Arrestohet ne Londer i kerkuari shqiptar

redi-

Anëtar i Respektuar
Nje 33 vjecar shqiptar i kerkuar ne vendin tone per dy tentativa vrasjeje, eshte arrestuar ne Britani ku po perpiqej t’i fshihej drejtesise.

Admir Doda, i njohur ndryshe si Miri apo Mirja, i eshte nenshtruar procedurave ligjore te ekstradimit. Shqiptari u prangos nga njesia e Scotland Yard-it, ndersa fshihej ne nje shtepi te vecuar ne veri te Londres. Fotot e tij dhe detaje te tjera mbi 33 vjecarin figurojne ne listen e te kerkuarve nga Interpoli.

Hetuesit thone se i vellai, Gentian Doda, i akuzuar per vrasje te dyfishte, vazhdon te mbetet ne arrati, por mendohet se ndodhet edhe ai ne kryeqytetin britanik. Mbi Gentian Doden rendojne dyshimet e vrasjes se dy personave ne vitin 1997 per arsye hakmarrjeje. Kjo eshte hera e dyte qe Admir Doda perballet me ekstradimin ne Shqiperi.

Ne vitin 2003, ai u ekstradua nga policia italiane si i dyshuar per vrasjen e nje shqiptari, por gjyqi kunder tij deshtoi pasi deshmitaret refuzuan te deshmojne. Bandat shqiptare, sipas shtypit britanik, kane nisur te shnderrohen ne nje force ne rritje te botes se krimit ne Londer e madje autoritetet atje, me shqetesim konstatojne perhapjen e tyre edhe ne qytete te tjera te Britanise.
 
Back
Top