Thor
Antar Aktiv
Arrestohen 7 Hakera në Kosovë
Me urdhër të Gjykatës së Qarkut në Prishtine, policia ka realizuar operacionin policor “Detektori”, me ç’rast ka arrestuar shatë personave nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale, si krim i organizuar, hyrje në sistemin kompjuterik, cenimi i fshehtësisë së korrespondencës dhe i bazës së të dhënave kompjuterike, shpëlarje parash.
Personat e arrestuar lidhur me këto vepra penale janë:
1. Andi G. i lindur më 1984 kosovar/shqiptar,
2. Diamant G. i lindur më 1990 kosovar/shqiptar,
3. Destan L. i lindur më 1986 kosovar/shqiptar,
4. Liridon R. i lindur më 1987 kosovar shqiptar,
5. Arlind M. i lindur më 1988 kosovar/shqiptar,
6. Lulzim Sh. i lindur më 1987 kosovar/shqiptar,
7. Korab G. i lindur më 1986 kosovar/shqiptar.
Gjatë realizimit të këtij plani operativ policor janë kryer edhe bastisje ku janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale kompjuter, CD të ndryshme, transaksione bankare dhe dokumente të ndryshme.
Po ashtu gjatë bastisjes është konfiskuar edhe një revole TT me dy karikatorë dhe 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Të arrestuarit me autorizim të prokurorit janë në ndalim policor për 48 orë dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë.