Arrestohet autori i gjashtë për grabitjen në Rinas, ‘Daja’ nga Kosova

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
[h=1]Arrestohet autori i gjashtë për grabitjen në Rinas, ‘Daja’ nga Kosova[/h]
grabitja-rinas3-933x445.jpg

Një tjetër autor i grabitjes së bujshme të Rinasit është arrestuar këtë të premte, i gjashti në total. Gazetarja Anila Hoxha raporton se i arrestuari është shtetas nga Kosova, identiteti i të cilit u raportua nga Alkond Bengasi.

Arrestimi i tij është kryer te Shkëmbi i Kavajës gjatë një operacioni mjaft sekret. Bengasi e përshkruante atë si njeriun që takonte shpesh Admir Muratajn dhe Klement Çalën. Ai e kishte përshkruar atë si një person rreth 50 vjeç, nga Kosova, i thirrur ndryshe edhe me nofkën “Daja”.


Ndërkohë, Top Channel siguroi ekskluzivisht vendimin e gjykatës për grabitjen. I penduari i drejtësisë, Alkond Bengasi tregon bisedën me Klement Çalën, i cili e kishte paralajmëruar se do të dëgjonte një tronditje të madhe.



[h=1]Dy besimtarë myslimanë mes grabitësve të Rinasit, kush janë Olti e Tani nga Fushë Kruja[/h]
grabitja-rinas-2.jpg

I pyetur nga prokurorët e krimeve të rënda nëse është në gjendje të identifikojë personat me emrat Tani dhe Olti, Alkond Bengasi, bashkëpunëtori i drejtësisë për grabitjen ne Rinas thotë se mund t’i identifikojë ata. Bengasi bën një përshkrim të këtyre dy personave.

“Po unë jam në gjendje t’i identifikoj këta persona nëse me paraqiten nga ana juaj. Olti është i moshës rreth 40 vjeç, me trup rreth 175 cm i gjatë, trup normal, me flokë si të verdha, me fytyrë te bardhë, me dialekt si nga Fushë Kruja. Olti mesa më ka thënë Klementi ka qenë në forcat komando që kanë qenë jashtë shtetit.


TANI është i moshës rreth 35 vjeç, me trup rreth 180-185 vm, trup normal pa bark, me flokë gështenjë të shkurtra, ai vishej zakonisht sportive. Sa herë e kam parë mbante të njëjtat veshje. Të dy këta shtetas qëndronin të pa rruar, por jo më mjekër të madhe, për të dy këta shtetas kam dëgjuar se ishin besimtarë të fesë myslimane.

Kujtoj që TANIN e kam parë njëherë në Elbasan së bashku me Eldin të rrobaqepësia së bashku. Kujtoj që ka qenë aksham dhe më ka marrë e ëma e Klementi e kam shkuar t’u jap ushqim qenve”, ka treguar ai./ Balkanweb




 
Back
Top