Arrestohet Naser Kelmendi, i dyshuar si mafioz

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Një nga njerëzit më të përfolur për botën e krimit në Ballkan arrestohet në Prishtinë [/size

naser-kelmendi-320x180.jpg


Naser-Kelmendi-2-320x180.jpg


Në Kosovë, policia tha se ka arrestuar Naser Kelmendin, shtetas boshnjak me prejardhje nga Kosova, i cili është në listën e Shteteve të Bashkuara si një nga bosët ndërkombëtarë të drogës.

Në një njoftim të policisë thuhet se të dielën në mbrëmje gjatë një operacioni në rajonin e Prishtinës, është arrestuar personi i dyshuar Naser Kelmendi i lindur në vitin 1957, i kërkuar me fletë-arrest ndërkombëtar si dhe personi i dyshuar Fuad Nikqi, i lindur më 1981, me dyshimin se ka ndihmuar personin në kërkim.

Emri i Naser Kelmendit ishte rishfaqur në mediat e Ballkanit në shtator të vitit të kaluar kur autoritetet boshnjake ndërmorën një operacion në shkallë të gjerë kundër krimit të organizuar, që përfshinte bastisje në mbarë vendin në kërkim të personave të dyshuar për vrasje, trafikim droge dhe plaçkitje.

Autoritetet thanë se personat e kërkuar në atë që u cilësua si operacioni më i madh kundër krimit të organizuar që pas përfundimit të luftës në Bosnjë, janë të dyshuar mes të tjerash edhe për vrasjen në vitin 2007 të myslimano-boshnjakut Ramiz Dalaliç, i cili ishte bërë një figurë kryesore në krimin e organizuar pas luftës.

Mediat boshnjake thanë se një nga vendet e bastisura ishte një hotel në pronësi të shqiptarit Naser Kelmendi, i cili është në listën e Shteteve të Bashkuara si një nga bosët ndërkombëtarë të drogës.

Pak pas operacionit ishte thënë se Naser Kelmendi është parë në Kosovë, në qytetin ku ai është lindur në vitin 1957, por autoritetet nuk e kishin konfirmuar asnjëherë një gjë të tillë.

Mediat në disa vende ballkanike e cilësojnë atë si një prej njerëzve kryesorë të krimit të organizuar në rajon, ndërsa në listën amerikane emri i Naser Kelmendit radhitet përkrah atij të kreut të kartelit meksikan të drogës, Hoze Antonio Sota Gastemula, dhe atij të tregtarit afgan, Sajed Vazir Shah.//G.Shqip
 
Back
Top