legjenda
MAQEDONIA E VERIUT
Prokuroria e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media sqaron se deputeti Albin Kurti dyshohet se ka kryer veprat penale: Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm,përdorimi i armës, dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare
Sipas Prokurorisë departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë deputetit Kurti i ka dërguar ftesa për t’u paraqitur në zyrën e prokurorit të çështjes, për të dhënë deklaratën e tij, lidhur me dyshimet që i vihen në barrë.
Mirëpo, i njëjti nuk i është përgjigjur ftesës së Prokurorit të Shtetit, andaj gjyqtari i procedurës paraprake me kërkesë të prokurorit të çështjes ka lëshuar urdhërarrest.
Policia e Republikës së Kosovës ka zbatuar sot urdhrin e Gjykatës dhe e ka sjellur të pandehurin Kurti në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, i cili ka refuzuar të jep deklaratën e tij para prokurorit të rastit.
Prokurori ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit Kurti dhe kjo kërkesë është parashtruar, pasi që i njëjti nuk iu është përgjigjur ftesës së prokurorisë, ka përsëritur kryerjen e veprës penale dh e ka qëndruar në arrati.
Prokurori i Shtetit siguron opinionin publik se është i vendosur që të respektoj të gjitha dispozitat ligjore për secilin rast, pavarësisht së kush është i dyshuar për vepër penale, duke respektuar dinjitetin e secilit individ, duke i trajtuar të gjithë në mënyrë të barabartë e të paanshme, përfshirë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe të arrestuarit tjerë të sotshëm.
Opozita: Ditën e festës pushteti e ktheu në ditë të dhunës
Qytetarë të Kosovës, mbështetës të Opozitës së Bashkuar, bashkëkombas të nderuar.
Pjesëmarrja e mbi 35.000 qytetarëve në Manifestimin për Republikën shkoi paqësisht, siç ishte planifikuar. Por ky pushtet me sjelljet e tij menjëherë pas tubimit paqësor, dëshmoi se nuk e duron opozitën paqësore. Ky pushtet ka frikë nga opozita. Ky pushtet e urren opozitën, ashtu siç urren qytetarët, ashtu siç urren popullin e vet.
Qeveria kriminale zgjodhi 28 nëntorin e vitit 2015 për të ringjallur në rrugët e Prishtinës imazhin e dhunës policore, që populli ynë kujtoi se e kishte lënë pas, me mbarimin e Luftës اlirimtare.
Në 28 nëntor, qindra policë, reparte speciale të armatosura rëndë, të maskuara, kanë thyer zyrat e subjektit më të madh opozitar, Lëvizjes VETثVENDOSJE!, ku ndodheshin qindra aktivistë që sapo ishin kthyer prej Manifestimit.
Policia u tregua e e pamëshirshme, duke përdorur dhunë të paparë kundër aktivistëve. Ka rreth 100 të arrestuar, dhe numri i të lënduarve rëndë është i madh.
Në 28 nëntor 2015 u arrestua Albin Kurti. Pushteti u tregua i gatshëm të përdorë dhunën më ekstreme për të mbrojtur Zajednicën e Demarkacionin, pavarësisht peticionit, pavarësisht aksioneve opozitare, pavarësisht Manifestimit paqësor për Republikën.
Më tej do t’ju njoftojmë në vazhdimësi për të arrestuarit, të lënduarit, e veprimet tona të radhës.
I bëjmë thirrje qytetarëve të bashkohen rreth opozitës së përbashkuar. Aksionet tona nuk mund t’i ndalë asnjë shtet policor, asnjë arrestim, asnjë dhunë. Aktivistët do të lirohen. Dhunuesit do të vihen shumë shpejt përpara një drejtësie së vërtetë dhe funksionale, në një Republikë që ka për të qenë vërtet sovrane dhe pavarur.
Lëvizja VETثVENDOSJE!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
NISMA për Kosovën
Për momentin gjendja është e qetë, ndërsa rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara
Rreth 60 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë duke qëndruar në rrugën Luan Haradinaj, në shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe disa dhjetëra aktivistëve të tjerë të kësaj lëvizjeje.
Në mesin e protestuesve është edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe nënkryetari i kësaj komune, Dardan Sejdiu, të dy nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët janë duke komunikuar me pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës.
Ata kanë kërkuar nga Policia e Kosovës që të largohet dhe të lirojë rrugën Luan Haradinaj, e cilat është bllokuar nga policia pas arrestimit të zotit Kurti.
AAK kërkon lirimin e deputetëve
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj arrestimit të ish-liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ku thuhet se mbajtja në paraburgim e deputetes Donika Kadaj-Bujupi, arrestimi sot i deputetit Albin Kurti, si dhe shumë aktivistëve të tjerë të VV-së, brenda selisë, është i papranueshëm dhe nuk ndikon në qetësimin e situatës.
AAK thotë se tubimi i sotëm madhështor në Prishtinë, ishte një manifestim qytetar i kundërshtimit të dy marrëveshjeve, që përfundoi pa asnjë incident.
“Ngjarjet e mëpastajme po bëhen me qëllim të zbehjes së një kundërshtimi kaq popullor. AAK, kundërshton aksionet e pushtetit për përndjekjen e opozitës dhe kërkon nga krerët institucionalë, që të mos e instrumentalizojnë policinë e shtetit për qëllime politike. Deputetët duhet të jenë të lirë dhe ata nuk mund të arrestohen për shkak të veprimtarisë së tyre politike, prandaj kërkojmë lirimin e mënjëhershëm të tyre”, thuhet në komunikatën e AAK-së.
* * * *
Gazetarja jonë njofton se në mesin e shumë të arrestuarve është edhe Fitore Pacolli.
Policia ka arrestuar edhe drejtoreshën e Kulturës në Komunën e Prishtinës Saranda Bogujevcin dhe asamblisti i komunës së Prishtinës Ylli Hoxha.
Ata sapo janë nxjerrë nga zyrat e Vetëvendosjes dhe janë futur në veturën e Policisë.
Policia është duke vazhduar me arrestime edhe të personave tjerë që janë brenda zyrës së Lëvizjes.
Policia në këto momente arrestoi edhe ish-liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti
Aktualisht policia po e mban afër ndërtesës me duar lidhur.
Paraprakisht policia kishte arrestuar të gjithë personat që gjendeshin në zyrat e Lëvizjes.
Njesia speciale futet brenda Vetëvendosjes
Njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë filluar të depërtojnë brenda selisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
Në anën tjetër, protestuesit janë duke rezistuar vazhdimisht, duke sulmuar herë pas herë policinë.
Policia ka thyer xhamin në hyrjen e ndërtesës së Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa po përdor edhe prej lotsjellës për të zmbrapsur aktivistët e VV-së.
Protestuesit futen brenda objektit për të ruajtur Albin Kurtin, ndërsa para hyrjes ndodhet Policia e Kosovës që nuk po e lejon afrimin e turmës së njerëzve.
Kurti vazhdon të mbetet brenda, ndërsa i rrethuar me policë dhe aktivist.
Policia i është afruar hyrjes së Vetëvendosjes derisa ka larguar aktivistët.
Këta të fundit u kanë hedhur sprej syve policisë.
Përleshje e vogël mes aktivistëve dhe Policisë
Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë përplasur me policinë e cila me një numër të madh ka rrethuar këtë seli.
Aktivistët u kanë thënë policëve që ta lirojnë rrugën për të kaluar ndërsa policët nuk janë lëkundur nga kordonet e tyre.
Aktivistët kanë brohoritur “Marre, Marre”. Ata kohë pas kohe po gjuajnë me gurë dhe me ngjyrë në drejtim të policëve.
Policia rrethon Vetëvendosjen, kërkon arrestimin e Albin Kurtit
Lëvizja Vetëvendosje përmes Facebook-ut ka njoftuar se Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës kanë rrethuar zyrat e Lëvizjes.
Policia është vënë në kërkim të deputetëve të Vetëvendosjes ndaj të cilëve janë lëshuar fletarreste për veprimet e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Albin Kurti, një ndër deputetët e Vetëvendosjes ndaj të cilit është lëshuar arrest, ndodhet brenda selisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
“Njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë rrethuar zyrën e Lëvizjes VETثVENDOSJE!. Qindra policë kanë bllokuar çdo rrugë pranë zyrave tona. Ftojmë aktivistët që të mblidhen tek zyra e VETثVENDOSJE!-s”, ka njoftuar Vetëvendosje.
-
Po vazhdojnë të shtohen forcat e policisë. Tashmë është bërë rrethimi i hekurtë për rreth gjithë selisë së Vetëvendosjes. Policia e Kosovës konfirmon se kanë informatë se deputeti Albin Kurti ndodhet në objektin e Vetëvendosjes te Qafa.
Njësi speciale të Policisë së Kosovës kanë bllokuar hyrje daljet që lidhin me selinë e Vetëvendosjes. Rruga e UاK-së për momentin është e mbushur me njësite speciale të policisë, të cilët si duket do të mund të intervenojnë me arrestimin Albin Kurtit.
Deputeti Albin kurti, pas përfundimit të marshit protestues, ka mbërritur në selinë e Vetëvendosjes. Ndërkohë reporterët tanë njoftoj për numër të madh të forcave të cilat i janë afruar selisë së VV-së. Nuk ka informacione nëse do të intervenohet nga ana e policisë për ta arrestuar Kurtin.
Policia ne ndjekje te Albin Kurtit
Policia e Kosovës ka rrethuar Lëvizjen Vetëvendosje duke kërkuar arrestimin e deputetit Albin Kurtit.
Rreth Vetëvendosjes janë mbledhur edhe shumë qytetarë të tjerë.
Në Vetëvendosje ndodhen edhe deputetët tjerë të Vetëvendosjes të cilët e kanë përcjell Kurtin deri tek selia./Bota sot[video=youtube_share;VszzcsHLU-M]https://youtu.be/VszzcsHLU-M[/video]