por ka thënë se do të jetë avokati i tij

Eulex ka arrestuar Ukë Rugovën i cili ende ndodhet në ambientet e shtëpisë së tij, në Velani, lagje të Prishtinës.



Bëhet e ditur se ka edhe të dyshuar të tjerë në lidhje me këtë rast, të cilët pritet që gjatë ditës të arrestohen.



Më herët, një prokuror i EULEX-it ka dhënë urdhër për arrestimin e Ukë Rugovës.



Njoftimin e ka konfirmuar avokati i tij, Bajram Tmava. Ai i tha Koha. net se kërkesa e prokurorit është që Uka të ndalet për 48 orë. Avokati Tmava tha se EULEX-i dyshon djalin e ish-presidentit ë Kosovës, Ukën, për krim të organizuar e shpërdorim të detyrës zyrtare.



Avokati Tmava po ashtu tha se ka qenë i pranishëm gjatë bastisjes me kërkesën e të dyshuarit, Ukë Rugova. Ai nuk ka dhënë hollësi se për çfarë krimesh bëhet fjalë, por ka thënë se do të jetë avokati i tij.

Njësia speciale e EULEX-it, herët në mëngjesin e së mërkurës ka hyrë në shtëpinë e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.



Tetë vetura të misionit të BE-së për sundim të ligjit janë parë të parkuara para shtëpisë në lagjen Velania, ndërsa forca të shumta të kësaj njësie, të maskuara po bastisin aty.



Jo zyrtarisht mësohet se i dyshuar është djali i ish-Presidentit, Ukë Rugova. Ky i fundit është aktualisht deputet i Kuvendit të Kosovës, transmeton koha.



Bastisjen e ka konfirmuar edhe EULEX. Megjithëse nuk jep shpjegime se ku po ndodhin këto bastisje.



“Sot në mëngjes ka filluar një operacion bastisje dhe arrestimi ndaj një grupi të pandehurish të cilët janë të dyshuar të jenë përfshirë në një grup kriminal që dyshohen për kryerjen e veprës penale të Krimit të organizuar, Mashtrimit dhe ushtrimit të ndikimit. Të pandehurve janë duke ju bastisur shtëpitë. Operacioni është pjesë një hetim të përbashkët i Policisë së Kosovës dhe EULEX-it”, ka thënë Blerim Krasniqi, zëdhënës i EULEX për Express. //mesazhi
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top