Arrestohet Duda M., filloristja që rrahu shoqen

Ylli-1

Etnoshqiptar
Po e sjell ketu sepse ka te bej me jeten shkollore dhe cfare nuk guxon te ndodhe ne shkollat tona.
Nese moderatoret mendojne se duhet te cvendoset tek ngjarjet...atehere le ta cvendosin

largea_trhnrt1381136813.jpg


Video shokuese, Policia nis hetimet
(E plotësuar)- Sipas informatave të pakonfirmuara ende zyrtarisht, mësohet se, pas publikimit të videos dhe pas përhapjes së saj në masë të madhe, Policia e Kosovës ka arrestuar protagonisten e këtij rast, Duda M.

* * * * * *

Policia në Mitrovicë ka filluar hetimet përkitazi me videon shokuese e cila po bënë gjiron në internet.
Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në Mitrovicë, ka deklaruar se policia ka filluar hetimet për videon e publikuar dhe sot në mëngjes ka bërë identifikimin e kryesve të këtij akti.
Nxënësit në video janë të mitur nga shkollat fillore të Mitrovicës.

Policia në këtë rast është dytësore, pasi që sipas ligjit me ketë rast duhet të merret Qendra për Punë Sociale, Drejtoria e Arsimit Komunal, Shkollat dhe prindërit.
Pas kësaj ka ardhur edhe reagimi drejtorit të shkollës ‘Musa Hoti’, Iset Beka, ku e ka dënuar këtë akt të dhunës në shprehur në mes të nxënësve.
“Në emër të Bordit të shkollës "Musa Hoti", në emër të Këshilli të arsimtarëve dëshiroj të dënoj aktin e dhunës të shprehur në mes të nxënësve në një video të publikuar në rrjetin social Facebook”, thuhet në këtë reagim.
Ndër të tjera thuhet se viktima është nxënëse e kësaj shkollë, ndërkaq shkaktarja e dhunës është nxënëse e një shkolle tjetër.
“Në këtë video shihet një nxënëse duke shkaktuar dhunë ndaj një kolege - nxënëse. Ne si shkollë njoftojmë opinionin e gjerë se nga akterët e kësaj ngjarje vetëm viktima është nxënëse e shkollës sonë: D. U., nxënëse e klasës së VII, ndërsa shkaktarja e kësaj dhune është nxënëse e një klase më të lart nga një shkollë tjetër e qytetit”, thuhet më tutje.
Ndërkaq thuhet se rasti ka ndodh ditën e diel dhe ka qenë jashtë procesit mësimor afër urës së Ibrit. Organet kompetente hetuese janë duke u marrë me rastin.

Filloristja duke e rrahur shoqen (VIDEO)
Rrjetet sociale janë pushtuar nga një video shokuese e një rrahje mes dy nxënësve filloriste nga Mitrovica.
Protagonistja me emrin Duda shihet duke e rrahur shoqen e klasës, pasi që kjo e fundit i paska thënë “nuk po të shkon shkolla”.
Video është incizuar nga nxënësit e shkollës “Musa Hoti” në Mitrovicë.
“Kujt po i thu k*rv...kujt po i thu nuk po i ec shkolla...”, këto janë vetëm disa prej fjalëve që nxënësja agresive Duda i drejtohet shoqes së saj bashkë me dhunën fizike që është shokuese, ashtu sikurse edhe fjalët fyese që nuk i kanë hije një vajze të mitur.
Më poshtë mund t’a gjeni videon shokuese të cilën Duda më vetëdëshirë e kishte porositur të incizohet.


[video]http://www.youtube.com/embed/jRv-dJwStA4 (74.125.225.46) [/video]
 
Titulli: Arrestohet Duda M., filloristja që rrahu shoqen

Filloriste-term i ri
Keto ''filloristet'' meqe ra fjala keshtu hallall per edukaten qe kane marre ne familje, per tolerancen neper fb
E se fundmi
Ndërkaq thuhet se rasti ka ndodh ditën e diel --- tani te arrestohet nje femi per cf ben jashte shkolle me duket sh gje koti, lajm fallso e anormale
 
Titulli: Arrestohet Duda M., filloristja që rrahu shoqen

Nicktjeter, nga ne filloriste u themi nxenesve nga klasa e 1 deri ne te 8-ten..nuk di si quhen andej nga ju...se po bejme dallime...por besoj e kuptuat qe viktima ishte nxenese e klases se VII (7 me numra arab). Pastaj nxenesi.sja eshte i/e tille edhe te dielen...sepse nuk behet mama apo baba pas oreve te mesimit!
 
Titulli: Arrestohet Duda M., filloristja që rrahu shoqen

Fillore 1-4- 5-98vjecare - 9-11e mesme, gjimnaz..
 
Titulli: Arrestohet Duda M., filloristja që rrahu shoqen

veq kur bjen dikush edhe nje lajme zuri macja miun,femija i komshise i mori biberonin femijes se komshise tjeter thash qfare tragjedie ka ndodh
 
Titulli: Arrestohet Duda M., filloristja që rrahu shoqen

Fillore 1-4- 5-98vjecare - 9-11e mesme, gjimnaz..
Pra klasa e VII i bie tetevjecare (por ne kete rast duhet logarituar qe nga klasa e I-re, apo jo) dhe nxenesja ne kete klase eshte filloriste (nuk mund ti themi nxenesja tetevjecare...!cfare ka te pa kjarte ketu?

Ne fakt sipas sistemit te ri te shkollimit ne Kosove:

Klasat nga I - IV jane shkolla fillore
Klasat nga V-IX jane shkolla e mesme e ulet dhe
Klasat nga X - XII apo ne disa drejtime XIII jane shkolla e mesme e larte.
 
Titulli: Arrestohet Duda M., filloristja që rrahu shoqen

Nuk e kuptoj c'ka per Breaking News k'tu ..... qenka arrestuar Duda , kemi halle me te medha aman ......
 
Titulli: Arrestohet Duda M., filloristja që rrahu shoqen

Mire ja kane berte
 
Titulli: Arrestohet Duda M., filloristja që rrahu shoqen

Kam pershtypjen se ngjarja e ndodhur, nuk do te bente probklem nese jane si raste te rralla, por duke pare se ato jane shenderruar ne perdtshmerine tone them se duhet ta shiqojme ne kendveshtrim pak me te gjere ee cfare realisht paraqet Duda dhe cfare viktima ne kete raste.

Do mundohem ta spjegoje:

Para nja 5 vitesh si adhurues bjeshkatarsise, nje mbremje dimri po kthehesha nga shetia ne bjeshke. Ne malet afer fshatit behej lufte e gjalle. Mbi 30 ''luftetar'' te pajisur ma AK 47 dhe klithje egersirash i kishin zene priten nje drenushe dhe gjuanin ne te saq ta merrte mendja se jane duke gjuajtur ne ndonje dnozauar. Ma besoni se aq ''luftetar'' nuk kishte ceta e lagjes sone ne luften e fundit! Ka kohe qe me ka ngelur ne mendje dhe atehere kisha menduar se cfare do te benin keta njerez kur te shfarosnin shtazet e egra me egersine me te madhe. Duke pare ngjarjet e sotme perreth vetes, ne TV, media e jete te cdoditshme ajo frika se keta njerez do i ktheheshin dhunes ndaj njeri-tjetrit them se eshte ebre realitet.

Them te drejten ne jemi skutha, dhe manifestimin e dhunes e realzojme ndaj te dobtit se perndryshe ne vejme bishtin nen shale. Kjo fatkeqesi po ndodhe ne gjithe popullin sepse ne pamundesi dhe pazotesi per te arrite te shprehim mllefin e akumuluar nder shekuj ndaj armiqeve tane kemi flluar qe kete ta shprehim ndaj shtresave me te dobeta te shoqerise njerezore dhe shtazore rreth nesh. Epo ku ka te shkoje me skuth, hups dhe friks sesa persona te tille qe imagjinojne te fortin duke i rene ne kurriz te dobetit.

Kjo po na ndodhe ne cdo pore jete: ne parlament kemi dhune, ne parti kemi dhune, ne shtepi kemi dhune, ne teater nuk ka me skeqe e drama por tubime politike ku ka dhune, ne bus ka dhune, ne stadium futbolli dhune, ne ndeshje sportive dhune, ne shkolle ke dhune shume te shprehur, ne TV cdo nate shofim dhune apo emsione te dhunshme, jo rralle kemi pasur dhune edhe ne xhami,..........e ku nuk ka dhune ne perditshmerine tone??????!

Futjuni syrin virtualiteteve poshte e larte. Dhune verbale e pa imagjinuar! Ne cdo ane njerez te cilet ne njefar menyre duan ta paraqesin veten si te fuqishem permes dhunes qofte kjo edhe vetem s dukje. Nje shoqeri e tille nuk ka se si te mos prodhoj efekte dhune.

Them te drejten ne sjem te zote te perzeme as macen prej persheshit ama tere kjo zhurme dhune veq se ka flluar te jap efektet e veta ne shoqeri.

Tani une ndjeva dhmbje edhe ndaj DUDES edhe ndaj viktimes se saj:

Ndjeva dhimbje ndaj DUDES, ngase s femije ajo e shkrete eshte prodhim i joni. Prodhim nga stimulimi qe ka marre nga ne. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe kur ajo ne tere rrethin e saj nuk shef gje tjeter pos dhune.

Ndjeva dhembje ndaj viktimes sepse ajo e shkrete eshte nje e pafuqishme e gjuendur ne nje shoqeri e cila shfrytezon te dobtit per te vere ne dukje forcen e saj.

Per mua nje shoqeri e tille nuk ke si mos ta quash shoqeri frikese e cila ne radhe te pare duke ndjere friken ne shpirtin e saj mundohet te nxjerre dhembet per tu dukur si e rrezikshme.
 
Titulli: Arrestohet Duda M., filloristja që rrahu shoqen

kitrra, me beri pershtypje shumecka ne postimin tend, por ne vecanti pjesa e cituar ne poshte:

Tani une ndjeva dhmbje edhe ndaj DUDES edhe ndaj viktimes se saj:

Ndjeva dhimbje ndaj DUDES, ngase s femije ajo e shkrete eshte prodhim i joni. Prodhim nga stimulimi qe ka marre nga ne. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe kur ajo ne tere rrethin e saj nuk shef gje tjeter pos dhune.

Ndjeva dhembje ndaj viktimes sepse ajo e shkrete eshte nje e pafuqishme e gjuendur ne nje shoqeri e cila shfrytezon te dobtit per te vere ne dukje forcen e saj.


Pse e citova mu kete pjese? Sepse ne te vertete DUDA dhe viktima e saje jane pasqyra me e kjarte e asaj se c cilat jane raportet ne shoqerine Kosovare. Te fortit qe bejne cfare duan dhe te dobetit qe nuk guxojne as te kundershtojne.
Mendoj se nuk kemi te drejte te akozojme DUDA-n por sistemin tone te perqart qe nuk respekton asnje norme njerezore dhe ku dhuna ehste mbreteria dhe dhunuesit mbreter.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top