
SPAK ka arrestuar dhe shoqëruar po ashtu dhjetëra persona në Gjykatën e Krujës, mes tyre kryesekretarja Ela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku.
Për gjyqtaren Hoxha, Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, ka kërkuar edhe shkarkimin nga detyra.
Sipas raportit hetimor të ILD, gjyqtarja e Krujës ka dhënë 6 vendime në harkun kohor të maj 2017- nëntor 2019 që përbëjnë akte që diskreditojnë figurën e gjyqtarit.
ILD konstaton se gjyqtarja Hoxha ka kryer procese tërësisht të njëanshme teksa kujton se ajo ka gisht edhe në një vrasje të këtij viti, Hekuran Billës të cilin e liroi edhe këtë para kohe me kusht dhe në fund u ekzekutua. Në janar të 2020-ës po ashtu ishte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj që kërkoi ndjekje penale për gjyqtaren Hoxha pasi liroi me kusht para kohe ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Doklen.
KohaJone.com