Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Arrestohen Emiljano Shullazi dhe 11 mbështetës të tjerë të Bashës

Emiljano-Shullazi.jpg

Burime nga policia e shtetit njoftojnë për arrestimin e Emiljano Shullazit sëbashku me 12 persona të tjerë. Të arrestuarit u kapën në afërsi të Liqenit të Thatë në Komunën Farkë Tiranë. Pas një kontrolli të ushtruar në automjetin e blinduar të tipit Benz me targa TR 4018 J, mjeti që drejtohej nga shtetasi Emiljano Shullazi, i cili ishte i veshur me jelek antiplumb, u sekuestruan në cilësinë e provës tre armë zjarri të tipit pistolete, 3 radio dhënëse - marrëse, dy armë të ftohta thikë dhe një sasi lëndë narkotike cannabis sattiva.

Të arrestuarit:
Emiljano Shullazi,
32 vjeç, banues në Tiranë
Altin Masha, 33 vjeç, banues në Tiranë
Arbër Cara, 21 vjeç, banues në Kavajë
Elton Cara, 25 vjeç, banues në Kavajë
Albert Laci, 26 vjeç, banues në Kukës
Julian Kallaku, 21 vjeç, banues në Tiranë
Aleksandër Algeri,23 vjeç, banues në Tiranë
Klajdi Gjeci, 24 vjeç, banues në Tiranë
Dorian Kalaja, 32 vjeç, banues në Tiranë
Luciano Idrizi, 21 vjeç, banues në Kavajë
Ilir Shullazi, 35 vjeç, banues në Krujë
Franc Hasalliu, 20 vjeç, banues në Durrës

Shullazi është i njohur si person problematik veçanërisht gjatë fushatës elektorale ku në njësinë minibashkiake numër 7 dëmtoi një qendër zëri të Partisë Socialiste me pretendimin se shqetësonte familjarët e tij. Nga ana tjetër, Shullazi mësohet të jetë fqinj i kandidatit socialist Erjon Koka të cilit iu vu tritol në derën e banesës. Ngjarja hodhi dyshimet tek Shullazi i cili vazhdimisht kishte përcjellë kërcënime të ndryshme tek Koka dhe persona të tjerë të angazhuar me fushatën e opozitës. Shullazi ishte shoqëruar dhe më parë nga forcat e rendit për ngjarjet e sipër përmendura. Nga informacionet e para mësohet se të tetë të ndaluarit janë arrestuar pranë Liqenit Artificial. Shullazi është emër i përfolur i krimit. Më parë ai është dënuar me 7 vjet e katër muaj burg nga gjykata për trafik të lëndëve narkotike.
Burimi: Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back