Arrestohet “Ben Qimja”, kërkohet nga drejtësia italiane për trafik droge

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Specialët - Operacioni për arrestimin e Arben Isufajt është bërë në konspiracion të plotë, për shkak të frikës së dekonspirimit. Policia e Fierit nuk ka pasur asnjë dijeni për ndalimin e tij
Transferimi - Pas ndalimit, Ben Qimja u transferua menjëherë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku do të izolohet deri në përpilimin e dokumenteve për ekstradimin e tij
Procedurat - Sipas ligjit, policia do të verifikojë se në cilin rreth është regjistruar në gjendje civile Ben Qimja. Pas verifikimit, prokurorisë së rrethit do t’i dërgohet dosja italiane


Interpoli
Gjykata e Torinos ka vendosur “arrest me burg” në vitin 2010

arben-isufaj.jpg


Arben IsufajArrestohet me urdhër të drejtësisë italiane Arben Isufaj, i njohur me nofkën “Ben Qimja”, personazh i njohur edhe në vendin tonë, pasi disa herë është arrestuar dhe po aq herë është liruar me vendim gjykate apo prokurorie, gjithmonë për mungesë provash. Madje, emri i Isufajt është përmendur edhe nga politikanë të ndryshëm, por asnjëherë ai nuk është mbajtur në qeli. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit thanë dje në mbrëmje se ndaj Arben Isufajt, 45 vjeç, është lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Madje, Gjykata e Torinos, ka vendosur masën e arrestit me burg për Arben Isufajn në vitin 2010, ndërsa nuk ka asnjë informacion përse nuk është ekzekutuar më parë arresti për këtë person. Dyshimet e para flasin se italianët nuk kanë sjellë më parë ndonjë kërkesë arresti, duke parë edhe vendimet e drejtësisë shqiptare, ndërsa pas takimit të dy krerëve të policisë, është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi. Madje, për llogari të italianëve është arrestuar disa ditë më parë edhe Foto Dashi, arrestim i cili është përshëndetur edhe nga ministri i Brendshëm italian, ndërsa për arrestimin e djeshëm, ende nuk ka një koment.



Policia e Shtetit

Dje në mbrëmje, Policia e Shtetit ka njoftuar zyrtarisht se është arrestuar Arben Isufaj. “Nga strukturat e Policisë së Shtetit është bërë e mundur kapja e të kërkuarit nga autoritetet italiane të drejtësisë Arben Enver Isufaj, vjeç 45, nga Fieri. Ndaj këtij shtetasi nga Interpol Roma është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos me vendim të datës 22.06.2010 ndaj tij ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të pjesëmarrjes në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, pohon zyrtarisht Policia e Shtetit. Sipas saj, kapja e tij është bërë e mundur nga një operacion i zhvilluar dje në Fier nga Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Fier. “Arrestimi i këtij shtetasi është bërë me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku do të gjykohet për krimet për të cilat akuzohet nga autoritetet italiane të drejtësisë”, përfundon njoftimi zyrtar i policisë.



Operacioni i “fshehtë”

Megjithatë, duket se operacioni për kapjen e Ben Qimes, ka qenë në konspiracion të plotë. Vetëm pak forca policore kanë pasur dijeni për ndalimin e tij, pasi dyshohej për ndonjë dekonspirim të mundshëm. “Prej disa ditësh, FLO-ja dhe FNSH-ja, kanë marrë në dorë kërkesën për arrestimin e Arben Isufajt. Operacioni duhej të ishte konfidencial, ndërsa është hartuar edhe plani për arrestimin. Nga vëzhgimet rezultoi se Isufaj qëndronte në qytetin e Fierit, ku dhe jetonte, ndërsa forcat speciale kanë shkuar në vendstrehimin e tij, dhe kanë bërë të mundur arrestimin. Nën forca të larta sigurie, Isufaj është dërguar menjëherë drejt Tiranës”, pohojnë burimet nga Policia e Shtetit. Sipas tyre, Policia e Fierit nuk ka pasur informacione për këtë arrestim, megjithëse u zhvillua në territorin që mbulojnë, si pasojë e ndonjë dyshimi për dekonspirimin e operacionit, që mund të rrezikonte jetën edhe të forcave speciale. Dje pasdite, Isufaj u dërgua me shpejtësi në dhomat e izolimit të Drejtësisë së Policisë së Tiranës, ku dhe do të qëndrojë disa ditë, deri në daljen e tij para gjykatës.



Kërkesa për ekstradim

Policia e Shtetit konfirmon se arrestimi është bërë me kërkesë të drejtësisë italiane, e cila ka vendosur në muajin qershor 2010 masën e arrestit me burg. “Po verifikojmë se ku është regjistruar Arben Isufaj në gjendje civile. Sipas procedurave, nëse është i regjistruar në Fier, atëherë Policia e Shtetit do t’i dërgojë Prokurorisë së Fierit kërkesën për ekstradim. Nëse është i regjistruar në gjendjen civile të Tiranës, atëherë dosja do t’i kalojë Prokurorisë së Tiranës. Pas përcaktimit të rrethit, atëherë do të merret kontakt me drejtësinë italiane për dosjen e plotë, pasi deri më tani nuk ka materiale të plota, por veç një urdhër arresti ndërkombëtar”, pohojnë burimet nga Policia e Shtetit.

Begraundi i “Ben Qimes”

Emri i Arben Isufajt është lakuar disa herë nga drejtësia shqiptare, e cila ka bërë disa përpjekje për ta vënë nën akuzë, për vrasje dhe trafik droge. Madje, në vitin 2008, ai është ndaluar në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë, i dyshuar për vrasjen e shtetasit Pirro Koçiu, në vitin 2002. Në atë kohë, pra në vitin 2008, arrestimi i Ben Qimes është bërë pa urdhër prokurorie, pra me iniciativë nga Policia e Tiranës, e cila kishte rihapur hetimet për vrasjen e Koçiut. Por, në momentin e përballjes me gjykatën, kjo e fundit e liroi, madje duke rrëzuar provën kryesore që çoi në ndalimin e Isufajt, të një akt ekspertimi që pretendohej se ishte gjetur në vendin e ngjarjes ku ishte ekzekutuar Pirro Koçiu, ku si i dyshuari kryesor ishte pikërisht fieraku. Duket se hetimi për Isufajn ishte një “lojë”. Akti i ekspertimit duhet të realizohej në shtetin anglez. Prokuroria e Përgjithshme përgatiti materialin për letërporosinë, material i cili është dërguar në Ministrinë e Drejtësisë. Kjo e fundit e ka përkthyer dosjen dhe besohet se kërkesën e ka dorëzuar pranë policisë angleze në datën 16 qershor të vitit të kaluar. Por e papritura për organin e akuzës ka qenë kthimi i përgjigjes nga pala angleze, e cila në shkresën përcjellëse shkruante se materiali ka ardhur në Shqipëri në datën 12 qershor. Pra, sipas dokumenteve, letër-porosia më parë ka ardhur sesa është dërguar në Angli.


Drejtësia italiane ka vërtetuar përfshirjen e Arben Isufajt, në trafik ndërkombëtar droge, e specifikisht me heroinën afgane, ku dhe bënte pjesë në një bandë
Pafajësia - Faksimile e vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila shpalli absolutisht të pavlefshme aktet e marra nga prokuroria për hetimin e vrasjes së Pirro Koçiut në vitin 2002. U pushua gjykimi i çështjes dhe u hoqën masat e sigurimit dhe u urdhërua lirimi i menjëhershëm
Të dhëna
Marrëveshja - Arrestimi vjen si pjesë e marrëveshjes mes drejtorëve të përgjithshëm të policisë italiane e shqiptare, Pansa-Didi, ku parashikohet kapja e 100 kriminelëve më të kërkuar
Ekstradimi - Ben Qimja pritet që të ekstradohet në Itali. Deri më tani, pak javë nga kjo marrëveshje janë arrestuar 3 persona, ku Foto Dashi, u kap para një jave, teksa kërkohej atje për trafik droge
Lirimi - Në vitin 2008, ai është ndaluar në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë, i dyshuar për vrasjen e shtetasit Pirro Koçiu, në vitin 2002. Gjykata pushoi procedimin për mungesë provash
g.shqip
 
Titulli: Arrestohet “Ben Qimja”, kërkohet nga drejtësia italiane për trafik droge

E ben Ben Qimen me te madh se Pablo Escobarin kesaj i them une te kesh mediat ne krahe
 
Titulli: Arrestohet “Ben Qimja”, kërkohet nga drejtësia italiane për trafik droge

E ben Ben Qimen me te madh se Pablo Escobarin kesaj i them une te kesh mediat ne krahe

Në fakt është dhe ka bëma të mëdhaja mafioze në Shqipëri, ku shumicën e politikanëve i kishte në xhep duke filluar nga Ilir Meta (mik familjar) gjithashtu por dhe europë ka bërë shumë krime ..

Të themi këtë herë që pronari Kupolës në Fier, pronari i firmave të ndërtimit, pronari i shumicës së pallateve të reja në Fier të ndërtuara vitet e fundit, pronar i etj etj .. do të marri atë që meriton më në fund?! Shpresojmë ..

Dhe për hasmërinë me fisin Koçiu ka që nga viti 97 që veç vriten mes njëri tjetrit.. Fierakët do jenë të gëzuar me këtë lajm.. sepse nuk ishte bashkiaku Baftjar Zeqaj që e komandonte Fierin, por fisi Isufaj ..

Duhet të hetohen të gjithë kriminelët e vjetër në Shqipëri, shumë kanë vrarë e kanë prerë dhe janë bosat e Shqipërisë, biles e komandojnë vetë ata vendin, qeveria sa ka emrin kot dhe karriget..
 
Titulli: Arrestohet “Ben Qimja”, kërkohet nga drejtësia italiane për trafik droge

Në fakt është dhe ka bëma të mëdhaja mafioze në Shqipëri, ku shumicën e politikanëve i kishte në xhep duke filluar nga Ilir Meta (mik familjar) gjithashtu por dhe europë ka bërë shumë krime ..

Të themi këtë herë që pronari Kupolës në Fier, pronari i firmave të ndërtimit, pronari i shumicës së pallateve të reja në Fier të ndërtuara vitet e fundit, pronar i etj etj .. do të marri atë që meriton më në fund?! Shpresojmë ..

Dhe për hasmërinë me fisin Koçiu ka që nga viti 97 që veç vriten mes njëri tjetrit.. Fierakët do jenë të gëzuar me këtë lajm.. sepse nuk ishte bashkiaku Baftjar Zeqaj që e komandonte Fierin, por fisi Isufaj ..

Duhet të hetohen të gjithë kriminelët e vjetër në Shqipëri, shumë kanë vrarë e kanë prerë dhe janë bosat e Shqipërisë, biles e komandojnë vetë ata vendin, qeveria sa ka emrin kot dhe karriget..


Diqka nuk shkon ketu Ilir Meta arreston njeriun e tij kur shquhet per mbrojtjen edhe punesimin e njerezve te vet i vie era kesaj pune...
 
Titulli: Arrestohet “Ben Qimja”, kërkohet nga drejtësia italiane për trafik droge

Aman zaman o love me shume ka krime keto 4 muaj se 97 e keta me arsyetohen me ben Qimen e thojne skan arsyetim,shqiperia eshte vend i pavarur edhe parajsa e kriminelve pasi qe eshte i vetmi vend qe dihet boterisht se policija edhe krimi kane ortakeri mes vete...

Se kuptoj arresohet ben qimeja e shefi i tij qe eshte ne qeveri ai rri rahat hajde shtet hajde...
 
Back
Top