Arrestohet autori i plagosjes tek Liqeni

RreLsJaaa

εїз ♡вєвυѕнє♡ εїз
TIRANث (UPDATE) - Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin qe plagosi 22 vjecarin Marenglen Cami, dje tek Kodrat e Liqenit. Ai eshte 54 vjecari Sahit Dyberi. Mësohet se arrestimi u bë gjate natës ne afersi të banesës së tij në Tiranë. Ngjarja ndodhi dje pasdite tek kompleksi i pishinave pranë Liqenit Artificial, ku emigranti i kthyer nga Anglia ka qelluar me plumba pistolete ne këmbë 22 vjecarin.
I riu përfundoi ne spital në gjendje të rëndë per shkak te hemorragjise nga plaga me armë zjarri, por sipas mjekëve eshte jashtë rrezikut për jetën. Autori i krimit Sahit Dylberi, u largua menjehere nga vendi i ngjarjes me një automjet tip 'Land Rover', për nga drejtimi i Kodrave të Liqenit Artificial. Shërbime të shumta të Komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut kryen kontrolle në zonene perrreth si dhe prane baneses se tij duke bere te mundur keshtu arrestimin e autorit.
Kjo është vrasja e tretë që ndodh brenda javës në Tiranë. Një 27 vjeçar mbeti i vrarë tek Dogana ditën e diel, ndërsa të enjten një tregtar skrapi u qëllua me thikë në Sauk.
 
Back
Top