Arrestimi i Karaxhiç, Tadiç kërcënohet me vdekje

CoNNecT

Administrator
BEOGRAD - Të tjera kërcënime me vdekje kanë ardhur për presidentin serb Boris Tadiç pas arrestimit dhe ekstradimit të Radovan Karaxhiç. Kërcënimet mendohet se janë bërë nga elementet me radikale të ish-liderit serbo boshnjak të cilët konsiderojnë Tadiç fajtor për arrestimin e Karaxhiçit. Lajmi i kërcënimeve të reja është dhënë nëpërmjet agjencisë së lajmeve serbe “Tanjug”. Mesazhi kërcënues rezulton të jetë përcjellë nëpërmjet redaksisë së një gazete në gjuhen serbe që publikohet në Vjenë.
Në letër madje kërcënohet dhe vetë gazeta se do të hidhej në erë nëse do të refuzonte të publikonte lajmin. Megjithatë kërcënimi i firmosur nga një organizatë e panjohur e ashtuquajtur “Serbia e së drejtës” nuk është marrë në konsideratë ende nga hetuesit.
Pas arrestimit të Karaxhiçit ka pasur një sërë kërcënimesh në adresë të presidentit Tadiç dhe liderëve të tjerë serb dhe për këtë arsye policia dhe shërbimet sekrete kanë rritur masat e sigurisë.

©balkanweb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top