polisi_tajrush
Struga zemra Ilirides
Arrestohet ish-pjesëtari i UاK-së, i akuzuar për maltretimin e punëtorëve maqedonas në 2001
Në Gostivar është arrestuar njëri nga të akuzuarit për rastin e maltretimit të punëtorëve maqedonas gjatë konfliktit të vitit 2001, një vepër e kthyer nga Tribunali i Hagës që ngarkon ish-pjesëtarët e UاK-së.
Siç njofton agjencia e lajmeve INA, bëhet fjalë për Kadri Sulejmanin, 36 vjeç nga Kamjani i Tetovës, i cili është një nga anëtarët e grupit të akuzuar prej 20 vetave, ku bën pjesë edhe deputeti i BDI-së, Hisen Xhemaili. Ato ngarkohen si ish-pjesëtarë të UاK-së për ushtrimin e dhunës dhe maltretimit të disa punëtorëve maqedonas të ndërmarrjes “Mavrova” gjatë konfliktit të vitit 2001 në dalje të Tetovës. I arrestuari është dorëzuar pranë burgut të Shutkës, ku do të vuaj paraburgimin.
MPB ka njoftuar për arrestimin, mirëpo duke pohuar se informacione plotësuese duhet të kërkohen pranë Gjykatës Penale. Familjarët e Sulejmanit kanë theksuar se ai ishte arrestuar derisa po lëvizte me makinën e tij në Gostivar dhe atë ditë kishte planifikuar festimin e ditëlindjes.
Të afërm të tij për INA deklaruan se janë të habitur se përse në këtë periudhë është bërë arrestimi i tij, kur siç thuhet sipas tyre, ai tërë kohën ka lëvizur i lirë. Për rastin e maltretimit të punëtorëve maqedonas, pritet që të ekstradohet nga Gjermania edhe i akuzuari tjetër Shkodran Idrizi, i cili në dhjetor të vitit të kaluar u arrestua nga policia gjermane, pasi që ndaj tij ishte shpallur fletëarrest ndërkombëtarë. (INA)