Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Arrestohet ish-pjesëtari i UاK-së

Arrestohet ish-pjesëtari i UاK-së, i akuzuar për maltretimin e punëtorëve maqedonas në 2001

Në Gostivar është arrestuar njëri nga të akuzuarit për rastin e maltretimit të punëtorëve maqedonas gjatë konfliktit të vitit 2001, një vepër e kthyer nga Tribunali i Hagës që ngarkon ish-pjesëtarët e UاK-së.


Siç njofton agjencia e lajmeve INA, bëhet fjalë për Kadri Sulejmanin, 36 vjeç nga Kamjani i Tetovës, i cili është një nga anëtarët e grupit të akuzuar prej 20 vetave, ku bën pjesë edhe deputeti i BDI-së, Hisen Xhemaili. Ato ngarkohen si ish-pjesëtarë të UاK-së për ushtrimin e dhunës dhe maltretimit të disa punëtorëve maqedonas të ndërmarrjes “Mavrova” gjatë konfliktit të vitit 2001 në dalje të Tetovës. I arrestuari është dorëzuar pranë burgut të Shutkës, ku do të vuaj paraburgimin.

MPB ka njoftuar për arrestimin, mirëpo duke pohuar se informacione plotësuese duhet të kërkohen pranë Gjykatës Penale. Familjarët e Sulejmanit kanë theksuar se ai ishte arrestuar derisa po lëvizte me makinën e tij në Gostivar dhe atë ditë kishte planifikuar festimin e ditëlindjes.

Të afërm të tij për INA deklaruan se janë të habitur se përse në këtë periudhë është bërë arrestimi i tij, kur siç thuhet sipas tyre, ai tërë kohën ka lëvizur i lirë. Për rastin e maltretimit të punëtorëve maqedonas, pritet që të ekstradohet nga Gjermania edhe i akuzuari tjetër Shkodran Idrizi, i cili në dhjetor të vitit të kaluar u arrestua nga policia gjermane, pasi që ndaj tij ishte shpallur fletëarrest ndërkombëtarë. (INA)
 
Titulli: Arrestohet ish-pjesëtari i UاK-së

SHVL e UاK-së “Kalaja”: Mos i arrestoni ish-ushtarët

Shoqata e Veteranëve të Luftës së UاK-së “Kalaja” ka reaguar ashpër kundër veprimeve të fundit të pushtetit aktual, pas arrestimit të ish-ushtarit të UاK-së, Kadri Sulejmani nga fshati Kamjan i rrethinës së Tetovës. Nënkryetari i kësaj shoqate, Ramiz Alija ka nënvizuar se organizata e tyre tejmase është e shqetësuar lidhur me këto arrestime dhe arrestimet e tjera që mund të vijojnë.

“Ne reagojmë ashpër kundër këtyre akteve fashizoide të pushtetmbajtësve, të cilët nuk respektojnë ligjet që i kanë votuar dhe nuk i kanë respektuar asnjëherë. Shprehim shqetësimet tona për rastin e arrestimit të fundit. Kërkojmë që sa më shpejt të ndërpriten këto arrestime dhe të ndërpriten këto raste që u hodhën poshtë nga Tribunali i Hagës”, ka theksuar Alija, i cili këto reagime i ka shfaqur edhe nëpërmjet në apeli publik në emër të shoqatës. SHVL e UاK-së “Kalaja” ka kërkuar zbardhjen e rastit të vdekjes së Hanif Dervishit nga Brodeci në burgun e Manastirit.

“Vdekje makabre nëpër qelitë e burgjeve sllave për shqiptarët nuk është risi dhe habi. Skena të këtilla jemi mësuar t’i përjetojmë që nga shekulli i kaluar, si në kohën e krajlave serb, partizanëve, Rankoviçit, Titos, Millosheviçit, Gligorovit, po tani edhe të Ivanovit e Gruevskit. Shprehim indinjatë të thellë ndaj të gjithë atyre që nëpër kohërat e vështira për popullin shqiptar, u gjinden në përkrahje të sunduesit e në dëm të popullit shqiptarë dhe arsyetojshin gjenocidin sllavë, po ashtu edhe në shekullin e XXI gjendet një parti politike shqiptare që me gjakun e këtyre burrave erdhi në pushtet dhe tani po i vret njerëzit e vet”, ka reaguar “Kalaja”. (INA)
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back