Ado
FISEBILIL-LAH
Policia e Kosovës ka njoftuar të hënën për arrestimin e 4 personave ( 30, 32, 34 dhe 36 vjeç) për të cilët dyshohet se kanë marrë nga qytetarët shuma parash, duke iu premtuar atyre se do t’i rregullojnë dokumentet për t’i dërguar jashtë vendit.
Katër persona, sipas një komunikate të Policisë, janë arrestuar në flagrancë, në rrugën “Adrian Krasniqi”, në një operacion të ndërmarrë nga ana e hetuesve të Stacionit Policor Qendra, të rajonit të Prishtinës.
Të dyshuarit 30, 32, 34 dhe 36 vjeç, dyshohet se kanë marrë nga qytetarët, shuma parash duke iu premtuar atyre se do t’i rregullojnë dokumentet për t’i dërguar jashtë vendit.
Pas arrestimit dhe marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në Qendrën Rajonale të Paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale para se rasti të dërgohet në gjykatë, thuhet në komunikatën e Policisë.