Arrestohet në Francë Ramush Haradinaj

Arrestohet në Francë Ramush Haradinaj

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Policia franceze ka arrestuar kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai është arrestuar në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Haradinaj është i ndaluar në një burg në Francë, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar ato kosovare për arrestimin e tij.

Lajmi për arrestimin e liderit të AAK-së, është konfirmuar për mediat kosovare nga familja Haradinaj e më pas edhe nga Ministria e Jashtme e Kosovës.

Mësohet se Haradinaj u arrestua në Aeroportin ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në pjesën franceze të tij. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, AAK ka dënuar arrestimin e Kryetarit të saj duke e quajtur atë një veprim krejtësisht të padrejtë dhe të papranueshëm.

“U bëjmë thirrje autoriteteve franceze qe t'i mundësojnë zotit Haradinaj që të vazhdojë udhëtimin e tij i papenguar dhe kërkojmë nga autoritetet e Bashkimit Evropian dhe të shteteve evropiane veç e veç që të mos pengojnë lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës, sipas urdhër arresteve të paligjshme të Serbisë", thuhet në deklaratë.

AAK më tej i ka kërkuar qeverisë së Kosovës që të ndërpresë çdo komunikim me Serbinë deri sa ajo të tërheqë fletarrestet ndërkombëtare kundër përsonaliteve të Kosovës.

Ne 2015-ën, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ishte arrestuar edhe në Slloveni, arrestim ky i bazuar po në fletë arrestin e Interpolit, lëshuar nga policia e Serbisë në vitin 2006. Haradinaj, asokohe po udhëtonte tranzit drejt Kosovës, nga Gjermania dhe u ndalua në aeroportin e Lubjanës.



/ Top Channel
 
Titulli: Arrestohet në Francë Ramush Haradinaj

Nuk hoqen qe nuk hoqen dore keta francezet te perkrahin serbet.
Kot e kane te dy.Luften e UCK dhe Ramushin nuk e perdhosin dot.
Jam i sigurt qe do e lene te lire sot, maksimumi neser.
 
Titulli: Arrestohet në Francë Ramush Haradinaj

Keta francuzet kane te perzier me serrbet sa shifet nga politikat dhe veprimet e tyre .
Me kujtohet kur i ra Nato shtetit te Jugosllavise , francuzet raketat i hedheshin ne arat tona ! Kurse , turki na dridhke edhe shtepiat kur i bike shkaut ne cak . Prej athere iu eshte pa ftyra ketyre . Edhe sot Mitrovica eshte e ndar prej ketyre francuzve .
 
Titulli: Arrestohet në Francë Ramush Haradinaj

auto_15823661-1211871012224899-5860754133556850373-n_1483624518-4285293_11483625134.jpg


Moi aussi Je suis Haradinaj!
 
Titulli: Arrestohet në Francë Ramush Haradinaj

Si duket, shqipëtarët nuk mund ta njohin mirë Europën, pa ia djegë pakë b***ët!
 
Titulli: Arrestohet në Francë Ramush Haradinaj

Haradinaj del pasdite para gjykatës. Diplomatët kosovarë në Francë: Do të lirohet

-shum-euml-shpejt-hd_1483611329-7997921.jpg?zoom=1.jpg


Diplomatët kosovarë të akredituar në Paris kanë vizituar në Qendrën e Paraburgimit në Saint-Louis të Francës, kreun e AAK-së Ramush Haradinaj, që u arrestua mbrëmë nga autoritetet franceze në aeroportin e Basel Mulhouse Freiburg.

Njëri prej këtyre diplomatëve ka treguar për Gazetën Express se ish-komandanti i UاK-së për Zonën e Dukagjinit që u arrestua në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, pasdite del para Gjykatës franceze. Ai u tregua i bindur se pasi Haradinaj të dalë para trupit gjykues do të lirohet

b;thealbanian.
 

Attachments

  • -shum-euml-shpejt-hd_1483611329-7997921.jpg?zoom=1.jpg
    -shum-euml-shpejt-hd_1483611329-7997921.jpg?zoom=1.jpg
    16.4 KB · Shikime: 0
  • -shum-euml-shpejt-hd_1483611329-7997921.jpg?zoom=1.jpg
    -shum-euml-shpejt-hd_1483611329-7997921.jpg?zoom=1.jpg
    16.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Arrestohet në Francë Ramush Haradinaj

Tani lajmi tha se do mbetet akoma ne paraburgim..keshtu e ka drejtesa cdo here.. viktima e paguan
 
Titulli: Arrestohet në Francë Ramush Haradinaj

zt R Haradinjaj eshte nje nder politikanet me punetore te mbare treves shqiptare ... kam respekt per kete figure per atdhetarine per thjeshtesine dhe idealet e menyren se si vuri ne funksion pushtetin qe kishte per aq pak kohe qe ju dha mundesia..." Chapeau".
 
Titulli: Arrestohet në Francë Ramush Haradinaj

Nuk di perse e kam pershtypjen se ketu mund te kete gisht edhe dikush nga udheheqesit ne pushtet apo ata qe duan pushtetin ne Kosove. Per karrige, shqiptari ta mbyte edhe vellaun, ta dorezon tek dera e armikut sikur qeni n'prush.
 
Titulli: Arrestohet në Francë Ramush Haradinaj

Ne sa here na ndodhe ndonje budallalleke fillojme e cirremi neper portale e shajme e kokorisim ta ha mendja qe ne trazojme dynjane :mendim:

Pra, njerez pse jemi ne qyqare e budallenje nuk na ka faj askush. Pra, ne kemi:

15 mije viktima, plot prej tyre femije, femra e pleq ku prej tyre rreth 2000 akoma te pagjetur
Mijera femra te dhunuara
1 milion njerez te deportuar
Qindra mijera prona te shkaterruara
200 te burgosur te vrare si krimi me cnjerzore
......
................
................
Dhe ne akoma nuk kemi ngrite nje aktakuze, asku, kunder Serbise :mendim:

Ta kuptojme nje gje se Serbia eshte fqinji yne dhe me fqinjin, ate te keqin, ke dy mundesi: Te ja leshosh trollin apo te ja kthesh me te njejten medalje.

Pra, duhet te mesohemi te sillemi si shtet.

Poashtu duhet ta kemi te qarte se Serbia ka per ta kerkuar secilin qytetar te saj ne menyre ligjore
 
Titulli: Arrestohet në Francë Ramush Haradinaj


e urrej serbine, si gjakpirëse e shqiptareve te Kosoves qe ka qenë, dhe ështe e padrejt edhe sot. Kurse franca gjithnje ka perkrah serbine si mike e fort.
Para 4vite shkruante se franca i pranon refugjatet shqiptar nga Kosova me dyer te hapura.... Per kot ska ber publike ket gjë.

kurse per ket Haradinaj, e lirojn...... as me vjen keq fare. Le te mesoj nga kjo.


kam frike keta jane te tillët kur kthehen, perseri ma te mir behen me te huajt se me te vetin.​


 
Titulli: Arrestohet në Francë Ramush Haradinaj

Për çfarë e akuzon Serbia Ramush Haradinajn (lista e plotë e akuzave)

Kreu i AAK –së, Ramush Haradinaj u ndalua dje nga policia franceze në bazë të një urdhër – arresti të lëshuar nga Serbia prej vitit 2004. Po për çfarë e akuzon Beogradi ish –kreun e UاK –së? Prokuroria e Serbisë për krime lufte e akuzon Haradinajn se në vitin 1997, së bashku me vëllezërit e tij Dautin dhe Shkëlzenin, ka organizuar “sulme terroriste” ndaj policisë serbe në rajonin e Dukagjinit.

Haradinaj akuzohet edhe për themelimin e njësisë speciale të Ushtrisë اlirimtare të Kosovës “Shqiponjat e zeza”, të cilën Prokuroria e Serbisë e konsideron përgjegjëse për torturimin dhe vrasjen e dhjetëra civilëve serbë, trupat e të cilëve janë gjetur në Liqenin e Radoniqit dhe në disa puse në komunën e Deçanit.

Ish –kryeministri i Kosovës akuzohet edhe për vrasje masive të serbëve në zonën e Glloxhanit. Sipas Prokurorisë serbe për krime lufte, në verë të vitit 1998, në pemishten e Glloxhanit ishin gjetur kufomat e mbi 20 personave të vrarë.

Gjykata e Hagës më 4 mars të vitit 2005 ngriti akuza kundër Haradinajt për krime kundër njerëzimit dhe për shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, të kryera prej marsit deri më 30 shtator 1998, kur ai ishte Komandant i Ushtrisë اlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit.

Por në vitin 2012, Gjykata e Hagës e liroi Haradinajn nga të gjitha akuzat, duke e shpallur të pafajshëm. Prokuroria serbe për krime lufte thotë se ka në dorë dëshmi më të forta kundër tij
 
Titulli: Arrestohet në Francë Ramush Haradinaj

Reagon për herë të parë diplomacia franceze: Ja arsyeja pse arrestuam Haradinajn

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Francës, Romain Nadal, tha të hënën në Paris se “veprimi ligjor ndaj Ramush Haradinajt nuk ka dimensione politike”.
Ai tha se “procedurat që po zhvillohen ndaj Ramush Haradinajt janë çështje ligjore, të nisura mbi bazën e kërkesës së Interpolit”.

Zëdhënësi Nadal tha në një konferencë me gazetarë se ky rast “nuk e ndryshon politikën e vazhdueshme të Francës dhe mbështetjen e saj për pajtimin në rajon si dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Ai tha se “autoritetet gjyqësore në Francë janë marrë me çështjen në mënyrë të kujdesshme” dhe se “procedurat tani janë çështje të autoriteteve të drejtësisë”.

“Franca është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka marrëdhënie të afërta dhe miqësore me të”, tha zëdhënësi Nadal gjatë konferencës me gazetarë.

Nadal tha se “Ramush Haradinaj u arrestua më 4 janar 2017 në aeroportin e Basel-Mulhouse mbi bazën e një kërkese për arrest të përkohshëm të lëshuar nga Interpoli dhe u zbatua në mënyrë automatike, në përputhje me angazhimet ndërkombëtare të Francës”.

Ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë u bë mbi bazën e një fletarresti të autoriteteve të Serbisë, që daton nga viti 2004, me të cilin akuzohet për krime lufte në Kosovë në periudhën e viteve 1998-1999. /REL/
 
Titulli: Arrestohet në Francë Ramush Haradinaj

E paskan liru sot por me kusht. Duhet te qendroj ne France edhe per nje kohe ne menyre qe te praqitet 2 here ne jave.
 
Titulli: Arrestohet në Francë Ramush Haradinaj

Viza amerikane për Ramush Haradinajn, i çmend mediat në Serbi

Mediat në Serbi vazhdojnë të jenë të obsesionuara me Ramush Haradinajn. Që nga arrestimi, lirimi me kusht dhe viza amerikane, ish kryeministri i Kosovës është çdo ditë i pranishëm në mediat serbe.

Sa në “Politikë”, sa në “Blic”, “Tanjug”, Haradinaj duket se politikani më i urryer shqiptarë në Serbi.

Pas lajmit se ambasada amerikane i ka dhënë vizën Haradinajt, mediat serbe janë vënë në “gjueti” me tituj kriminal, shovinist, që janë parë vetëm në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, shkruan lajmi.net.

“Po i ecë në jetë: Krimineli Haradinaj tash merr edhe vizën amerikane”, është titulli i portalit ‘telegrafi.rs’.

Më herët, gazeta më e madhe serbe, “Blic”, shkruan kinse për Haradinajn janë paguar para të mëdha nga lobi shqiptar dhe Pacolli që të lirohet nga Gjykata e Apelit në Colmar.

Aty përmendet edhe Pacolli.

Duket se refuzimi i vizës amerikane për Millorad Dodikun, presidentin e Republikës Serbe dhe dhënia e vizës për Haradinajn, i ka shokuar serbët.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top