Arrestohet 54-vjeçari, plagosi rojën e pishinave

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
TIRANE-Vetëm disa orë pas plagosjes së rojës së kompleksit të pishinave tek Liqeni Artificial, policia e Tiranës ka mundur të vërë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes. Burime nga policia thanë se gjatë kërkimeve në një operacion të posaçëm, policia ka bërë të mundur arrestimin e 54-vjeçarit Sahit Dyberi. Mësohet se arrestimi i tij është bërë i mundur gjatë natës në afërsi të banesës së tij në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 të së premtes, tek kompleksi i pishinave "Akuadrom", pranë Liqenit Artificial, ku emigranti i sapokthyer nga Anglia ka qëlluar me pistoletë në këmbë 22-vjeçarin Mariglen Cani. I riu përfundoi në spital në gjendje të rëndë për shkak të hemorragjisë nga plaga me armë zjarri, por sipas mjekëve tashmë është jashtë rrezikut për jetën, duke qenë se e ka kaluar gjendjen e komës. Autori i dyshuar i krimit, Sahit Dyberi, u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes me një automjet tip "Land Rover", për nga drejtimi i kodrave të Liqenit Artificial. Shërbime të shumta të Komisariatit Nr.2 të Policisë së Tiranës dhe oficerë të Seksionit të Krimeve Kundër Jetës dhe Shëndetit, kryen kontrolle në zonën përreth, si dhe pranë banesës së tij, duke bërë të mundur kështu arrestimin e tij gjatë natës. Policia dyshon se shkak për ngjarjen ka qenë një motiv banal mes autorit dhe viktimës, ku dyshohet se autori i është drejtuar me fjalë fyese të plagosurit, duke thënë se i kishte parë gruan.
*panorama*
 
Back
Top