Arrestohet babai monstër: Prostituonte dy vajzat minorene tek pensionistët

Love

βeℓℓe â๓e
prostutucioni-v.gif


Në pranga katër persona akuzohen për pedofili

Korçë/Ditën e djeshme në qytetin e Korçës janë arrestuar katër persona për pedofili, me dy vajza minorene me të cilat kanë kryer seks e i kanë detyruar të prostituonin. Pikërisht kushëriri i tyre sipas të dhënave nga policia e qytetit i ka përdorur për qëllime prostitucioni dy të mirat gjatë vitit 2004-2006 duke i dhënë me forcë tek pensionistët e qytetit e tek persona në moshë të madhe për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt parave. Pas disa muajsh hetimesh më në fund policia e Korçës ka vënë në pranga kushëririn e dy të miturave dhe tre persona të tjerë të cilët do të akuzohen për pedofili. Sipas njoftimit të policisë është zbardhur ditën e djeshme i gjithë skandali nëpërmjet operacionit “Junior”. Sipas policisë të arrestuarit të arrestuarit janë me precedentë pedofilie, përdhunimi dhe pensionistë. Policia e Korçës ka dhënë menjëherë detajet e operacionit të koduar “Junior” për shkak të moshës së vajzave. Por aktiviteti sipas rrëfimit të dy të miturave, është kryer gjatë periudhës 2004-2006 dhe pas 5 vitesh të dyshuarit ushtronin sërish presion që t’i shfrytëzonin. Të rritura dhe të përgjegjshme, vajzat 14 dhe 16 vjeçe kanë kërkuar ndihmën e policisë, pasi gjatë kohës së shfrytëzimit ishin të frikësuara për të treguar.

Deklarata e policisë
Dje rreth orës 13:00 pas një pune të mirë organizuar disa mujore, nga Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë Korçë, u finalizua me sukses operacioni i koduar “JUNIOR” ku u bë e mundur arrestimi i Pëllumb Mullaj, 52 vjeç, banues në qytetin e Korçës, i cili gjatë viteve 2004-2005-2006 ka shfrytëzuar për qëllime prostitucioni 2 vajza të mitura të moshës rreth 8 dhe 10 vjeç, me inicialet I. P., dhe M. P. Ky shtetas ka konsumuar në këtë mënyrë veprën penale të “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”. Gjithashtu është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale të “marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale më te mitur” për Andrea Nameti, 62-vjeç, banues në fshatin Mborje, i dënuar më parë për veprën penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”, Skënder Korollari, 35-vjeç, banues në fshatin Mborje. Dhe për të njëjtën vepër penale është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për shtetasin Nevrus Kollani, 79 vjeç, banues në qytetin e Korçës. Shtetasit e sipërpërmendur kanë kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë sistematike përgjatë viteve 2004, 2005 dhe 2006 me dy vajzat e mitura kundrejt pagesave që ata ia jepnin shtetasit Pëllumb Mullaji. Nga të dhënat bëhet e ditur se ky person ka qenë i afërm me dy vajzat e mitura.

Zbardhja e ngjarjes
Hetimet për zbardhjen e këtij krimi kanë nisur rreth 3 muaj më parë, ku në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, nëpërmjet aplikimit të metodave speciale të hetimit dhe veprimeve të tjera procedurale, kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve. Materialet e përpiluara për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor. Makthi i prostituimit të vajzave të mitura duket të ketë marrë fund ditën e djeshme kur nga operacioni i policisë i titulluar “Junior” është bëri e mundur kapja e katër shfrytëzuesve. Të katër të arrestuarit akuzohen për shfrytëzim prostitucioni me të mitur dhe po procedohen penalisht nga prokuroria e Korçës./TO/
 
Pe: Arrestohet babai monstër: Prostituonte dy vajzat minorene tek pensionistët

NcNcNcNc kete do ta therrja me duart e mija.
 
Titulli: Arrestohet babai monstër: Prostituonte dy vajzat minorene tek pensionistët

Incestet sidomos incestet e percjellura me pedofili jane jashtzakonisht te tmerrshme. :espuls::espuls::espuls:Tu thuash shtaze tipave te tille kam frigen mos i fyej shtazet.:automatik::automatik:
 
Pe: Arrestohet babai monstër: Prostituonte dy vajzat minorene tek pensionistët

njehere ne rini kur isha minoren me vjen ne autobuzin e unazes nje pensionistE , hahahahah me kapi me dhunoi nga para :)
 
Pe: Titulli: Arrestohet babai monstër: Prostituonte dy vajzat minorene tek pensionist

Boh,cfare jane keto perversitete''babai nxjer prostituta vajzat e veta''?!Si nuk u be nje here Shqiperia nje vend normal si vendet e tjera Evropiane,te pakten nga ana e policise.Ku krime te tilla te zbulohen me heret,jo pas shume vitesh abuzim me ato femije te gjore.Se per gjera te tjera me vlere nuk behemi kurre ne.Kemi edhe kurajo te themi,se po bejme emancipim Perendimor.Me keto perversitete kush na afron ne ne Evrope.Kane te drejte ata kur tallen me ne duke na thene do ju fusim jo ket vit por vitin tjeter.Hajde shtet te marsha te ligat ku ke perfunduar,kapen pas 5 vjetesh qe kryejne kete aktivitet ncncncnc.Nese ne Shqiperi do te hidhej ne votim ligji me vdekje per keta tipa,do isha nga te paret qe do te votoja pro.
 
Pe: Arrestohet babai monstër: Prostituonte dy vajzat minorene tek pensionistët

E tmerrshme,..ai do vrare ngadale sepse te vritet shpejt nuk ndjen vuajtjen qe meriton.
 
Back
Top