Arrestohet avokatja, i çoi drogë djalit në Burgun 313

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
38705_5.jpg


TIRANE-Një avokate 65-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka tentuar t’i fusë drogë në burg djalit të saj të arrestuar muaj më parë. Arrestimi ka lidhje me tentativën e futjes së një sasie heroine në Burgun 313 në Tiranë, në adresë të djalit të avokates, i cili ka rënë në pranga disa muaj më parë për akuzën “shitje lëndësh narkotike”. Policia tha se Hydajete Kundraxhi dyshohet se ka futur lëndë narkotike në një valixhe me rroba, e cila po i dërgohej të birit të avokates nëpërmjet një mikut të tij, Altin Grori. Bashkë me rrobat ishte fshehur edhe një sasi prej 8 gramësh bimë narkotike të llojit heroinë. Policia tha se personi që do të merrte valixhen me veshmbathje, ku u gjet e fshehur edhe lënda narkotike, është 24-vjeçari Krisald Kundraxhi, me profesion jurist. Ai është arrestuar më 4 shtator të këtij viti pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Ai akuzohej se u shiste lëndë narkotike studentëve në lokalin e tij “Bet 07”, ku u gjet një sasi prej 130 gramësh kokainë e heroinë. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë dje se “shtetasi Altin Grori, 22 vjeç, është kapur në flagrancë në ambientet e dhomave të kontrollit të ushqimeve në Burgun 313 në rrugën ‘Jordan Misja’, i cili ka tentuar të fusë një valixhe për të arrestuarin Krisald Kundraxhi dhe në mes të rrobave iu gjet e sekuestrua një qese me pluhur e dyshuar e llojit heroinë, me peshë 8 gramë”.
ARRESTIMI TEK 313
Altin Grori është arrestuar në flagrancë në ambientet e Burgut 313, në momentin që është zbuluar lënda narkotike, ndërsa ka shpjeguar se valixhen e kishte marrë në shtëpinë e juristit Krisald Kundraxhi. Për këtë arsye, policia ka ushtruar një kontroll edhe në banesën e avokates Hydajete Kundraxhi, ku është gjetur një tjetër sasi lënde narkotike. “Në banesën e shtetases Hydajete Kundraxhi u gjetën e sekuestruan edhe një qese me 3 doza me pluhur, dy nga të cilat me ngjyrë bezhë, ndërsa tjetra me ngjyrë kafe. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua sasia prej 4 gramësh lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe dy telefona celular bashkë me kartat sim”, tha dje Policia e Tiranës.
JURISTI I BURGOSUR
Antidroga e Tiranës arrestoi rreth një muaj më parë, më 4 shtator, një jurist 24-vjeçar, i cili akuzohet se u shiste heroinë dhe kokainë studentëve të kryeqytetit, kryesisht atyre të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe të Ekonomikut. I arrestuari është Krisald Kundraxhi, djali i një avokateje, të cilit iu sekuestruan rreth 130 gramë lëndë narkotike. Sipas Policisë, ai e zhvillonte këtë aktivitet prej rreth 2 vitesh, por nuk ishte arritur dokumentimi i veprës penale, pasi ai përdorte kode me klientët e tij dhe nuk bisedonte asnjëherë me ta në telefon. Bisedat, marrëveshja dhe kodi mes tyre ishte bërë vetëm një herë, në një lokal lojërash fati “Bet 07”, në pronësi të të dyshuarit Kundraxhi, lokal që ndodhet në ngushticën mes dy pallateve të reja përballë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Një hapësirë e këtij lokali përdorej edhe si “laborator” ku përgatitej lënda narkotike dhe bëheshin gati dozat. Aty u sekuestrua sasia prej 130 gramësh kokainë e heroinë.

(d.b/GazetaPanorama/BalkanWeb)
 
Titulli: Arrestohet avokatja, i çoi drogë djalit në Burgun 313

Duket cik si e pa mundur qe nje nene ti shtoj me duart e saj vitet e burgut djalit dhe aq me keq vetes se saj, mbi te gjitha qe eshte dhe njohese shume e mire e legjislacionit shqiptar.
Ndoshta nena nuk ka gisht fare ne kete gje, veprimet per pregatitjen e valixhes mund ti kete bere ajo,por gjate rruges mund te jete bere ndonje ndryshim duke i vendos vet personat ''shoket'' e juristit qe meren me kete pune.
 
Back
Top